Nga Erjon Braçe, 4 Gusht 2012
Sali Berisha i ka hequr të drejtën shtetit shqiptar mbi vendburimet e naftës!
Pra, shteti shqiptar shfrytëzimin e pasurisë më të madhe kombëtare ua ka lëshuar pa lek privatëve.
Sali Berisha është ideologu i ‘atdheut privat’.
Po mirë, çfarë përfitojnë shqiptarët nga privatizimi i atdheut prej Sali Berishës? Asgjë!
Ja shembulli: Berisha i ka dhënë Bankers Petroleum vendburimin më të madh të naftës, Patos-Marinëz.
Për vitin 2011, Bankers Petroleum shiti 742 mijë ton naftë të nëntokës shqiptare.
Për vitin 2011, Bankers Petroleum arkëtoi të ardhura të tatueshme 38 miliard lek të reja ose 350 milion dollarë.
Po çfarë përfituan shqiptarët?
Bankers Petroleum i pagoi arkës së shqiptarëve, buxhetit të shtetit, ‘zero lek’ tatim fitimi!
Mendojeni, të shesë 742 mijë ton naftë dhe të paguajë 0 lek tatim fitimi!
Ky është skandal! Kjo është zhvatje në mirëkuptim me Sali Berishën, me qeverinë e tij, ministrinë e Ekonomisë, Agjencinë e Burimeve Natyrore, Drejtorinë e Tatimeve.
Bankers është në vitin e tetë të administrimit të naftës shqiptare dhe për tetë vite ka paguar zero lek tatim fitimi! Besoj se kjo periudhë e bën edhe më të kuptueshme zhvatjen si produkt i ‘atdheut privat’/
Prej tre vitesh, ministrinë e Ekonomisë e drejton LSI. Dua ta pyes Luan Ramën: po këtë zhvatje, imuniteti e ka penguar të hetohet!
FUSNOTE: Shifrat janë të freskëta, nga tatimet e Tiranës kanë dalë.