Disa poezi nga Rrustem Geci, Dortmund

0
64

Rrustem Geci, Dortmund

R O Z A F Ë S

E murosur por vdekjen shkele
Lotin tënd vëllai ta mbajë
Dhimbja e madhe s´ lë as lot
Ah, Rozafë , ç´ u deshëm sot

Asnjë kohë nuk është pa diell
Asnjë kohë nuk është pa qiell
Në ditët më të mira të murosën
U s t a l l a r ë t,…të deshën ty!…

Në fund të l i q e n i t uji qante
Pse e murosin në mur atë grua
Ah, Rozafë, Rozafë, moj motër
ty legjenda të vrau në Shkodër

E murosur,.por vdekjen shkele
Shkodra, ty Rozafë të deshi
Në vend të bukur të murosën
Me një mall e me një dhimbje

Qytete të bukura ka Shqipëria
Në këtë botë një është Shkodra
Ah, Rozafë,.Rozafë, moj motër
dhimbja ime sot quhet Shkodër!..

Shkodër, 1995

LULET E KUQE TË MARSIT

Të gjitha eposet janë zgjuar
fushës së gjelbër të Kosovës
brenda është muza dardanëve
brenda është Shqipëria etnike

Të gjitha eposet janë zgjuar
me vete sjellin pluhur e tym
të sulmuara janë tre Trojat
dhe kullat me gur të Olimpit

Të gjitha eposet janë zgjuar
në grimcat magjike të fjalës
për të përjetshmin tonë atdhé
për të përjetshmen, Shqipëri

Të gjitha eposet janë zgjuar
fushës së gjelbër të Kosovës
të ruajnë qënien dhe shpirtin
gjakun gjuhësor të shqipes

HIMNI I LIBRIT në “Kanunin poetik”

Rritu bimë e gjuhës dhe e fjalës
t´i që vjen nga gjiri tragjik i jetës
je shpërthim i shpirtit të munduar
je lavdi e popullit më të përgjakur

O t´i që e kupton ç´është një libër
jepju gjak rrezeve që bëjnë dritë
kjo poezi është gjak i jetës suaj
ky libër është krijim i jetës sime

Kosovë, unë e ti jemi një prush dielli
që nga pellazgët e lashtë dhe iliria
shesh i takimit të shpatave të egra
dhe arenë e gjakut të perandorive

Jam fletë e çdo dite muaji dhe viti
jam libri i popullit tim të pagjumë
gatuar jam betejave të secilit varg
jam shpirt jujaj vullkanor i poezisë

Digjet e piqet kjo botë n´zjarrmi
Kosovës kudo ngulmon gjak i ri
Arti i çlirimit nuk njeh kufij
Në të gjitha kohërat ka emrin, liri!

TARABOSHI

Ky diell i vluar n´ largësi
që vjen drejt nga gjithësia
vjen me rreze stinësh, të
ndritë ku është Shqipëria
Ky diell i vluar n´largësi
ulet i kthjellët n´Shqipëri
takon p e m ë t këtejpari
dhe ngjitet vetë në qershi
Ky diell i vluar n´largësi
që derdhet mbi Shqipëri
nuk është i zgjedhuri ynë
por i dashuri i tokës sonë

poezi nga libri “Shqipëri në çdo shtëpi

Rrustem Geci – Dortmund