TemA Online, 1 Tetor 2012
Ish presidenti Topi foli dje për një gazetar që sipas tij është i lidhur me shërbimin sekret serb dhe që sot ka një detyrë shtetërore. Nga një vështrim i shpejt kuptohet qartë se gazetari më proverb në Shqipëri mbetet Frrok Çupi. Ai po ashtu është graduar së fundmi nga Berisha me një detyrë të lart, në një agjenci fantazim të krijuar enkas për të. Pyetja e vetme që lind është çfarë detyrimesh a Berisha ndaj këtij njeriu? E vetmja gjë e përbashkët ndoshta shpjegohet tek ajo që ish Presidenti thotë në lidhje me Serbinë. Lexoni më poshtë një koment të Frok Çupit kundër Kosovës pro Serbisë ende pa nisur lufta në Kosovë dhe përpiquni të kuptoni sa i do Berisha njerëzit e Serbisë në Tiranë.
“Të gjithë në fushë”,
Botuar në gazetën Koha jonë, 4 qershor 1998
Frok Çupi shkruan:
”Të gjithë në fushë por secili me mënyrën e tij dhe qëllimin e tij: Kanë zbritur nacionalistët e rremë. Këta e quajnë veten shqiptarë të thellë, por në fakt janë qytetarët më të cekët të Botës. Shumica e tyre janë njerëz që nuk kanë asnjë përgjegjësi, por që kanë të gjithë mbrojtjen e jetës së tyre e të familjes, prandaj thërrasin më shumë “Luftë” Të tjerët vriten, këta mbeten duke thërritur. Kanë zbritur në fushë të mashtruarit.
Këta ose janë bërë anëtarë të UÇK, ose janë fëmijë e naivë që për pesë minuta lënë jetën e tyre “për Kosovën”. Në fushë kanë zbritur “Mafiozët”. Këto ditë të gjithë mafiozët brenda Shqipërisë si dhe ata që ndodhen në Perëndim, kanë ndryshuar planet e “biznesit” dhe janë kthyer nga “patriotizmi”. Ata kanë formuluar frazën:”duhen armë për Kosovën” dhe kanë hapur llogaritë bankare për të shitur armë. Me siguri, kapitali i tyre do të shumëfishohet duke derdhur gjak njerëzish të pafajshëm në Kosovë.
Në fushën e “Kosovës” kanë zbritur edhe Berisha me shokë që shkaktuan tragjedinë më të madhe ndaj shqiptarëve vitin e kaluar. Këta, të ndihmuar nga qeverisja aktuale, kanë pritur ditën e sotme të cilën e dinin se do të arrinte. Ka ndodhur njëlloj si me të burgosurit e vitit të kaluar që dogjën nga burgjet dhe u bashkuan me të pafajshmit: “Hyni në radhët e të tjerëve të gjithë të pafajshëm”. Në luftën që po i shkaktohet Kosovës dhe ndoshta më gjerë, këta do ta ndiejnë veten si në detin që lanë të gjitha krimet.
Pas luftës në Kosovë, Berisha me shokë mund të shpallen heronj. Ka zbritur në fushë edhe qeveria aktuale. Kjo është fshehur prapa sloganit të Berishës “Një komb një qëndrim”, për të treguar patriotizëm. Ndërsa për të treguar modernizim qeveria paraqet formulat e ditës. Megjithatë ngjarja e kobshme në Kosovë përbën një shansë edhe për qeverinë Nano, e cila është shpallur si e dështuar. Kjo, me anë të “luftës për Kosovën” mund të mbulojë dobësitë e saj qeverisëse…
Tanimë të gjithë ndodhen në fushë. Kush do të fitojë? Kjo është çështja. Gjithçka i ngjan xhunglës ose edhe fitores prej fatkeqësisë. Por, ndërkohë kjo “fushë” i ngjan Pranverës së vitit të kaluar. Vitin e kaluar historia e jonë kombëtare kishte zbritur në fushën e luftës, por nuk dihej se cili do të fitonte. A fitoi alternativa më e mirë për popullin shqiptar Pranverën e kaluar?! Dihet se u vranë mijëra njerëz por nuk dihet se kush fitoi. Kështu mund të ndodhë edhe këtë herë fatkeqësisht me shqiptarët”.