27 December 2015 – replikë nga Arben Llalla
Çorba e përzier me gjysmë të vërtetë dhe gjysmë gënjeshtre e Kristo Zhakarlliut
Në gazetën “DITA” e datës 26 dhjetor ishte botuar një shkrim tendencioz i z.Kristo Zhakarlliut me titull: “ARVANITASIT ARISTIDH KOLA DHE JORGOS MARUNGAS”. Autor i shkrimit na sjellë disa fragmente me gjysmë të vërtetë të përzier me gjysmë gënjeshtër, por gjysmë e vërtetë dhe gjysmë gënjeshtër nuk mund të quhet e vërtetë, por një çorbë e porositur për të keqinformuar lexuesit, për ti dhënë kah tjetër ngjarjeve.
Në shkrimin e tij emigranti i arratisur në Greqi në vitet 1950, Kristo Zhakarlliu hedh baltë mbi ngjarjet e vërteta që lidhen me të madhin Aristidh Kola. Publicisti i vjetër z.Zhakarlliu mundohet të uli figurën e poetit dhe shkrimtarit Kolec Trabotinit, atij historianit që jeton në Tetovë dhe fjala është për Arben Llallën.
Edhe pse në moshë të thellë Kristo Zhakarlliu përdorë disa metoda të e vjetra duke krijuar përçarje midis miqve e shokëve, por le ti kthehemi ngjarjeve të vërteta. Nansy Kolia me Teuta Kamberi-Llalla
Është e vërtetë që Kolec Traboini e njohu nga afër pak vite Aristidh Kolën dhe familjen e tij, diku rreth 5 vite, por miqësia e tyre vazhdoj edhe më tej me anë të telefonatave dhe letrave. Ju z.Zhakarlliu shkruani se: “familja e Aristidh Kolës ka kërkuar me të drejtë të pushohet të shfrytëzohet vepra e Aristidh Kolës”. Ju po flisni në emër të familjes Kola z.Zhakarlliu? Unë po ju tregoj se këtë e kanë kërkuar institucionet e sigurimit grek dhe jo familja Kola sepse gruaja e Aristidh Kolës, Nansi Kola me dëshirë të madhe qëndroj në Kosovë nga 6-11 shtatori 2004, ku ju bënë të gjitha nderet ashtu siç i nderon shqiptari vëllezërit dhe miqtë. Ishte shtatori i vitit 2004, rreth 30 arvanitas qëndruan në Kosovë me ftesë të Ministrisë së Kulturës, ku midis këtyre arvanitasve ishte Jorgo Gjeru, Kosta Kazaqi, Nikos Panurgjia, Niko Stylos, at Antonio Bellushi, etj.
Këta arvanitas të shoqëruar nga Lirio Nushi, Seferina Seriani, dhe familja ime, u pritën nga Presidenti Rugova, nga Kryeministri Bajram Rexhepi, nga Ministri i Kulturës, Behxhet Brajshori dhe shumë figura të larta të Republikës së Kosovës. Institucionet e Kosovës nderuar me Mirënjohje të larta veprën dhe familjen e Aristidh Kolës. Këto Mirënjohje u tërhoqën personalisht nga gruaja e Aristidhit, Nansi Kola. Komuna e Skënderaj e shpalli Aristidh Kolën “Qytetar Nderi”, dhe ky titull ju dorëzuar Nansi Kolës. Për më shumë z.Kristo Zhakarlliu lexo gazetat e kohës dhe librin: “Aristidh Kola dhe Shtypi Shqiptar”, ku me një kërkim të thjeshtë e gjeni në internet në formën PDF.
Arvanitasit dhe Nansi Kola me kënaqësi vizituan shtëpinë muze të Jasharjave ku u bënë homazhe edhe tek varri i komandanti legjendar Adem Jashari. Qëndroj dy ditë në Prizren, ku vizitojë edhe shtëpinë muze të Lidhjes së Prizrenit, të bashkimit kombëtar. Nansi Kola shprehu në media respektin që ju bë veprës së Aristidh Kolës dhe asaj gjatë qëndrimi në Kosovë.
