Deri kur kjo situatë e pa përgjegjshme politike?

0
39

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Secili prej atyre që merret më shkrime, shumë do të kishin dëshiruar, të shkruajnë për tema të lehta, për tema që na relaksojnë, të shkruajnë për ndonjë udhëtim nepër botë, të shkruajnë për të gjitha ato gjëra të cilat jetën e bëjnë të bukur. Për të shkruar për tema të tilla, sigurisht që do të duhej të ishte vendi dhe hapësira ku jetojmë krejt më ndryshe. Ne Kosovë po jetojmë më një realitet të hidhur, po jetojmë më shumë telashe, po jetojmë të stresuar së çka do të na sjellë e nesermja.

Po jetojmë me brengën e madhe së atdheu i cili sapo e ka pa dritën e lirisë, po shuhet ngadalë. Të mëdha ishin trauamat të cilat i trashëguam nga lufta. Të mëdha ishin plagët që na i hapi armiku duke vrarë dhe masakruar njerëzit e këtij nën qielli në tokën e tyre. Nuk na duhen skenat e tilla të dhunës dhe tmerrit psikologjik, si të kohës së Milloshevqit, të cilat po na servohën nga Parlament të mbushur me tymnajë, i mbushur më policë, i rrethuar me forca të mëdha policore, dhe skenat nga rrugët e Prishtinës ku po rrahen dhe po gjakosën njerëzit e një gjaku.

Nuk është lehtë për një popull dhe për familjët e të vrarëve dhe masakruarve të cilët nga elita politike moti janë qitur në harresë, tua përkujtojnë skenat e tilla lemeritëse, por tash jo nga armiku serbë, por nga armiqësia e vëllait më vëlla. Polici dhe protestuesi janë shqiptarë, janë ata të cilët e fituan lirinë. Mjaftë atdhetarë janë dergjur në burgjet serbe, të cilët janë torturuar për 24 orë rreshte deri ne vdekje. Shumë kush nuk ka dalur gjallë nga kazamatet serbosllave. “He medet për shqiptarët i ndëgjon duke thënë njerëzit si në rrugë e gjetiu kur i takon, nuk do të mbushemi mend kurrë’.

Kjo tash çka po shohim thotë tjetri në Parlament dhe në kryeqytet është turpi i janë. Të parët tanë për idealin kombëtar, janë larguar nga familja më fjalët në gojë” Dua të vdes për vendin tim, dua të vdes për lirinë e popullit tim“. Në jetë duhet ditur për ta kërkuar lumturinë. Fitoret na duhen vetëm kunder armiqëve. Këto ngjarje më të cilat po bombardohemi gadi qdo ditë nga kjo klasë politike e mbushur më plotë mekate, e kan lodhur dhe topitur trurin e njerëzve të lodhur edhe nga skami dhe mjerimi social.

Luftat tona kan qenë legjendare, dhe tash po nëpërkembën ato sikur mos të kishin ndodhur. Nuk po kërkohet e vertëta. Po thurim hymne të pa qena. Vendi duhet dashur pa hile. Vendi kërkon njerëz të idealit dhe sakrificës. Atdheu nuk i duron matrapazlleqët dhe matrapazët politik. Vendit i duhen ndryshimet për të mirë, jo dhuna. Vendit i nevoitet prosperiteti, arsimimi… Deri kur kjo situatë e pa përgjegjshme politike. Edhe sa kohë do të luhët më durimin e popullit? E gjithë kjo po duket si pllaka e gramafonit të prishur, të cilën shumë herë veq e kemi dëgjuar.

Sa po mendojmë se gjendja pas secilës ngjarje të pa mirë do ta kthjellon këtë kastë politike, ata edhe më shumë po sjellin telashe. Ju më shumë po dukeni poltron, të korruptuar dhe të kriminalizuar në shpirt. Ju Kosovën po e futni gjithnjë e më shumë në qorrsokak. Juve po iu mungon përgjeggjësia politike dhe morale. Dorëheqja është akti më madhor në demokraci. Por, Ju moti keni ngelur me logjiken autokratike, dhe doni ta instaloni përgjithmonë. Njerëzit po largohen nga Kosova edhe pse po rrahen pa mëshirshem në gadi çdo kufi shteteror ku po kalojnë. Po largohen nga vendlindja për të mos u kthyer kurrë !!! Ju klasa jonë politike jeni ata që po i detyroni të marrin vendime të tilla. Kësaj sigurisht nuk i thonë patriotizëm…