DHURATA SË DASHURËS PËR SHËN VALENTIN
Sot e dashur, për Shën Valentin
Dhuratat do t’i bëj nga peizazhi alpin.Një fustan do ta end në vegjë të erës
Prej fluturzash bore te Kroni i Verës.Një ylber do ta mbërrij lart në bjeshkë,
Me stofin e tij do të bëj një xhaketë.Majë Shkëlzenit do të kap një vetëtimë,
Ta bëj fjongo flokësh të artë vizëllimë.Gjerdan do ta bëj Valbonën shtatkristal
Mbushur në muzg yje dhe hënëza argjend e ar.Në një bohçe resh ato do t’i bie,
Zdritur me margaritarë e perla dashurie.Avdyl SULAJ