Nansi Kola, fëmijët, Ksenia dhe Pano, vëllai dhe motra e Aristidh Kolës, me dëshirë të madhe ishin protagonistë të filmit dokumentar të realizuar në 2004 nga Lirio Nushi për jetën dhe veprën e të ndjerit Aristidh Kolës. Zonja Kola ka dhënë lejen e saj për botimin e disa librave të Aristidh Kolës në gjuhën shqipe. E pra, z.Kristo nëse vërtet familjarët e Aristidh Kolës do të dëshironin që vëllezërit e tij të gjakut dhe gjuhës së shpirtit shqiptarët mos të shfrytëzonin veprën e Aristidh Kolës nuk do merrnin pjesë në këto sa shkrova më lartë. Prandaj në moshë të thellë që jeni unë ju lutem mos u bënë vegël e keqdashësve të lidhjeve shpirtërore të shqiptarëve me arvanitasit, por shijojeni pleqësinë duke vizituar trojet e të parëve në Çamëri.
Në tetor 2010, publicisti dhe poeti Kolec Traboini organizojë një Akademi përkujtimore për Aristidh Kolën, dhe z.Traboini i ftoj të gjithë miqtë dhe dashamirësit e familjes Kola. Kush e pa të arsyeshme dhe ndau pak kohë erdhi në atë aktivitet i cili u mbajt në ambientet e Ministrisë së Kulturës në Tiranë.
Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Aristidh Kolës, në korrik 2014, Muzeu Kombëtar në Tiranë organizojë një konferencë përkujtimore ku ishin të pranishëm miq, shok e dashamirës të Aristidh Kolës. Një rrugë në Tiranë mban emrin e nderuar Aristidh Kola. Dhe mendoj z.Kristo se askush se ka të drejtën të ndali respektin që kanë shqiptarët për veprën e Aristidh Kolës. Përse ju pengon juve dhe atyre që fshihen pas penës suaj në këtë rast vlerësimet që i bëhen Aristidh Kolës dhe familjes së tij?
Ju z.Kristo Zhakarlliu shkruani për atë njeriun që jeton në Tetovë që shkruan për Greqinë se ju paska kërkuar materialet për Jorgo Marungën. Përse z.Zhakarlliu thoni gjysmë të vërtetë dhe gjysmë gënjeshtre edhe në këtë rast? Z.Kristo, bërtisni fortë pa frikë dhe thoni të vërtetën se ai njeri që jeton në Tetovë është Arben Llalla dhe njiheni shumë mirë. Ne, z.Kristo ke folur me dhjetëra herë në telefon, unë njihem me motrat dhe vëllezërit tuaj, sidomos më Leonidhën të cilin e kam patur fqinjë në Selanik 10 vite, njihem me nipin tuaj që është gazetar në Gjirokastër, etj, etj.
Largësia ka bërë që mos të takoheshim sepse ju jetoni në Athinë dhe unë ato vite në Selanik. Unë ua kërkova materialet e Marungës me qëllimin e mirë që të dalin në dritë, mos të flenë në bodrumet për ti zënë pluhuri i harresës. Kam folur disa herë me gruan e të ndjerit Jorgo Marungës dhe ajo mu lut që ta lej anash këtë punë sepse sigurimi grek i kishte futur tmerrin në palcë. Z.Kristo Zhakarlliu përse nuk thoni të vërtetën se si vdiq arvanitasi Jorgo Marunga, ose më saktë se si e vranë në spital? Përse nuk keni shkruar asnjëherë se kush e porositi vrasjen e Jorgo Marungës? Ju keni qenë miq të ngushtë, e pra miku i vërtet e mbron mikun edhe pas vdekjes.
Në përfundim z.Kristo Zhakarlliu ju këshilloj se ka ardhur koha të thoni të vërtetën edhe të përzënies së familjes suaj nga Greqia në vitet 1940, me qëllimin e mirë që të ndihmoni për zbardhjen e disa ngjarjeve që lidhen me çamët dhe Çamërinë. Familja Zhakarlliu nuk janë vllah nga Voskopoja, ashtu siç i dimë dhe thonë vetë ata, por janë nga Çamëria. Familja e nderuar Zhakarlliu kishte vëllazëri me shumë familje shqiptare myslimane në Çamëri, midis tyre me patriotin e nderuar Daut Hoxha, babai i historianit Ibrahim D. Hoxha. Familja Zhakarlliu u përzu nga Greqia ashtu siç u përzunë mijëra familje shqiptare myslimane dhe ortodokse. E pra, z.Kristo Zhakalliu bëni mirë të thonë këtë të vërtetë edhe për familjen tuaj, pasurinë që ua sekuestrojë shteti grek, etj. Ju sugjeroj z.Kristo që të ndalni botimet tuaja të përziera në çorbën gjysmë të vërtetë me gjysmë gënjeshtre, të porositura nga dikush tjetër sepse unë e njoh shumë mirë penën tuaj origjinale.
Tetovë, 27 dhjetor 2015.