strong>Spartak Ngjela
Jemi pjese e te ashtuqujtures shoqeri demokratike qe po vuajme uzurpimin e tashme te njohurit sistem demokratik. Po ceshte demokracia dhe a i eshte atashuar me te drejte ky term sistemit aktual qeverises ne Shqiperi?! Apo ndoshta gabimisht, e djathta shqiptare eshte identifikuar me nje term i cili eshte ne distance te madhe me referencat e saja ideologjike?!
Te gjithe e dime s…e principi i demokracise qendron ne ekzistencen e qeverise se popullit, drejtuar nga populli dhe ne funksion te vete popullit. Kjo eshte e vjeter tani, prandaj e di gjithkush qe ka bere nje shklolle te mesme. Ndaj, per te perftuar rezultanten e nje qeverisje demokratike, ne votbesojme dhe perqasemi me ata individe te cilet qendrojne prane nevojave dhe aspiratave tona. Me pas, iu japim te drejten e perfaqesimit ne parlament duke iu ofruar ne kete menyre kohen dhe mundesite e duhura per te menaxhuar administrimin e vendit.
I kthehemi konkretizimit dhe le te analizojme mostren aktuale qeverisese.
Evidenca ofron nje realitet ku dhunimi e ka gjenezen qe ne momentin kyc te ngjizjes demokratike. Pra zgjedhjet e lira dhe te ndershme.
Manipulimi me to nisi qysh ne crregullsite e marjes se mandatit te fundit te maxhorances, dhe vazhdon ende me andikapin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Gje e cila ve ne nje pamundesi te madhe te drejtat dhe lirite themelore te individit ne Shqiperi.
Per t’u fokusuar tek kjo e fundit, thelbi i nje demokracie qendron ne respektimin dhe konsideraten e saj ndaj te drejtave te njeriut ku promotori dhe gjeneruesi i nje sitemi demokratik eshte orientimi dhe koncentrimi i tij ndaj zbatimit te ligjit. Ky i fundit parimisht, eshte afirmues dhe mbeshtetes ekstrem i te drejtave te njeriut. Ndaj dhe korelacioni midis sistemit demokratik dhe te drejtave njerzore, konsiderohet i unifikuar brenda te njejtit strukturizim. Por cfare ofron aktualiteti shqiptar?
Realiteti i sotem jo vetem qe nuk eshte ne unison me te drejtat e njeriut por konfrontohet haptazi me to.
Formula demokratike e tre elementeve te lartpermendur per te sotmen shqiptare, ngelet nje devize ideologjike inekzistente. Jo vetem qe interesi publik manipulohet dhe gostifikohet para e pas marrjes se pushtetit, por vete ky i fundit koncentrohet ne duart e nje individi, i cili shndrrohet ne nje oligark uzurpues, qe i venit te gjithe strukturat administrative, per te injektuar me tej te njejtin gjak te infektuar idesh, i cili gjeneron nga irracionaliti i vizualizimit te tij.
Ne kete menyre, liria institucionale dhe interferimi individual, jane dy elemente demokratike te cilat fatkeqesisht, dhunohen dhe perjashtohen nga verbalizimi politik.
Me kete shperfytyrim qe po i behet sistemit legjislativ dhe me dhunimin e interesit publik, teza e ekzistences se nje sistemi demokratik behet inekzistente.
Institucionet administrative jane ndrelidhur zinxhir, dhe korrupsioni nderinstitucional po ne te njejten menyre inetgrale, eshte duke qarkulluar perbrenda te njejtes spirale qeverisese, nga e cila individi vetem shfrytezohet dhe me tej dej jashte funksionit.
E thene ndryshe, qeveria eshte shnderruar ne nje qenie vampireske ku sa me teper shfrytezon individin aq me e fuqishme pretendon te behet.
Ndaj dhe qellimi primar i programit tone eshte fokusimi dhe partnershipi i drejtperdrejte me qytetaret, i cili do te mundesohet vetem si rezultat purifikimit te instancave administrative, te cilat tashme kane dehidratuar strukturen qe mundeson nderlidhjen e faktoreve: shtet dhe shtetas.
Ju ftojme te gjitheve te jeni pjese e ketij ndryshimi i cili do te siguroje stabilitetin dhe progresin tashme, te domosdoshem, si nje imperativ kategorik qe kerkon kjo kohe nga te gjithe ne.