Dijetari arab Sytari: Rozafa dhe Taraboshi toponime arabe

0
57

Debati për kalanë e Shkodrës, Imami: Rozafa dhe Taraboshi toponime arabe, 11/09/2015

Nga: Bepin Kolvata

Në Shkodër objekti i shumëdebatur nëse është kisha apo xhami në kalanë e Rozafës iu dhurua si fotografi kryebashkiakes Voltana Ademi nga myftiu i Shkodres, si një xhami shekullore.
I prerë në qëndrim, kërkoi nga kryetarja e re që ta vendosë në muret e bashkisë dhe t’ja bëjë me dije të gjithëve një fakt të tillë.

Dijetari arab Sytari i dhuron kryetares së Bashkisë Shkodër një foto të xhamisë, që është ndërtuar mbi kishën e Shën Shtjefnit në kalanë Rozafa.

Imam Muhamed Sytari, myfti i Shkodrës: “Sipas studimeve të historisë dhe zbulimeve të reja na rezulton se edhe Rozafa edhe Taraboshi janë toponime të vjetra të arabëve të Siçilisë që kanë ardhur të parët, para osmanëve për të sjellë islamin në qytetin e Shkodrës. Ne jemi njerëz të tolerancës por dhe tolerance ka vëndin e vet”

Në dhjetorin e 2014-es, një meshë e kremtuar nga Kisha Katolike në këtë objekt shkaktoi reagimin e komunitetit mysliman te Shkodrës.

Në fakt kisha e Shën Stefanit, apo kisha-xhami, është një monument kulture, gati e rrënuar, që gjendet në brendësi të kalasë së Rozafës, afërsisht në pozicionin qendror të saj.
Arkitektura është karakteristike e stilit perëndimor te shek. XIII që janë të rralla në Shqipërinë e veriut. Nderkohe mendohet se minareja është shtuar rreth vitit 1405, në kohën kur osmanët pushtuan Shkodrën.

Para kësaj dhurate, palët diskutuan mbi rëndësinë e të qënit pranë shtresave në nevojë prej bashkisë dhe komuniteteve fetare.

/Oranews.tv/