Çfarë i mungoi Kongresit?

0
76

Nga Bledar H. Prifti

Kongresi i Partisë Socialistë mund të konsiderohet si evenimenti më i rëndësishëm i Partisë Socialiste (PS), së majtës, dhe mbarë politikës shqiptare. Përvec faktit thelbësor se PS iu tregoi publikisht Shqiptarëve një program të qartë qeverisës bazuar në një ideologji të mirkonceptuar dhe mirprezantuar, ky kongres nxori në dritë dicka shumë thelbësore që ka lidhje me PS dhe të majtën Shqiptare.Të gjithë kujtojmë se që nga koha kur Edi Rama ka ardhur në krye të PS-së, Fatos Nano, ish-lideri i PS, ka dalë ngahera nëpër intervista mediatike për të sulmuar PS dhe lidershipin e saj në cdo eveniment të kësaj partie dhe në cdo soj zgjedhjesh. Por Fatos Nano mungoi të jepte deklaratat e tij mediatike, alla Opinion, në lidhje me kongresin e sapombajtur; munguan gjithashtu edhe shumë deklarata të tjera me të cilat jemi mësuar tashmë. Çtë ketë ngjarë vallë?

Që të ketë ndryshuar Edi Rama kaq shpejt nuk ka mundësi; nuk ka asnjë indikator thelbësor që mund të çojë në këtë përfundim. Rama është po ai që ka qënë dhe PS është po ajo që ka qënë. Ah po, diferenca e vetme ka qënë programi që është bërë publik tashmë. Por edhe kundërshtitë përkundrejt Ramës nuk kanë qënë për mungesë programi por për pretendime krejtësisht të tjera. Nëse do të ishte për programin, Rexhep Meidani nuk do të kishte bërë gafën dhe të linte namin si i vetmi politikan i cili sulmon programin e partisë së tij, program i cili nuk ishte sulmuar më parë as nga pala kundërshtare. E thënë troç, kundërshtitë e gjeneruara deri më sot kanë qënë të drejtuara vetëm kundër liderit dhe personit Rama, dhe synimi ka qënë largimi i tij. Një pjesë shumë e vogël e këtyre kundërshtive e kishin burimin tek qefmbetjet dhe hakmarrjet primitive për shkak të mosbërjes deputet apo kryetar.

Një indikator shumë i fuqishëm që tregon se gjërat po ndryshojnë në politikën Shqiptare janë lëvizjet e fundit të Presidentit Topi për tu shkëputur nga partia e Berishës dhe deklarata e fundit e spikeres Topalli në lidhje me presidentin e ardhshëm. Të dyja këto lëvizje janë të lidhura midis tyre, dhë është lëvizja e Topit ajo që kondicionon deklaratën e Topallit. Lëvizja e Topit e ka vënë Berishën në një pozicion tejet të vështirë. Berisha ka investuar aq shumë për diversion tek e majta sa një pjesë e mirë e pushtetit ka shkuar tëk Ilir Meta dhe shumë elementë jo të djathtë që janë të gatshëm që të sulmojë Edi Ramën dhe të bëjnë diversion brënda së majtës. Duke i ofruar shumë pushtet Ilir Metës dhe Vangjel Tavos, Sali Berisha ka krijuar një pushtet ku Berisha është në krye të qeverisë kurse demokratët enden rrugëve në opozitë bashkë më socialistët. Kjo situatë ka krijuar një armatë të tërë demokratësh të cilët janë të gatshëm t’i bashkohen lëvizjes së Topit.

Duke qënë përballë kësaj situate dhe duke parë përhapjen e shpejtë të bindjes se për hir të pushtetit të vetë Berisha po ofron pushtet vetëm për jodemokratë, do të ishte vetvrasje për Berishën nëse do të votonte për Fatos Nanon për pasardhës të Topit në presidence. Në një kohë kur demokratët e Berishës hodhën poshtë kandidaturën e demokratit Sali Shehu për kryetar të KLSH, si mund të votonte kjo parti për Fatos Nanon president? Mos është Nano më demokrat se Shehu? Pas rënies së kandidaturës së Shehut, çdo votim për një president të ardhur nga blloku i Ilir Metës do të ishtë fatale për Berishën dhe një dhuratë e madhe për lëvizjen e re të Topit.

Jo vetëm kaq, por një veprim i tillë do të rrezikonte ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme pasi shumë demokratë do të votonin kundër një kandidature të ardhur nga blloku i Metës. Shumë analistë e kanë anashkaluar këtë fakt, por zgjedhja e presidentit ka shumë gjasa të na cojë në zgjedhje të parakohshme. Për të limituar humbjet, Berisha e ka vendosur: Partia Demokratike nuk do të votojë një kandidaturë të majtë për president, aq më keq kur bëhet fjalë për Fatos Nanon. Topalli e deklaroi pastër dhe me bindje, dhe Nano duhet ta ketë marrë këtë mesazh shumë kohë përpara se Topalli të lëshonte deklaratën.

