Detyra që kemi në botë është të mësojmë të bëjmë diçka

0
49

Foster Wallace

(Ne shkrimtarët jemi të paaftë t’u flasim të tjerëve)

E pyet veten nëse librat janë jashtë mode? A preokupohesh ndonjëherë? Kishin kaluar dhjetë vjet që revista Rolling Stone nuk botonte një pjesë për një shkrimtar të moshës tënde.

Mendoj se dikur librat ishin një komponent i rëndësishëm i debatit kulturor, në një mënyrë që sot nuk janë më. Fakti që revista Rolling Stone nuk flet si më parë thotë shumë : jo për revistën, sesa për interesin që kultura jonë ushqen ndaj librit. Për mua… e di edhe ti, kur takohemi me shkrimtarë të tjerë, ky bëhet një argument i madh për biseda, sepse fillojmë që të gjithë të ankohemi dhe qahemi. Flasim për degradimin e arsmit dhe të pragut të vëmendjes së njerëzve, për përgjegjësitë e tvre në gjithë këtë histori. Për mua pyetja interesante është : çfarë ndodhi që libri të bëhet një pjesë më pak e rëndësishme e debatit kulturor?

Ja për mendimin tim shumë prej nesh harrojnë se pjesërisht faji është i vetë librave. Dhe ndoshta krijohet një lloji rrethi vicioz për të cilën, dora dorës që shkrimtarët humbin rëndësi në nivelin tregtar dhe në lidhje me kulturën e masave, fillojnë ta mbrojnë egon e vet, duke folur më tepër mes tyre. Dhe duke u vendosur si një lloj takimi sekret i mbyllur në vetvete që nuk ka të bëjë asgjë me lexuesit realë, lexuesit normalë. Pra nuk besoj se se librat kanë dalë nga moda. Besoj se duhet të gjejnë mënyra radikalisht të reja që të bëjnë detyrën e tyre. Dhe mendoj se ne si brez, nuk kemi qënë kush e di se çfarë në këtë pikë.

Ka gjëra që letërsia e madhe mund t’i bëjë dhe që forma të tjera të artit nuk arrijnë që ta bëjnë kaq mirë. Dhe kryesorja më duket se është fakti se mund të kapërcesh përtej murit të identitetit individual dhe ta përshkruash përvojën e vet të brendshme; të provokojë një lloj bisede intime mes dy ndërgjegjeve. Hilja qëndron tek gjetja e mënyrës për ta bërë në një epokë dhe për një brez që ka një marrëdhënie krejt të ndryshme me komunikimin verbal linear dhe të zgjatur në kohë. Një prej motiveve për të cilin libri im ka një strukturë të çuditshme është që të përpiqesh sa më pak ta imitosh strukturalisht, një lloj përvoje të brendshme.

Disa gjëra ndikojnë tipin e përvojave të brendshme që dikush i jeton. Dhe ndjenjat për të cilat letërsia duhet të flasë. D.m.th një person i sotëm kalon shumë kohë para një monitori. Në dhoma të ndriçuara nga neonet, në dhomat e vogla të zyrave, në njërën apo në anën tjetër të transferimit të të dhënave. E çfarë kuptim ka të jesh human, i gjallë dhe të ushtrosh këtë humanitet në këtë lloj shkëmbimesh? Në lidhje me 50 vjet më parë, kur pjesa më e madhe e përvojës së një personi ishte, ku ta di unë, të kishe një shtëpi, një kopësht dhe të bënte 15 km çdo ditë me makinë që të shkonte të punonte në fabrikë.

Të jetoje dhe vdisje në të njëjtin qytet ku lindje dhe ta mësoje sesi ishin qytetet e tjera vetëm nga fotografitë dhe nga ndnjë kinolajm herë pas here. Pra ka një pafundësi gjërash që më duken të ndryshme dhe shpejtësia me të cilën ndryshojnë gjërat është tamam… Hilja që duhet të bëjë letërsia, sesi e shoh unë, duhet të jetë që të kërkojë një pasuri detajesh dhe një gjuhë në gjendje të tregojë… të përpiqet të krijojë një imitim efikas sa që mjafton për të treguar se në realitet nuk ka ndryshuar asgjë… Ajo që ka qënë e rëndësishme është përsëri. Detyra jonë është që të kuptojmë sesi ta bësh këtë gjë në një mënyrë, përmbajtja sensoriale është krejt e ndryshme.

Ajo që është e rëndësishme është një komponent themelor i qartë human.

Po, si të thuash… për kë jetoj unë? Ku besoj? Çfarë dua me të vërtetë? Ja janë ato lloj pyetjesh kaq të thella që kur dikush i bën me zë të lartë duken banale.

Mendoj se çdo brez gjen shkaqe të reja që të shpjegojë sesi njerëzit sillen kryesisht keq. Konstantja e vetme janë sjelljet e gabuara. Për mendimin tim shkaku ynë janë mediat dhe teknologjia.

Për mua motive për të cilat njerëzit sillen keq është se të kall frikën të jetosh në këtë botë dhe të jesh human, jemi të gjithë shumë, shumë të frikësuar. Frika është gjendja bazë dhe ka shumë motive për të qënë të trembur. Por detyra jonë këtu është të mësojmë të jetojmë në mënyrë të tillë, saqë të mos jemi në mënyrë kostante të terrorizuar. Dhe jo në mënyrën që të duam të përdorim çdo mjet, personat me qëllim që ta mbajmë larg atë lloj terrori. Unë e mendoj kështu. Përsa më përket mua, si mashkull amerikan, fytyra që i jap atij terrori është vetëdija që po lind se asgjë nuk mjafton, e kupton? Se kënaqësia nuk mjafton kurrë, se çdo synim i arritur nuk mjafton kurrë. Ka një lloj pakënaqësie të çuditshme, boshllëku, në zemër të qënies së vet, që nuk mund të mbushte me diçka të jashtme. Sipas meje funksionon kështu që nga fillesat, qysh kur njerëzit primitivë rriheshin me shkopinj. Edhe pse mund të përshkruhet me një mijë fjalë dhe gjerge kulturore të ndryshme. Dhe sfida që na shfaqet veçanërisht neve qëndron tek fakti se nuk ka patur kaq shumë bollëk, me cilësi kaq të lartë që vjen nga jashtë, që duket se e mbyll provisorisht atë vrimë apo ta fshehë.

Ai boshllëk mund të mbyllet duke përdorur mjete të brendshme?

Personalisht besoj se mund të zihet në një farë mënyre, bëhet vetëm përmes mjeteve të brendshme. Ato mjete të brendshme duhet t’i shohë dhe zhvillojë dhe kanë të bëjnë me…për ta bërë psikologjinë të hollë, me dashurinë për veten. Si të thuash.. nëse mendon për ato herë në jetë që i ke trajtuar personat me dashuri dhe korrektësi të jashtëzakonshme dhe je kujdesur në mënyrë krejt të painters, vetëm sepse kishin një vlerë si qënie njerëzore. Ja aftësia që të bëjmë të njëjtën gjë me veten tonë. Ta trajtojmë veten siç do ta trajtonim një mik të mirë, të çmuar. Apo një fëmijën tonë që e duam më shumë se vetë jeta. Dhe mendoj se është e mundur t’ia arrijmë. Mendoj se pjesërisht detyra që kemi në botë është të mësojmë të bëjmë diçka.

Përgatiti Arjan Th. Kallço