Berisha duhet të reagoj ashpër nëse tentohet të përulet imazhi politik i fituesit, më anë të protestave qe janë pa motive të qarta politike për vendin. Shprehja e kondensuar e PS dhe kontradiktat e shumta, thuajase të pakapërcyeshme të saj. PS ja po tregohet se mund të bëhet pika e dobët e shtetit, sprovë e rëndë e zhvillimit të tij dhe të demokracisë.
Bekim Rexhepi
Qe prej humbjes në zgjedhjet e fundit elektorale në Shqipëri PS vazhdon te qaj me lot e plot. Rama po bëhet i padurueshëm jo vetëm më vetën e tij, padurimi i tij qe vije nga mos pranimi i zgjedhjeve dhe i humbjes bëhet padurim nacional. Ky njëri humbës dhe i padurueshëm fut në lojë edhe disa segment të tjerë të tij, e qe Kryeministri aktual Berisha u dha hurmën e tharë. Në demokraci fjala është e lirë, për këtë më nuk kemi dhe aq dilema se ajo nuk mund të përdoret e lirë. Fjala e lirë në shumë raste në vendet e lira dëgjohet dhe në shumë raste nuk mund të dëgjohet, kur ka qëllim të mirë ajo mund të dëgjohet edhe në veshët e të zotit. Por kur ajo ka qëllimin e kundërt nuk mund të dëgjohet, as më larg se turma e pashembullt e të manipuluarave. Rama, kujton se nuk ka humbur në këto zgjedhje, por pasi është konsoliduar Qeveria e re, ai ka pasur premisat e mundshme dhe të kuptueshme të një humbje qe nuk ka brirë. Madje humbja e Ramës u kalua apo edhe u kalkulua politikisht më një marrëveshja mes Berishës dhe Meta, për një qeverisje të re.
Rama belonte me gjuhë duke i thënë kryeministrit të vendit si Hajdut dhe Mafiozë, qe gjithnjë sipas Ramës është “Berisha vet ai qe e ka kapur shtetin”. Beloja e Ramës, nuk njeh raporte normale demokratike sepse mendon akoma se është në një Shqipëri komuniste, kjo tendencë e tij shpejtë do te dalë shterpë sepse tashmë edhe koha bënë ftohtë, për të vonuarit dhe po kaq i vonuar nuk më bëhet të jetë më. Ti thuash kryeministrit para një mase të mashtruar dhe të pandërgjegjshme, se Berisha është hajdut dhe mafiozë, nuk është diçka e re për demokracinë shqiptare të sapo konsoliduar, por, është demokracia e tolerancës së zhvilluar. Duke mos pasur prova të tjera përpos atyre qe tashmë dhe nuk na duken të ndryshme janë ato çakallimet politike gjatë gjithë fushatës zgjedhore të PS (Post Skriptumit) u dëgjuan dhe u dënuan nga elektorati si tepri politike. Të jetosh në Tiranë dhe të mos e kuptosh kryebashkiakun të bëhet se ndodhesh në një kafehane apo çajtore shqiptare diku në Vushtrri, atje ku mund të bëhej politika ditore e viteve 90-ta nën pushtimin serb.
Pse duhet të jap dorëheqje një fitues si Berisha – Meta dhe duhet të mbetet në “ krye” një Edvin Ramë, i cili ka humbur zgjedhjet, dhe për këtë nuk ka më dilema, ky është absurd politik e demokratik që të tentohet të rrëzohet fituesi dhe të kthehet humbësi. Berisha duhet të reagoj ashpër nëse tentohet të përulet imazhi politik i fituesit, më anë të protestave qe janë pa motive të qarta politike për vendin. Shprehja e kondensuar e PS dhe kontradiktat e shumta, thuajase të pakapërcyeshme të saj. PS ja po tregohet se mund të bëhet pika e dobët e shtetit, sprovë e rëndë e zhvillimit të tij dhe të demokracisë. Duam ta kuptojmë normalisht një sjellje të një opozite, por kjo e Edvinit s’ka se si të kuptohet, i tejkalon të gjitha tendencat e arsyeshme politike duke përmbys edhe babin Fatos dhe bëhet me ramë se Rama. Ndër kontradiktat e shumta të kësaj opozite të vjetme dhe të sivjetme është se duhet respektuar rezultatin e zgjedhjeve, por për këtë duket se e ka retorikë dhe vetëm, sa për sy e faqe e nxjerrë në opinion opozita e majtë.
Paradoksalisht, Rama, që si kryebashkiak i Tiranës udhëhoqi kryeqendrën, në këto zgjedhje përpos këti postit kishte edhe postin më te lartë të PS, që po të fitonte do të kishte mundësin të bëhej kryeministër. Por, ja qe vullneti politik i shqiptarëve e lë Ramën një dështak, përtej asaj që krekoset përditë në mediat (sociale) shqiptare.
Skandaloziteti më i madh i PS nën udhëheqjen e Ramës, mbetet platforma ekstreme kundër-Berishës dhe kundër-demokracisë. E qe fatmirësisht në pushtet do të mbetet edhe Berisha edhe demokracia, me një Ramë të dobët dhe me një PS në opozitë edhe për disa kohë të tjera…
21. 11. 2009