Nga Asllan Dibrani, art@asllandibrani.com
Disa gjysme politikan në mungesë të potencialit intelektual merren me gjëra sekondare të shamisë dhe gjerave primitive qe nuk përkojnë me kohën !
Opinioni kosovar u shokua, ma me pseudo politikajt, siç është Hoxhë Lutfi Haziri i Gjilanit qe ju rrit mendja qe e fitoj Gjilanin me njëqind e një mijë shtylla!!! Një shtytje siç duket ja dhanë edhe votuesit primitiv të shamisë që po manipulohen nga qarqe te huaja në Kosovë? Ata nuk dinë të shohin përtej hundës si kleriku islamist Lutfi Haziri qe qenka rritur ne xhami qe nga mosha fëmijërore . Ai pas fitores u dalldis duke i kërcënuar ligjet e Republikës së Kosovës me sanksione bile , bile edhe u shpalli luftë. Ai u zotua që do ti shoqëroj nxënësit nëpër shkolla, me i mbrojt shamiat edhe kësulat e hoxhallarëve nga e cila thërret varfëri, skamje, urrejtje dhe vëllavrasje ne shoqerine kosovare ma e dermuar nga manipulimet gënjeshtrat dhe abuzimet qe i bëhen qe disa vite.
Lutfija ju kërcënua dhe ja mblodh betë edhe zonjës Atifete Jahjaga dhe ministrisë së Arsimit qe ja kishin tërhequr vërejtjen . Ata u munduan ta qortojnë si një djalë adoleshent i pa koncept, ku mburret me një anë se qenka fetar dhe po i urrejlka, jo fetaret , ortodokset, katoliket dhe bektashinjtë qe janë si sekte fetare në vete në Kosovë edhe me shekuj. Ky aq i mençur qe është si politikan harron kolapsin e varfërisë dhe skamjes qe e ka kapluar Kosovën dhe prapambeturitë qe e kanë ngulfatur .Ky me një kapital marramendjesh sillet me të varfër në forme ma naive dhe arrogante qe mendon se me duar për qiell e me byth përpjete zhduket varfëria ,skamja dhe e keqja ne shoqërinë kosovare pa punuar ?!.
Hazir Efendiu ka harruar që në Kosovë dhe në Gjilan ku jeton, kriza dhe papunësia e ka mbuluar vendin . Gjilanin e kanë rrethuar serbet me komuna të reja dhe për Hazirin me tespi ne dore qe rrin gjtheditën do ta rrezikojnë që një dite t’ja marrin mandatin e kryetarit. Ky injorant ma me rëndësi e sheh shaminë dhe kësula e hoxhallarëve dhe me i fut në shkolla se sa me u marrë me projekte dhe plane zhvillimore te komunës se Gjilanit … Për Lutfi Hazirin nuk ka brengosje se populli nuk ka ujë të pijes, skamje , korrupsion , hajni kriminalitet i organizuar në Gjilan. Këto janë te dorës se dytë për Haxhi Lutfiun , prapë ma me rëndësi është për te , me fut shaminë në shkolla!
Për Lutfiun ma më rëndësi është shamia islame me hy në shkolla të Kosovës se me e zgjedh problemin e energjisë elektrike në Gjilan që mos të mbesin populli në terr ai nxit terr në femrën shqiptare dhe burg. Lutfiu u dalldise dhe e ka rrit mendjen duke i fyer intelektualet që kanë qenë me vlera historike. Belbëzimet e para i mësoj Lutfia nga ata qe e bënë alfabetin shqip dhe u bë një politikan i vockël dhe tani i shanë se atë e ka mësuar ne xhamat e komunizmit jugosllav ,qe burrat ma me nder dhe me te mire Serbia i ka quajtura hoxhallarët dhe njerëzit qe nuk ja kanë lëshuar derën xhamisë dhe kurrë nuk ju kane përzier Serbisë në punët e saj te brendshme dhe në sistemin politik ?
Mos të harron Lutfi Hazir haxhia se Car Dushanin, armiku e vendosi në Shkup dje e nesër do t’ja binin në sheshin e Gjilanit! Prapë për Lutfi Haxhiun ma me rëndësi është me u marrë me politiken e shamisë edhe kjo s’qon peshë . Ai në forme arrogante u tregua që nëse nuk merrni vesh me fjalë e ne një fare mënyre tha do te sakrifikoj për shami e kësule duke i treguar edhe muskujt kërcënues si një fare repisti Memli Krasniqi, qe të dyve akoma u qesin buzët qumësht se edhe me gjene përngjajnë!
Ne saje te këtyre skandaleve qe po i bënë Lutfija mos të mendon ky pseudopolitikan, aq naiv, aq i pa pjekur se askush , politikën nuk ka marrë me thes në krah? Kanë qenë burra edhe ma të mëdhenj se ky dhe u rrënuan nga qielli dhe u plandosen për toke këto ditë. Andaj Lutfi Hazdreti Efendi Haziri, zbrit pak ma afër në toke ,se me u rrëzuar nga minarja e xhamisë, ato shami që po i nxit për terr të femrës shqiptare , do të shërbejnë për “qefin” sipas zakoneve fetare islame… dhe do shkosh në botën e mrekullive , pa ata qe ju kërcënove dhe kërkove me u bërë operacion apo një far synetllëku nga xharrahët tuaj!!!