CNN iReport: Sali Berisha dha urdhrin për të vrarë

0
64


Në një shkrim të publikuar së bashku me një video në CNN, në seksionin iReport, ku raportojnë qytetarët, thuhet se vrasjet në Tiranë i ka urdhëruar Sali Berisha. Më poshtë shkrimi i plotë:

Mund të jetë qytetari i radhës, që thjesht po kalon në rrugë në punë të tij, që mund të qëllohet ose të rraset në burg. Mund të jetë një biznesmen i vogël e i ndershëm që gjobitet pa asnjë arsye e nuk ka asnjë vend ku mund të gjejë drejtësi. Kjo është situata në Shqipëri pikërisht tani. Pasi qeveria vrau tre protestues të pafajshëm dukeshim jashtë territorit të godinës së kryeministrisë, Sali Berisha po pretendon se ai është gati për të vrarë më shumë njerëz vetëm për të mbrojtur interesat e tij për shkak se askush nuk beson se kjo që pretendon ai është në të mirë të vendit. Ai gjithashtu po sulmon shërbimet sekrete që nuk i dhanë informacione për një gjë që nuk kishte informacion dhe Prokuroren e Përgjithshme se përse po kërkon hetim për 6 personat kyç, që dhanë urdhrin për të qëlluar mbi turmën.

Duket se në këtë pikë, disa nga institucionet që janë akuzuar si vegla të Sali Berishës dhe që e kanë mbështetur atë në shumë nga skandalet e fundit, nuk janë aq të çmendura sa të mbështesin atë në vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Që të bëhet e qartë për të gjithë: ka një ligj që thotë se policia, garda ose ushtria mund të qëllojnë për të plagosur dikë pasi e kanë paralajmëruar ndërsa sulmojnë brenda një institucioni qeveritar. Por nuk ka ndodhur kështu.

1. Tre personat janë vrarë jashtë territorit të godinës qeveritare.
2. Asnjë nga protestuesit nuk është paralajmëruar.
3. Të tre janë qëlluar në kokë ose në gjoks, çka nuk synonte plagosjen apo neutralizimin e tyre.

Ai po përdor të njëjtat metoda si diktatori Enver Hoxha, shërbyes i të cilit ai ka qenë dikur, duke hequr qafë personat që i kanë shërbyer atij, por që nuk janë më të vlefshëm për të. Shpresojmë që ky maniak i frikësuar nuk do jetë shumë gjatë vërdallë, përndryshe e ardhmja e këtij vendi do jetë shumë e zymtë.