Çohi të dekun!

0
60

Nga Bardhyl Ukcamaj, 3 gusht 2014

“Çohi të dekun”…! Vetem ky togfjalesh i perdorur nga Fishta nje shekull me pare, me vjen ne mendje kur lexoj kroniken jeshile nga historia e mafies politike ne shtetin me te varfer te kontinentit europian. Po e huazoj emertimin “kronike jeshile” nga nje film i Hollywood -it.

“Dollaret nuk jane te bardhe as te zinj, jane green (jeshil)” – thote personazhi. Personazhi yne eshte hero i medias shqiptare keto dite, Guvernatori i Bankes se Shqiperise. Sipas medias, nje i shkolluar nga Universiteti i Tiranes ne vitin 1977-te, pa asnje kualifikim te nivelit me te larte (master apo PHD brenda a jashte vendit), ish drejtues i nivelit te larte ne BSH gjate kohes se komunizmit, i zgjedhur nga socialistet e Fatos Nanos ne vitin 2004 dhe i rizgjedhur ne unison nga “djathtistet” e PD-se ne vitin 2011-te. Asokohe socialistet e Rames e votuan kunder, perjashto Blushin e Malajn (rreth i kumbarise Nano).

Sot, guvernatori akuzohet per dhjetra milione euro pasuri, shpenzime marramendese luksi te femijeve, qe si sheiket e arabise fshijne djerset me kartmonedha 500 euro.

Gruaja po ashtu punon ne majat e pushtetit te “drejtesise”. Keto dite u tha se ishin vjedhur pergjate disa viteve disa milione euro nga nje ambient brenda institucionit BSH-se, per sigurine e te cilit ishin shpenzuar rreth 7 milione euro. Ne oligarkine drejtuese te BSH gjenden emrat e shume nga familjet e spikatura te struktures politike te se ” djathtes”, gruaja e presidentit po ashtu. Guvernatori thuhet se ka mbeshtetje te fuqishme dhe nga e “majta” e milionereve, kryesisht nga kupola e LSI-se.

Pra Guvernatori na del edhe i kuq edhe blu, as i kuq e as blu. Guvernator jeshil (si ngjyra e dollarit) ashtu si tere lukunia e sojit te tij, sundimtare te atdheut tone te mjere tash e 24 vjet “demokraci”.
Histori skandaloze! Ne cdo vend normal te planetit tone, guvernatori do te duhej te lirohej nga detyra dhe te hetohet ne menyren me serioze te mundshme. Nese akuzohet pa te drejte i kerkojme te gjithe falje, e rizgjedhim prape guvernator dhe e bejme edhe parlamentar. Faktet e botuara nga shtypi jane te renda!
Pse heshtet?
Shkaku jane pikerisht qindra miliona dollare amerikane te perdorur nga mafia politike e Tiranes, ne formen e “kredive te keqija” ne emer krushqish e familjaresh te tjere qe nuk kthehen me. Eshte lista e personelit, me famozja qe mund te gjendet ne historine e nje banke ne kontinentin e Europes .

Jo, jo nuk eshte shkak ” stabiliteti i sistemit financiar” por eshte shkak stabiliteti i mafies. Shoqeria duhet te reagoje. Shoqeria shqiptare e vjedhur dhe rrenuar duhet te reagoje jo vetem ndaj guvernatorit por ndaj te gjithe mafiozeve politik, super milioniere, qe kane rrenuar jeten tyre dhe te ardhmen e femijeve tash e 24 vjet. Duhet te reagojne fuqishem ne te gjitha format e mundshme.

Duhet te nise koha e shpagimit.

Perndryshe duhet te pranojne se jane skllever, se kane lindur skllever dhe se meritojne te vdesin ne skllaveri, bash si shkuan e vane nen rregjimin kriminal te Enver Hoxhes.

Çohi të dekun..!