Fotografitë mund t’i shikoni nga profili në FB: Shiko fotot e manifestimit
Manifestim:
Në qytezën Rorschach që shtrihet buzë liqenit Bodan (Bodensee), Dega e LDK-së në Zvicër mbajt një manifestim solemn për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë e cila tashmë tradicionalisht festohet si Dita e Flamurit. Kishin ardhur bashkatdhetar të shumtë nga të katër anët e Zvicrës si dhe nga Gjermania për t’u takuar dhe për të festuar. Pas intonimit të Himnit Kombëtar manifestimin e hapi z. Qamil Çekaj, anëtarë i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër, i cili në emër të kryesisë së Nëndegës së LDK-së në St. Gallen si nikoqir dhe në emër të organizatorit Degës së LDK-së në Zvicër, i përshëndeti dhe iu urojë mirëseardhje në këtë manifestim të gjithë të pranishmëve, po veçmas ai falënderoj fëmijët dhe familjet e shumta që ishin prezent.
Në manifestim merrte pjesë Kryesia e Degës së LDK-së për Gjermani me kryetaren zonja Donika Gërvalla, të cilës z. Çeku i uroj mirëserdhe të përzemërt, sikurse edhe Shpend Shalës, aktivist dhe epror ushtarak! Pastaj ishte Lazër Ukgjini si përfaqësues i Kryesisë së PSHDK-së për Zvicër. Ndërsa nga Kryesia e Degës së LDK-së për Zvicër prezent ishte nënkryetari Saim Tahiraj, Kristë Markaj, Musa Sylejmani dhe disa të tjerë. Për t’ia shtuar madhështinë këtij tubimi nga rrethi i Freising dhe Moosburg të Gjermanisë kishin ardhur shumë bashkatdhetar si dhe disa nga anëtarët e Shoqatës Kulturore “Bekim Berisha – ABEJA” me qendër në Moosburgu që përfaqësoheshin nga Xhemajl Hoxha, Arif Arifaj, Luftar Haxhija, dhe grupi i valltarëve të cilët në mënyrë artistike kanë vallëzuar disa valle nga reportuari i tyre.
Po ashtu për ta shënuar e fiksuar, qoftë në celuloid apo edhe në mediat e shkruara, kishte ardhur gazetari i mirënjohur Halil Rrustemaj, gazetar në RTK dhe i TV Rrokumit, kurse nga TV – SYRI BLUE, Musa Sylejmani dhe Dashurie Ismaili si dhe kameramani veteran i nëndegës së LDK-së në St. Gallen z. Shaban Bajrami.
Programi artistik e begatonin Grupi Muzikor nga restoranti “Zwei Bruggenn”, me pronar z. Milaim Vokshi, ndërsa nga reportuari i këtij grupi të suksesshëm të pranishmit i argëtuan këngëtaret e mirënjohura Kristina Marku, Valbona Tahiri, Minire Mustafa si dhe ekipin e valltareve, ndërsa Aulona Mehmeti recitoi poezi.
Me një përshëndetje pak si a të veçantë në emrin tij dhe në emër të kryesisë Nëndegës së LDK-së në St. Gallen, si dhe të anëtarësisë së gjerë në Kantonin St. Gallen z. Qamil Çekaj e përshëndeti aktivistin, shkrimtarin dhe intelektualin Shefqet Dibranin, kryetar legjitim i Degës së LDK-së në Zvicër, prandaj këtyre përshëndeteve ia bashkëngjesë urimin për Ditën e Shenjtë të Flamurit 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëherit edhe ditëlindjen e Heroit Kombëtar Adem Jashari.
