DESHMIA tronditëse: Berisha kishte në plan që të përdorte armë kimike në Vlorë në vitin 1997?

0
35

TemA, 25 Shtator 2013

Tashmë kanë kaluar 16 vite nga ajo kohë, por sërish viti 1997 vazhdon të trazojë shqiptarët.

Është folur e përfolur për sulmet që planifikonte të bënte ish- presidenti Sali Berisha në Vlorën e rebeluar, por një dëshmi e botuar sot në gazetën Dita shkon edhe më tej.

Dr. Hekuran Rrapaj, nënkolonel, autor i një libri me titull “Ushtria shqiptare në vitin 1997”, thotë se Berisha kishte në plan që të përdorte armë kimike në Vlorë.

“Urdhri iu dha komandantit të Regjimentit Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (ADM) për përgatitjen e lëndëve helmuese luftarake, klorpikrin dhe granata tymuese me kloracetafenon. U dha edhe një urdhër nga një gjeneral tjetër (komandanti i Divizionit Këmbësorisë Fier) për të bërë furnizimin e SHIK-ut të rrethit të Fierit me të gjitha municionet kimike që disponoheshin. U mor natën nga shtëpia shefi i Kimisë të Divizionit Këmbësorisë Fier dhe iu komunikua urdhri për t’i dhënë SHIK-ut sasi të lëndëve helmuese luftarake dhe bashkë me to një ekspert që i njihte mirë ato. Qëndrimi i specialistit të kimisë ishte kategorikisht kundër.

Ky, si rast kundërshtimi në këtë drejtim, nuk ka qenë i vetëm. Nënkolonel Argjir Haruni, ish-oficer i Inspektimit është thirrur nga ministri i Rendit, Halit Shamata, së bashku me drejtorin e Inspektimit dhe Marrëdhënieve me Publikun, kolonel Nikolin Thanën. Morëm detyrën për të administruar një sasi granatash e municionesh kimike nga Ministria e Mbrojtjes dhe urgjentisht të çoheshin me helikopter në Vlorë. Ne hezituam duke sqaruar pasojat e rënda që mbarte ky veprim.

Përballë këtij kundërshtimi, Shamata është gjendur ngushtë dhe ka telefonuar Presidentin Berisha për situatën. Biseda mes tyre, po e risjell nga dëshmitë e oficerëve të pranishëm botuar në librin “Ushtria shqiptare në vitin 1997-n” ishte kjo:

Shamata: Doktor, jam Haliti. Kam specialistin tonë këtu dhe po më shpjegon se situata në Vlorë nuk mund të zgjidhet me granatat që disponojmë! (fjala është për granatat tymuese me kloracetafenon dhe shishe shishet e paketat me kloropikrinë, lëndë helmuese me veprim të përkohshëm).

Berisha: Halit! Shpejt! Shpejt! Forcat e policisë të zotërojnë lartësitë dhe ato të hidhen nga tarracat e pallateve.

Shamata: (Oficerëve të pranishëm), E dëgjuat! Në zbatim!.

Ishte makabre, absurde. Ky lloj reagimi erdhi pasi u përhap një informacion që nga Vlora po përgatiteshin për të marshuar drejt Tiranës”, thekson Rrapaj./ep