Fatos Nano duhet ta ketë kuptuar tashmë se ai është përdorur nga Berisha dhe Meta në mënyrën më finoke dhe më të degjeneruar. Dhe këtë e kanë kuptuar tashmë edhe ata që mbështesnin axhendën e Nanos. Tani Fatos Nano duhet të ketë kuptuar, pasi të gjithë socialistët e kishin kuptuar, se gjatë gjithë kësaj kohe ai është përdorur nga ana e Berishës dhe Metës si një klloun dhe vegël kundër Edi Ramës dhe PS. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Të gjithë individët me llogjik e dinë fare mirë se Nanon dhe socialistët nga pushteti i largoi bashkpunimi i Ilir Metës me Sali Berishën. Vetëm një naiv apo hipokrit nuk e kupton se në 2005-ën ishte Ilir Meta me Dritan Priftin dhe bashkpunimi i tyre me Berishën që hoqi socialistët dhe Nanon jo vetëm nga pushteti, por rrjedhimisht edhe nga politika.

Ishte dyshja Berisha-Meta e cila, edhe pas largimit të Nanos nga pushteti dhe politika, e degjeneroi dhe e degradoi figurën politike të Nanos në një paçavure mbi të cilën mund të pshurrnin të gjithë, si të majtët dhe të djathtët. Dhe kjo fatkeqësi e Nanos nuk është faji i Edi Ramës sepse nuk ka faj Rama që në 2005-ën Meta dhe Berisha i bën gropën Nanos. Nuk ka si të jetë faji i Edi Ramës që edhe në kohën kur PS ishte në pushtet Fatos Nano do të endej koridoreve të PS duke parë me zili Ilir Metën kryeministër. Dhe nuk ka se si të ketë faj Edi Rama që Fatos Nano e shndërron veten e tij në një prezervativ të pushteti të Berishës dhe Metës thjesht për hir të ëndrrëssë tij presidenciale.

Ishte dëshira e Fatos Nanos për tu bërë me çdo kusht president, dhe urrejtja primitive për liderin e ri të PS, Edi Rama, ajo që mbajti Berishën në pushtet në 2009-ën, që shkaktoi përçarje brenda së majtës, dhe që degjeneroi dhe degradoi figurën e Nanos si politikan. Dëshira e tij për të qënë president dhe dhelpëria e Berishën dhe Metës për ta përdorur këtë ambicje për interesat e tyre bëri që Nano të kishte akses të palimituar në hapsirat Opinion, prej nga ku në mënyrë të vazhdueshme ai do të fliste me plot vrer dhe histeri kundër PS dhe lidershipit të saj, edhe pse ishte i vetdijshëm për dëmin që i shkaktonte interesave të mbarë socialistëve dhe popullit. Kjo ambicje e Nanos dhe gadishmëria e tij perverse për tu vënë në shërbim të Berishës apo për tu bërë shofer i Ilir Metës shkaktoi probleme edhe brënda vet së majtës. Kjo është e kuptueshme kur ke një ish-lider i cili ka promovuar dhe ka ndihmuar në pushtet shumë individë, shumë nga të cilët gjenden sot në majat e PS, dhe karakteri primitiv i të cilëve i bën të ndjehen debitore përkundrejt Nanos.

Por besoj se tashmë gjithkush në PS duhet ta ketë kuptuar se ata kurrë nuk kanë për të bërë hajër në politikë nëse do i kërkojnë përfitimet e tyre politike duke shfrytëzuar kanale e nëndheshme të Sali Berishës apo duke shpresuar dhe kontribuar për dështimet e Edi Ramës dhe së majtës. Të paktën, ata duhet ta kenë kuptuar shprehjen se, në rastin më të keq, “i yti mishin ta ha por kockën ta ruan”. Fatos Nano dhe kushdo që e ndiqte atë nga pas në kanalet e nëndheshme të Berishës duhet ta kenë kuptuar se suksesi dhe e ardhmja e tyre politike gjendet realisht tek e majta dhe jo në prehrin e Sali Berishës. Shumë duhet ta kenë kuptuar se kokfortësia perverse për tu bërë me doemos kryetar bashkie, deputet, apo president, dhe urrejtja primitive që lind si rrjedhoj e mos realizimit të këtyre dëshirave, nuk bëjnë gjë tjetër por degradojnë figurën politike dhe morale të vet personit në fjalë.

Personat që përdorin kanalet e nëndheshme të Sali Berishës, apo zëvëndësit të tij Meta, nuk e kanë problemin me Edi Ramën por me veten dhe karakterin e tyre, sepse fundja, ulja e tyre në prehrin e Berishës nuk bën gje tjetër por konfirmon vendimin e drejtë të Edi Ramës dhe PS-së. Rasti Nano duhet të shërbejë si një mësim dhe mundësi për reflektim, dhe ky reflektim nuk duhet të bazohet tek shprehja “dorën që nuk e kafshon dot duhet ta puthësh.” Fatos Nano i mungoi kongresit nga studioja e Opinionit. Ç’të ketë ndodhur? Ka dy mundësi: ose (1) Nano nuk i hynë më në punë Fevziut ose (2) Nano ka shkuar për të rruajtur mjekrrën.