Desada Metaj përgënjeshtron Berishën. Gënjeve për Beogradin

0
28

Lapsi.al, 13 Nëntor 2014

Desada Metaj, një nga dy gazetaret e vetme që ka mundur të bëjë pyetje në Beograd në konferencën e shtypit mes dy kryeministrave, ka reaguar ndaj deklaratave të Berishës që linte të kuptohej se pyetja e saj qe e porositur. Ish kryeministri ka shkruar në Facebook se të dy gazetarëve iu ishin dhenë pyetjet të gatshme. Sipas statusit te tij ne FB, te udhezuar nga Edi Rama gazetaret jane perqendruar tek ndeshja e futbollit duke harruar rendesine qe kishte takimi mes kryeministrave dhe marrdheniet Shqiperi Serbi.

“Rama beri gafen e madhe qe kishte porositur Sokol Ballen dhe ndonje tjeter qe te ngrinin ne konference shtypi nepermjet pyetjeve Olsi Ramen, dronin, ndeshjen, te cilen vet Rama e shiti per kete vizite, duke degraduar keshtu konferencen e shtypit sikur te ishte konference e kryetareve te federatave te futbollit dhe jo dy kryetareve te ekzekutivit qe po takoheshin jo per te shkuaren!- ka thënë ai.

Te njejten retorike ka perseritur pa ndryshuar as dhe renditjen e fjaleve Aldo Bumçi. I ftuar ne emisionin Opinion per te folur mbi viziten e Rames ne Beograd dhe ato qe ndodhen atje, Bumçi nuk ka harruar porosine qe te shigjetoje dhe pyetjet e gazetareve. Dhe kane qene vetem 2 gazetare shqiptare qe kane patur te drejten te bejne pyetje, Sokol Balla nga TCH dhe Desada Metaj nga tv Klan. Pikërisht për këtë Desada ka reaguar duke postuar videon e insistimit të saj në konferencën për shtyp.

Unë jo vetem qe nuk përmenda ndeshjen e futbollit dhe rezultatin, por këmbengula që pergjigja e kryeministrit Vucic te mos devijoje ne këtë pikë dhe të jetë e sakte per pyetjen. Ne linkun me poshte gjendet pyetja e gazetares se Klanit ku qartas degjohet qe ne interesin e nje pjese te publikut ne Shqiperi nuk qendron rezultati I ndeshjes por fakti nese kryeministri Vucic distamcohet nga thirrjet “vdekje shqiptareve” qe dominuan pjesen me te madhe te kohes ndeshjen mes Serbise dhe Shqiperisë.

Kështu Desada nuk ka ngurruar të përgënjeshtrojë doktorin se e ka akuzuat atë pa të drejtë, duke thene se qe bërë pjesë e lojës së Ramës.