Debati për shaminë, sikur për “zogun” e Tunës

0
56

Bota Sot | 14.08.2013Nexhat Haziri

Kërkojnë shamia për të fituar vota

Pas dalldisjes së disa imamëve nëpër xhami kundër personaliteteve të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe injektimin e të rinjve nga ana e tyre me frymën e një islami radikal, të panjohur dhe të papraktikuar deri në këto vite të fundit në Kosovë, me një gjuhë urrejtje dhe fyese, dhe së fundi nga një hoxhë idiot si Irfan Salihu nga Prizreni, i cili ofendoj femrën shqiptare me një fjalor karakteristik për aziatikët primitivë dhe talibanë, rikthehet sërish debati mbi bartjen e shamive nga vajzat në shkollat publike në Republikën e Kosovës.

Dhe sikur është bërë zakon ky far muhabeti i shamisë nis për çdo vit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe kërkesën për shfuqizimin e një udhëzim administrativ të Ministrit të Arsimit, me anë të të cilit ndalon bartjen e shamisë në shkollat publike, udhëzim ky që ka mbështetje kushtetuese, pasi nenit 8 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e definon vendin tonë si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

Dhe ky debat aktualisht po dhezet nga grupe radikale islame në Kosovë, grupe këto që karakterizohen nga njerëz me pantofla të shkurtër deri në zog të këmbës, me mjekra si tufë kollomoqi, e që përfaqësojnë atë linjën e ashpër të islamit sipas parimeve vehabiste, të gjithë këta të tubuar rreth të ashtuquajturës parti politik Lëvizja Islame “Bashkohu” e njohur me akronimin LISBA.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)