Nga Gjon KEKA
Asgjë nuk mund të humb në botën tonë reale, çdo lëvizje, çdo eksperiment apo edhe devijim e dalje nga natyra e lindur e nje populli është e pranishme në historioskopin e tij. Historia është gjyqi i tij, i politikave të gabuara e rrënuese dhe i kohës për të cilën populli ynë dhe udhëheqësit e tyre nuk kanë qeverisur me vizion, urtësi, ndërgjegje dhe përgjegjshmëri të plotë.
Gabimet që mund të bëjnë udhëheqësit e një vendi reflektojnë si në botën e brendshme dhe prishjen e natyrës së vërtetë të popullit dhe shtetit demokratik ashtu edhe të deformimit dhe rrënimit të imazhit dhe rrespektit të jashtëm, pra ndërkombëtar.
Prandaj nisur nga kjo, anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike ka qenë jo vetëm një gabim (nga Sali Berisha), por edhe një mëkat ndaj historisë së vërtetë të kombit shqiptar europian, një devijim dhe rrënim i vetë natyrës së unitetit të shpirtit harmonik të brendshme të popullit dhe shtetit shqiptar, por edhe i dëmit dhe prishjes së imazhit në botën demokratike dhe të civilizuar.
Eksperimentet që i janë bërë popullit shqiptar me hyrjen e Shqipërisë në këtë konferencë të islamikëve përbën zhvlerësimin e të gjitha përpjekjeve patriotike dhe heroike të kombit shqiptar për liri, demokraci, drejtësi si dhe të rrugës për rikthim në familjen e saj europiane, familje kjo nga e cila Shqipërinë e largoj pushtimi barbar osman.
Ndërsa në anën tjetër hyrja në këtë konferencë islamikësh nuk i solli ndonjë dobi Shqipërisë, përveq të këqijave të shumta si:
1. të ndërtimit të xhamive aziatike,
2. hyrja së ndihmave islamike me helmin e gatshëm ideologjik të futjes së dukurive negative si p.sh radikalizmit islamik
3. prishjes së imazhit kombëtar dhe europian të vendit dhe
4. pengesës në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Unionin Europian.
Se Shqipërinë realisht dhe gjeografikisht e shpirtërisht nuk e lidh asgjë me këtë Konferencë Islamikësh dhe politikën e tyre ideologjike islamike, këtë e dëshmon raca jonë e lashtë arbnore, identiteti ynë kombëtar europian, kultura shpirtërore e kombëtare si dhe kontinenti gjeografik kokëfortë se ne jemi pjesë përbërëse e familjes së lashtë Europiane.
Pra thënë më saktë anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 1992 në këtë konferencë islamikësh është antikombëtare, antihistorike, antikushtetuese dhe e panatyrshme e tendencioze, por edhe me konsekuenca të mëdha që po i bartë deri më sot në kurrizin e tij populli shqiptar i cili aspiron të integrohet në familjen e tij Europiane.
Duke parë se hyrja në këtë konferencë është e dëmshme, rrënuese, antikombëtare, antikushtetuese (shih Kushtetuta e Shqipërisë Neni 10 pika 1 dhe 2, poashtu Neni 14 pika 2,3,4,5) dhe kundër vizionit dhe idealit të paraardhësve tanë të kombit si Gjergj Kastrioti dhe të tjerët që sakrifikuan për kombin dhe ruajtjen e identitetit të tij kombëtar europian dhe rikthimit në familjen europiane, atëherë është koha që shteti Shqiptar të largohet sa më parë nga kjo konferencë dhe të ecën e sigurtë në rrugën e saj drejt zhvillimit, forcimit të shtetit dhe integrimit në Unionin Europian.
Largimi i saj nga kjo konferencë do të thotë rikthim i dinjitetit, i imazhit, i shëndetit të kombit, harmonisë, i rrespektit dhe zbatimit të Kushtetutës, i historisë dhe i rilidhjes në udhën e përbashkët me kombet demokratike dhe të civilizuar dhe të integrimit në familjen e saj. Do të thotë largim nga indoiktrinimi i panevojshëm i kombit tonë dhe hapja e rrugës drejt zhvillimit.