Intervistë nga Mira Kazhani
Ai është rritur në një kullë në Has të Kukësit. Të konsideruar në atë kohë me termin “kulak”, ata nuk kishin zgjidhje tjetër sipas xhaxhait të madh Xhemës (Xhemë Peka), veçse të rrinin që të gjithë në një shtëpi. Kulla ku jetonte fisi Peka përbëhej nga 45 persona dhe ashtu të bashkuar sipas xhaxhait, regjimi e kishtë të vështirë t’i internonte. Pas vdekjes së Enver Hoxhës në 1985 axha Xhemë mblodhi fisin dhe ju tha:- Jeni të lirë të jetoni ku të doni. Askush nuk mund të jetë më i keq se ai (Enver Hoxha e kish fjalën)
Sot kam vendosur të takoj Çim Pekën, të cilin kur e telefonava mu përgjigj se nuk besonte se kishte ndonjë vlerë të caktuar për të qënë në rubrikë. Çimi më ka kuriozuar jo pak madje dikur i kam shoqëruar me një buzqëqeshje intervistat e tij. Në ato fillime më dukej se i pëlqente të imitonte Fevzon, sidomos nga mënyra si qëndronte në këmbë dhe sesi lëvizte duart, tipike e moderatorit të Opinion. Nuk e merrja edhe aq seriozisht por ajo ç’ka më befasonte kohë pas kohë ishte fakti që në studion e tij shkonin gjithnjë e më shumë figura të rëndësishme. Madje kryeministri Berisha intervistën më të mirë në këto vitet e fundit e kish tek Çim Peka, ju pëlqen apo jo të tjerëve.
Nuk të erdhi në studio Berisha veçse?
E pyes unë atë ndërsa ai ka porositur verën më të mirë që ka lokali me një sens bujarie.
– Nuk erdhi në studio dhe s’më erdhi mirë aspak. Fillimisht lajmërova Erlën që t’a anullonim fare intervistën nëse ajo s’do të zhvillohej në studion time. Erla më pati përcjellë reagimin e Berishës që fjalë për fjalë nuk e artikuloj dot por kuptimi ishte: – Hë se do i kalojë dhe do ndryshojë mendje, e do të vijë vetë në kryeministri për intervistën.
Ai rrëfen se nuk pranoi në asnjë mënyrë por pas 4-tër ditësh rrethanat e sollën që ai të ndryshonte mendje. Ishte pikërisht koha kur ekspertiza e FBI nxori plumbat e përdorur nga Garda e Republikës në 21 Janar dhe pas një telefonate nga i vëllai Aveniri që e thërret shkurt Avja, ai telefon Erlën zëdhënësen dhe i thotë shprehimisht kështu: – Erla, nëse atij (Berishës) si ka ngelur hatri i thuaj që jam gati të vij në kryeministri për intervistën.
Intervista u bë dhe ai tregon se atë ditë ka qënë më 40 temperaturë por fati ishte se u ndodh në kohën e duhur me njeriun e duhur, ndoshta jo në vendin e duhur por rëndësi ka ç’thuhet e ç’pyetet. Sa për këto “pordhët” e konkurencës që mua më vjen në studio e ty të flet në lulishte, shpesh një gazetar nuk duhet të infektohet.
Në përgjithësi tek Çimi siç j’ua thashë dhe më lart flasin të gjithë. Kam bashkëpunuar për vite me emisione televiziv dhe e njoh shijen e makthit për të gjetur të ftuarit e duhur. Është një katastrofë telefonike e psikologjike deri në minutën kur jepet sigla hyrëse.
Pyetja ime është e thjeshtë. Pse shkojnë të gjithë tek Peka?
Peka ka një sens deliri i përzier me njeriun e mirë brenda tij por që e bën tërheqës. Ndërkohë që ai flet unë e di që në redaksi askush nuk do shkul flokët kur të mësojë se kam sjellë një personazh, i cili nuk ka bërë asgjë të madhe e asgjë të çuditshme. I kam besuar shqisës time dhe do t’a çoj në fund sepse një çudi në gjithë këtë histori ka!
Që prej vitit -92 Peka ka qënë shumë afër figurave të PD. I njeh të gjithë ata që nga mbështetësit fanatik në gazetari si Fahri Balliu e deri para disa vitesh Mero Baze. Meqë ra fjala tek këta të dy flasim pak edhe për ta. Fundja një darkë gazetarësh nuk ka kuptim pa thashetheme.
Cili ishte më i fortë tek Berisha në të vërtetë? Mero apo Fahriu?
– Fahriu kujdesej nga mëngjesi deri në darkë që gazeta ti pëlqentë Berishës. Sigurisht kishte një garë mes tyre. Mero ishte i preferuari i Berishës për çështje të holla, delikata e të mprehta. Fahriu zgjidhej për luftën ballore. Siç edhe e kupton më i forti ka qënë Mero. Por dua të të them Mira dhe jam i bindur për këtë se kush ka bashkëpunuar me Sali Berishën nuk e shantazhon dot atë.
Po servilët i pëlqen ai?
– Jo nuk besoj se i pëlqen servilët.
Në këtë moment e ndërpres dhe i tregoj një perceptim personal gjatë kohës kur unë si gazetare mbuloja mbledhjet e qeverisë. Dua ta ndaj edhe me ju lexues të lunch.com.