Duke u nisur nga fakti se Dita e Flamurit është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare, historia dhe jetëgjatësia shekullore e këtij Flamuri daton që nga 28 Nëntori 1443, kur këtë Flamur për herë të parë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e ngriti në Krujë. Ky ishte Nëntori i parë i Fitores së Lirisë dhe i Pavarësisë së Shqiptarëve nga sundimi otoman. Flamuri i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në luftëra, në beteja dhe në kryengritje qindravjeçare u valëvit për liri dhe pavarësi, ashtu edhe në kohë paqeje i bashkoi shqiptarët për ta ruajtur identitetin kombëtar, territorial dhe shtetëror. Këtë rëndësi historike të flamurit të Skënderbeut, e dëshmoi edhe 28 Nëntori i vitit 1912 (Nëntori i Dytë), kur pas 468 vitesh, Ismail Qemali e ngriti po këtë Flamur në Vlorën heroike, me ç‘rast shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
Që atëherë, e edhe sot, Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë është Dita më e rëndësishme, më gëzueshme dhe më e shenjtë për gjithë Kombin Shqiptar. Pra, kjo festë le të shërbejë si ditë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve nën Flamurin e lavdishëm të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, në mënyrë që nëntoret e ardhshëm, të na gjejnë të gjithëve të qeshur, të gëzuar dhe të bashkuar në vendlindjet tona dhe kudo që gjinden shqiptarët nëpër botë tha pos të tjerash z. Qamil Çekaj i cili pastaj ia dha fjalën zonjushës Adelina Muhaxheri e cila e udhëhoqi këtë manifesti.
Në fjalën e tij Lazër Ukgjini nuk la pa e prekur situatën e rëndë që mbretëronte atë ditë në Prishtinë dhe veçmas ai shprehu keqardhje për të gjitha ndodhitë në Kosovë. Po këtë mendim e pat edhe Haki Sutaj, veprimtar i kamotshëm në këtë regjion i cili shprehu zhgënjimin e tij për elitën politike në Kosovë me theks të veçantë për sjelljen e pozitës e cila si gjeneratë po duket mjaft e papërgjegjshme. Në emër të Shoqatës Humanitare e Kulturore “Salih Çekaj”, të pranishmit i përshëndeti Saim Tahiraj, i cili në të njëjtën kohë është edhe nënkryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, ndërsa Nazmi Peci i përshëndeti të pranishmit në emër të Degës së LDK-së në Zvicër. Xhemajl Hoxha pasi e uroi Degën e LDK-së në Zvicër për manifestimin dinjitoz, ai falënderoi kryesinë për ftesën që ia kishte bërë edhe shoqatës Kulturore “Bekim Berisha – ABEJA”.
Në fjalën e saj Donikë Gërvalla, përpos urimit, u përqendrua në rrjedhat politike në Kosovë për të cilën ajo tha se këtë elitë e ka pllakosur letargjia, prandaj apeloi te të pranishmit që të mos zhgënjehen as me pamjet e ditës por as me udhëheqjen e dobët të kësaj qeverie. Po ashtu vlen për t’u theksuar se për sponsor janë falënderuar z. Milaim Vokshi – pronar i restorantit “Zwei Bruggen”, Lazër Ukgjini – pronar i Pizzeria “Eschenhof” në Flawil, Haki Sutaj – pronar i Firmës “PROFI AG” dhe aktivistin nga Lugina e Preshevës z. Shefket Jakupi.
Për këtë manifestim dinjitoz, askush ma shumë se sa anëtarët e kryesisë së Nëndegës së LDK-së, si nikoqire nuk kanë mërit, prandaj Dega e LDK-së në Zvicër shpreh falënderimet e saj për prof. Sallah Januzin – kryetar i nëndegës si dhe për antarët e kryesisë: Qamil Çekajn, Milaim Vokshin, Shkurta Ajvazin, Musa Hajredinin, Gjokë M. Gjokën, Sefedin Vokshin dhe të ndonjë tjetër aktivisti të cilët me mundin dhe angazhimin e tyre bënë që manifestimi kushtuar Ditës së Flamurit të mbahet mend si njëri nga manifestimet më bukura.
Në pjesën artistike këngëtaret e mirënjohura Kristina Marku, Valbona Tahiri, Minire Mustafa dhe grupi i valltareve e ndezën sallën, ndërsa kënga dhe vallëzimi nuk kanë pushuar deri në orët e vona të asaj dite të gëzuar.
Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Zvicër.
30.11.2015.