Çfarë po gatuhet në Beograd?

0
44

Nga Azem Parllaku, 19 tetor 2014

Sido që të jetë, në Beograd ka nisur të gatuhet dicka jo e mirë.

Po bëhen disa ditë, që Serbia e kryeqyteti i saj Beogradi i janë kthyer kronikës së lajmit jo të mirë, në pothuaj gjitha mediat në nivel global. Nga stadiumi ushtarak i kryeqendrës serbe, në harkun kohor të një jave, u përcollën mesazhe, të cilat aspak nuk kanë të bëjnë me qytetarinë, në botën tonë të vlerave.

Si për të mos mjaftuar kjo, nëpërmjet një parade ushtarake, me gjasme për të kremtuar 70-vjetorin e clirimit, Serbia na rikujtoi se fundi i Luftës së Ftohtë, solli një tjetër rindarje të Evropës. Përvec Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore, ka një Evropë Qëndrore, ka dhe një Ballkan. Me cilën Evropë është Serbia, pas asaj që po shohim sot në Beograd (!?). Sigurisht një zgjatjm i modeleve të jashtë Evropës. Të duket sikur janë ata më të zjarrtët, tifozët e futbollit, të cilëve u faturohet djegja e flamurit të NATO-s, dhe e flamurit shqiptar përpara një numri të konsiderueshëm kamerash dhe syrit vëzhgues të miliona njerëzve. Sërish janë po ata, që mblidhen në stadium dhe mbulojnë një tribunë të tërë me mbishkrimin “Kosova është djepi i Serbisë”. Lind pyetja; Por kur të digjet flamuri amerikan dhe të hidhen parullat e mbishkrimet “Serbia është zemra e Rusisë”, kush do të faturohet!

Evropa, duhet patjetër të kuptojë se, që nga mbrëmja e 28 Qershorit 1389, serbët e filluan të keqen, duke e kthyer historinë në mit, e më vonë duke e rikthyer mitin në histori, nuk bënë tjetër vecse të keqen e vërtetë. E kjo e keqe është ngulitur thellë në psikologjinë e tyre si popull. Me fjalë të tjera sic e ka thënë shkrimtari Ismail Kadare “…kanë shpikur një përrallë vulgare se sikur kjo tokë paska qenë serbe, se dikur serbët dhe vetëm ata paskan derdhur gjak në këtë tokë shekuj më parë…”. Sipas kësaj logjike qesharake Evropa i përket Romës meqenëse ajo edhe ka pasur kujtime edhe ka derdhur gjak anembanë saj. Evropa i përket Francës për të njejtat arsye. Greqia dhe i gjithë Ballkani i përkasin Turqisë, e Evropa i përket Gjermanisë, për të njejtat arsyetime, e kështu me radhë. A do të na duket qesharake, meqë rusët luftuan në Beograd para 70-vjetësh, të arsyetojnë, se Serbia i përket Rusisë (?!).

Beogradi, spontanisht apo në mënyrë të qëllimshme, po luan kartën e dyshimtë, dhe po teston Evropën e vlerave të evropianëve. Ka një numër pambarimisht pyetjesh dhe arsyetime që duhen bërë, për të kuptuar, përse dhe futbolli flet politikisht, e përse politika nuk e lejon futbollin të flasë me gjuhën e tij. Nuk përjashtohet mundësia, që Beogradi qëllimisht po teston shqiptarët, dhe mënyrën se si ata do të reagojnë. Me pak përjashtime shqiptarët, po tregojnë se i kanë të unifikuara qëndrimet, në lidhje me Serbinë, pavarësisht kontekstit gjeografik, e mendimit politik.
Sido që të jetë, në Beograd ka nisur të gatuhet dicka jo e mirë…!

/E Vërteta.al/