– Përveç Sokol Olldashit dhe Ridvan Bodes në momentin që kryetari shfaqej në derë dhe hynte jo gjithmonë me të njëjtën çehre ata sikur zhvisheshin nga personaliteti. Braktisnin të qeshurat dhe batutat ndonjëherë edhe disi të shfrenuara. Buzët mblidheshin, blloqet dhe stilolapsat vendoseshin pa zhurmë përpara. Shumica e shikonin në sy nëse ai j’ua kërkonte dhe pjesa tjetër nuk e shikonin fare dhe vetëm mbanin shënime, (nëse ishte kjo që kërkonte ai). Është një kod vështrimi që pas njëfarë kohe nisje dhe e kuptoje si funksiononte.
– Ke të drejtë deri diku Mira. Ata që kanë bërë opozitë më doktorin sigurisht që nuk janë servilë. Sot janë detyrimisht të tillë ata që erdhën me të direkt në pushtet. Por edhe ata që kanë bërë opozitë me të kanë kaluar proçesin e servilizmit. Në fillesat e tyre kishte garë kush të kalonte në koridor dhe të përshëndetej me doktorin. Për të përcjellë a pritur doktorin në Rinas mbaheshin rradhë të gjata. Mundet të të duket qesharake ty (sepse unë ndërkohë po qesh) por për ata ishte pjesë e punës. Kujtoj vetëm dy persona që nuk kanë mbajtur radhë. Fatos Beja që po t’ja kërkonin të shkonte në Rinas do ta bënte por vetë ai s’kërkonte kurrë. Burrë i urtë shumë. Ridvan Bode për shkak të një ftohtësie që e karakterizon.
Sa për këta të tjerët që sot nuk bëjnë servilët nuk e bëjnë për integritet a dinjitet. Ata thjesht njohin kodet e kryetarit të tyre. Ja njohin pikat e dobëta dhe dinë kur të flasin e të heshtin.
Por kjo nuk ndodh kurrë në PS kolegu im i dashur, i them Pekës për t’i nxjerrë ndonjë gjë më shumë. Ai është shpirtërisht i djathtë dhe e di që mund të na rezervojë ndonjë habi.
– PS është parti e trashëguar ndërsa PD është parti frymë, e krijuar nga Berisha.
Jo këtë s’e pranoj, i them unë. Nuk e krijoj Berisha. Mesa di unë ai mori drejtimin.
– Po në SHBA shkuan Berisha, Azem Hajdari dhe Gramoz Pashko. Kryetar u kthye vetëm Berisha – thotë ai.
Gjatë bisedës gjuha shkon edhe tek afrimi Rama-Meta.
– Rama është gjithmonë një hap me vonesë në kohë. Nuk u bë me Metën kur ai ishte i pastër dhe bëhet tani që thotë se është pis.
Në fakt ju si mendoni?
E kam mik Metën por mendoj që ky negocim e nxjerr atë jashtë loje.
Ndërsa pimë verë flasim dhe për pasionet e tij. Dikur Peka ka luajtur futboll profesionist dhe për herë të parë dëgjoj se edhe ka pikturuar. Në vitet e shkollës së mesme në Kukës riprodhonte Xhokondën dhe j’ua shiste për 30 dollar, disa gjermanëve që ishin me mision në qytetin verior. Por më shumë se gjithcka Peka flet për vëllain binjak që është Zv. Ministër i Brendshëm.
– Avja, ndryshe nga unë ka lexuar shumë por nuk ka shkathtësinë time. Unë kam vjedhur nga ai ngahera. Ai lexon, unë shfrytëzoj. Pa xhelozira sepse të ndenjurit bashkë 9 muaj në një bark ndodh të të bëj të ndihesh një njeri në dy trupa.
Je dhe pak hajdut, e ngacmoj unë.
– Aty ku është informacioni vjedhja është profesion. – Më thotë ai duke bërë atë mimikën e tij gati fëminore.
Teksa ndahem me të në një nga rrugët shumë pranë bulevardit më vjen një mendim të cilin e ruajta për ta shkruar në fund të këtij lunch.com.
Ndonjëherë garën e fiton edhe pa u futur në të.






Me servil e mediokerr se ky Çim Peka nuk me kane zene syte.
Ketij ja kalon vetem nje skile me emrin Blendi Esat Toptan Fevziu.
Ndersa Pekat e Krumes e Kuksit dihet ça kane qene – by e breke me partine e Punes… te tjeret me demokracine… ec e merre vesh! Çdo sistem ka nevoje per maloke ne çdo fushe, sepse jane skllever te bindur. Keshtu dhe Çimi…
Me siguri edhe Beogradi e ka pas ndonje Peke gjekundi… a po mos na degjon ai i ministrise se brendshme se vellain ky Çimi aty e paska… Kapen si rriqna pas pushtetit.
Mjerë nje vend qe aktivizon te tille koka te pazhvilluara, kesisoj trungjesh te palatuar…
Kisha me pyet pse nuk ka shkodrane kurrkund ne Media… apo shkodranet nuk dine si ti bejne mediat e na dolen keta Pekat e shpellave…
Comments are closed.