Demokristianët kosovarë: Lubonja ka shitur b….n. Po sulmohen heronjtë tanë si Skënderbeu, pse janë të krishterë

0
45

TemA Online, 28 Korrik 2013

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, PSHDK, ka reaguar ndaj disa deklaratave të fundit të bëra në opinion nga deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, dhe nga analisti Fatos Lubonja.

Sipas PSHDK-së, janë të pajustifikueshme dhe të pakuptusheme deklaratat ofenduese dhe fyese që po u bëhen figurave historike dhe kombëtare të shqiptarëve .

A thua mos do na përcjellë fati i dinozaurëve qe të arrijmë deri te shkatërrimi dhe zhdukja e shqiptarëve, duke filluar të bëhemi armik të njëri- tjetrit?”, pyet Emanuel Demaj, sekretar i Përgjithshëm i Partisë, raporton “Zëri”.

“Këto deklarata të pandershme nga njerëz me bythë të shitur, po e dëmtojnë imazhin e Kosovës para gjithë botës. Publikimi i deklaratave të shumta, duke filluar nga ajo e Gëzim Kelmendit, i cili thotë se Gjergj Kastrioti nuk është hero i shqiptarëve , deklaratë kjo që nxiti një reagim dhe debat të madh të shoqërisë civile, por jo edhe të qeveritarëve dhe presidentes, po fillon dhe po bëhet çdo ditë e më aktuale.

Rasti tjetër ishte me skulpturën e Idriz Seferit, e cila u shkatërrua nga njerëz të pandërgjegjshëm, ku arsyeja e vetme ishte për ketë, sepse Idriz Seferi na paska qenë katolik. Tani nga ana tjetër, kemi rastin me të freskët, ku ofendohen dhe njollosën figurat çlirimtare nga Fatos Lubonja, i cili i quan vrasës Fatmir Limajn dhe Ramush Haradinajn”, ka thënë Demaj gjatë një konference për media.

Demaj thotë se të gjithë shqiptarët, para pranimit të fesë Islame, kanë qenë katolikë, duke pyetur se mos do na sulmojnë të gjithëve për këtë fakt.

Por çfarë ishim ne para islamit? Kush do na thyej kokën apo këmben ne, sepse të gjithë ishim katolikë, apo si ma keni hallin? Sipas jush, kush qenka hero i shqiptarëve? Duhet të jetë ai mysliman apo çfarë?”, pyet Demaj.

Kush në të vërtet qenka Gëzim Kelmendi, Fatos Lubonja dhe kush janë trimat e Karadakut, që ja thyen këmbën Idriz (katolik) Seferit? A janë shqiptarë këta?”, vazhdon të pyes Demaj.

Demaj thotë se këto lojëra të pista, rrënjët i kanë thellë, dhe po na vijnë nga rrymat e ndryshme, të cilat futen në Kosovë përmes organizatave të ndryshme që askush nuk i kontrollon.

Se çfarë bëjnë ato, me çfarë merren dhe cilat janë politikat apo programet e tyre, këto gjëra dhe dukuri që po e dëmtojnë dhe shëmtojnë imazhin e Kosovës, duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë”, thotë Sekretari i PSHDK-së, Emanuel Demaj.

Deri dje e dinim se kush ishte armiku ynë, ndërsa sot është bërë problem ta zbulojmë armikun e shqiptarëve, sepse jemi bërë armiq të vetvetes”, ka theksuar në fund, Emanuel Demaj, Sekretar i Përgjithshëm i PSHDK-së./b.l