Dhjetë gjëra që nuk i dini për Korenë e Veriut

0
60

TemA, 6 Prill 2013

Sytë e botës janë drejtuar nga Koreja e Veriut, që së fundmi ka kërcënuar se do godasë me armë bërthamore Shtetet e Bashkuara. Vendi komunist është edhe më i izoluari në botë. Shumë pak gjëra dihen për të. Më poshtë gazeta Bild sjell një listë me dhjetë fakte interesante për këtë vend:

-Kur lideri absolut Kim Jong-un, 30 vjeç, del në stadiumin “1 maji”, pas disa minutash fiken dritat- përndryshe askush nuk guxon të ndalë duartrokitjet.

-Në shumë godina ka të instaluara radio që luajnë që në orët e para të mëngjesit muzikë propagandistike. Radiove nuk mund t’ua ulësh zërin apo t’i fikësh.

-Kim Jong Il, që ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare, vishte vetëm kostume bezhë të bëra nga fibra sintetike Vinalon, të përgatitura vetëm në Korenë e Veriut.

-Në autostradën e maleve të shenjta Myohyang mund të kalojnë vetëm makina teknikisht të avancuara.

-Për shkak se presioni i ujit në godinat e larta shkon deri në katin e tretë, shumë banorë të kryeqytetit mbushin ujë në lumë.

-Marka e xhinseve e Koresë së Veriut quhet “Noko” (është themeluar nga tre suedezë). Në total ekzistojnë vetëm 1100 palë xhinse.

-Organizata humanitare “Open Doors” përllogarit se janë 70 mijë të krishterë që mbahen në kampe pune, ku dhe torturohen.

-Për shkak të gabimeve në projektim, hoteli Ryugyong, 330 metra i lartë, ka që nga viti 1987 që nuk përfundon.

-Interneti i brendshëm është ndërtuar nga sipërmarrësi berlinez Jan Holtermann.

-Që prej marsit, të huajt lejohet të përdorin celularin në këtë vend, por vetëm për të telefonuar njëri-tjetrit. Rrjetin e kanë ndërtuar egjiptianët e “Orascom Telecom”./ep