Afrim Krasniqi
Prokuroria lajmëroi një konference te jashtëzakonshme shtypi për te komunikuar nisjen e hetimeve për tre deputete! Prisnim te behej fjale për rastet e bujshme korruptive, por jo. Prokuroria nuk zhgënjeu ne traditën e saj, – përzgjodhi raste qe nuk kane te bëjnë me marrëdhëniet me qytetaret dhe interesin publik, – por me marrëdhëniet e dhunshme ne Parlament dhe padite policore ndaj deputeteve! Përpara se te emërohej ky parlament kishim paralajmëruar: ai do jete i dhunshëm! Dhe fatkeqësisht është i dhunshëm ne retorike, ne arrogance, ne përbërje dhe ne imazhin e tij publik. Dhuna nuk ka lidhje me demokracinë as si retorike dhe as si veprim, – ndaj meriton distancim dhe gjykim!
Po çfarë na dëshmon historia 24 vjeçare e parlamentit shqiptar? Cilët u gjykuan dhe u dënuan? A janë politikanet qytetare te thjeshte dhe a vlen tek politikanet parimi kushtetues “secili i barabarte përpara ligjit”. Le te flasin vete te dhënat: tabela e marre nga Instituti i Studimeve Politike (www.ishsp.net) dëshmon te gjithë praktiken e kërkesave për heqjen e imunitetit parlamentar dhe pasojat qe patën ato. Cili u dënua? Vetëm ai qe qëlloi me arme kundër kolegut, – ndonjë tjetër, edhe kur u dënua pas ca kohesh mori pafajësi! Për shumicën dosja u mbyll, – ca për shkak te afateve, ca për shkak te mungesës se provave, ca për shkaqe te tjera….rendësi ka qe u mbyll dhe ata janë e mbeten zyrtarisht te pafajshëm!
Imagjinoni çfarë ndodh me qytetaret e thjeshte, – ata qe nuk kane imunitet politik dhe nuk bëjnë pjese ne lobet politike vendimmarrëse! Imagjinoni çfarë i bën prokuroria dhe gjykata një qytetari, i cili mund te kundërshtojë policinë ose mund te akuzohet për një vepër penale sado modeste! Imagjinoni kalvarin e gjyqeve dhe rikujtoni ne mënyrë simbolike rastin e Shkodres, kur një person u mbajt padashje ne burg katër vjet me shume sesa afati zyrtar i dënimit, për shkak se ia llogariten vitet gabim!
Ata janë zgjedhur për te na shërbyer, dhe sapo erdhën me rotacion ne pushtet, na deshën vetëm për shërbëtorë! U bene te paprekshëm, arrogante, super te pasur, aleate me boten e krimit dhe me drejtësinë, shpërfillen institucionet dhe ligjin dhe krijuan atë qe kushdo sot e ndjen dhe e thonë me zë te larte: oligarkinë shqiptare! Te pasur, arrogante, te paprekshme dhe me te fuqishme sesa ligji!
Tabela ilustron shume: sesi peshqit e mëdhenj kontrollojnë gjithçka, dhe sesi disa emra politikanesh te ndershëm zgjidhen nga te tjerët qe te jene viktime e lojërave/pazareve politike te radhës! Kjo praktike duhet te marre fund, sa me pare aq me mire. Vendi ka nevoje për politike te pastër, për institucione te besueshme, për standarde te njëjta si me qytetaret ashtu edhe me politikanet, për akte konkrete anti-korrupsion dhe për çlirimin e vendimmarrjes kushtetuese nga presionet/interesat e errëta te informalitetit, – pra ka nevoje për gjithçka nuk e kemi, e qe nëse duam te jemi realisht pjese e familjes evropiane, – duhet ta kemi!