Taulant Balla, 21.12.2009
Sali Berisha do të mbahet mend në politikën shqiptare si gojëpërdali më i shfrenuar që me shpifjet, fyerjet dhe sharjet e veta nuk ka kursyer askënd, duke shkelur çdo normë morali, e ligji, por edhe për paburrërinë për t’u përballur në gjykatë e prokurori sa herë që këto institucione i kanë kërkuar të dëshmojë lidhur me pisllëqet që nxjerr prej gojës së tij.
Sot po sjell në vemendjen e shqiptarëve ç’ka thënë Sali Berisha për të ndjerin Azem Hajdari e për Ilir Metën.
Po e filloj me çfarë ka thënë Sali Berisha për zëvendësin e tij të sotëm, Ilir Metën.
Ja çfarë thoshte Sali Berisha për Ilir Metën pak vite më parë:
“Për PD-në, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrëzikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllevërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve”.
Sali Berisha për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, pak vite më parë akuzonte se mbi këta të dy rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit.
Dhe e mbyll duke thënë që “nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve.”
Vazhdojmë më tej me çfarë ka thënë dhe sa e ka fyer Sali Berisha për të ndjerin Azem Hajdari.
Sipas Sali Berishës, Azem Hajdari mbetej një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.
“Cili është dhe kujt i shërben në të vërtetë, Z. Azem Hajdari”, thotë Sali Berisha në vitin 96:
Sipas tij:
“Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat.”
Përsëri për Azem Hajdarin,
“Azem Hajdari si Rita Marko”
“-Rita Marko ka qënë i vetmi pushtetar që ishte dhe kryetar i sindikatave.”
Lidhur me grevën e urisë së Azem Hajdarit Sali Berisha ka thënë:
“Vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë:
Në “kafenenë e Xhelës” thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i aramtosur , rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtryshur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat (dhe ata janë të shumtë), vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë.”
Sali Berisha sërisht për Azem Hajdarin,
“Enigma e një vetvrasjeje politike :
Dje, deputeti Azem Hajdari hyri në grevën e urisë. Kureshtarët e shumtë, tifozët e politikës u gjendën të befasur nga veprimet e zotit Hajdari dhe sollën versionet të ndryshme në shpjegimet e tyre, duke akuzuar më pas Azem Hajdarin për lidhje të shumta kriminale, lidhje me sigurimsat e shtetit, në shërbim të Ramiz Alisë e të tjera me rradhë.
Përsëri Hajdari dështon, askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoj pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit.
Për të vazhduar më tej me shumë e shumë pisllëqe që ky njeri ka hedhur kundrejt një ndër figurave themeluese të PD-së, sikurse është Azem Hajdari.
Më lejoni të theksoj se ky njeri mbetet modeli i vetëm i politikanit në Shqipëri, që ku pështyn, lëpin. Prandaj unë jam sot këtu e në ditët në vijim për ti kujtuar këtij , dhe çdo qytetari shqiptar për pisllëqet që Sali Berisha ka hedhur përkundrejt çdo politikani që në një moment të caktuar ka qënë kundërshtari i tij, por më pas është vënë në shërbim të tij. Sigurisht që unë pres prej Sali Berishës të reagoj lidhur me çfarë thashë, lidhur me akuzat që ai ka bërë kundër Ilir Metës, me përbetimin e tij për ta çuar në burg Ilir Metën, por lidhur edhe me pisllëqet që ai ka thënë përkundrejt Azem Hajdarit.
Akuzat e Berishës për Imamin e Cekën
Në vijim të kujtesës publike që filluam dje për gjithçka ka thënë Sali Berisha për disa nga njerëzit që dikur i bënte lanet ndërsa sot i mban më prehër, po sjell sot në vëmendjen e opinionit publik akuzat që vite më parë Sali Berisha bënte në drejtim të Ministrit aktual të Mbrojtjes Arben Imami apo këshilltarit të tij Neritan Ceka.
Kështu në vitin 1994, Sali Berisha e akuzon Arben Imamin si gjeneral në shërbim tëe Sllobodan Milloshevicit. Duke iu referuar krimit të 14 janarit në Shkodër Sali Berisha akuzon në gazetën Rilindja Demokratike (datë 21 janar 1994) se “Z.Imami për të merituar spaletat e Milloshevicit është turp të lyesh duart me gjakun e bashkëkombësve…krimi i Shkodrës është mesazh i sjellë në Shqipëri nga Milloshevici, nëpërmjet seksionit të tij në PAD e përfaqësuar nga Imami dhe Ceka…krimi i Shkodrës, fill pas vizitës së Imamit në Beograd, na jep të kuptojmë se Milloshevici nuk ia paska dhuruar akoma spaletat e gradimit z.Imami me shokë dhe se për këtë z.Imami dhe PAD u dashka dhënë prova më serioze, dhe se z.Imami më shokë u dashka lyer duart me gjakun e bashkëkombësve të tij. Zoti Imami është…krim të vihesh në dispozicion të skemës së njohur të akademikëve të Beogradit për përçarjen e shqiptarëve dhe zhdukjen e tyre”.
Tre vite më vonë në vitin 1997, në gazetën Rilindja Demokratike (datë 19 korrik 1997), Sali Berisha e akuzon Arben Imamin se në mars të vitit 1997 ky i fundit “u vesh si ushtarak dhe hipi mbi tank për të marshuar drejt Tiranës, në krah të gjeneralëve të jugut”.
Sali Berisha ti që e mban veten për patriot, si ka mundësi që ti sot ke për ministër të mbrojtjes një gjeneral të Milloshevicit, të paktën sipas atyre që ti ke thënë Arben Imamin.
Në fund po të kujtoj edhe c’ke thënë për Neritan Cekën:
Neritan Ceka mbetet shërbëtori kokulur i Ramiz Alisë apo limoni i shtrydhur i Fatos Nanos.
Për Sali Berishën Neritan Ceka i kujton shqiptarëve Koci Xoxen e dytë (Gazeta Rilindja Demokratike).