Nga Sokol Bënja, 12 prill 2013
Niveli i tërheqjes së fëmijëve në shkollë, të paktën në Arsimin Bazë është ulur dhe ulja është më tepër se e ndjeshme – është në nivelin e vendeve më të varfra në botë. Parametrat po konfirmojnë afrikanizimin e Shqipërisë. Manipulimi i statistikave zyrtare është një tregues i një problemi edhe më të mprehtë ndërsa analiza e realitetit është një mungesë e vazhdueshme, si një karakteristikë tipike e një vendi të varfër.
Ngjarjet e rënda janë shtuar dhe ka nevojë të perceptohet një hierarki e gravitetit të gjërave. Po mbushen afro dy dekada nga lulëzimi i firmave piramidale që krijuan një “bombë” ekonomike, shpërthimi i të cilës i shtriu efektet për disa vjet dhe në sfera përtej asaj ekonomike, deri në rrënimin e shtetit dhe të shoqërisë. Ndërsa “gangrenizimi” i arsimit ka disa dekada që po ndodh. Perceptimi është bërë jo i lehtë me sy të lirë për shkak të familjarizimit gradual që po shuan shqisat tona dhe për shkak të shtrirjes në kohë – ka mbi 20 vjet. (Ndoshta dëmtimi ka filluar që në vitet 1980’). Opozita foli për rënie deri në 85% të nivelit të regjistrimeve por më vonë kjo çështje nuk u lakua as për shifrat, implikimet apo domethënien që bart në vetvete.
Më poshtë do shqyrtohen kryesisht dy tipe të dhënash: Niveli Neto i Regjistrimeve (NNR) dhe Niveli Bruto i Regjistrimeve (NBR). NBR për arsimin bazë (Kl. 1-9 apo Kl. 1-8 deri në 2008) është raporti i numrit të nxënësve në arsimin bazë në total kundrejt numrit të popullsisë për këtë grupmoshë që nënkupton ky nivel arsimi: 6-15 vjeç.NNR për arsimin bazë (Kl. 1-9 apo Kl. 1-8 deri në 2008) është raporti mes numrit të nxënësve në arsimin bazë që është brenda kufijve të moshës që nënkupton ky nivel arsimi (6-15 vjeç), dhe numrit të popullsisë për këtë grupmoshë që nënkupton ky nivel arsimi: 6-15 vjeç. NNR nuk përfshin ata nxënës që janë në një cikël arsimi, por janë në moshë më të madhe apo më të vogël se mosha ligjore për atë cikël. Nëse nxënësit hyjnë më të mëdhenj në klasë të parë përfshihen në llogaritje deri sa arrijnë moshën maksimale për ciklin e arsimit bazë (15 vjeç), dhe më pas nuk llogariten si numër. E njëjta gjë me nxënësit përsëritës që llogariten vetëm derisa mbërrijnë moshën maksimale për atë cikël. Psh., në Klasë 9, mund të ketë një numër nxënësish që kanë hyrë më të mëdhenj se mosha ligjore ose kanë ngelur, dhe kështu e kanë kapërcyer moshën maksimale që parashikon arsimi 9-vjeçar. Këta llogariten në NBR (prandaj NBR del më e lartë) por jo në NNR. NNR shërben për të identifikuar masën e fëmijëve të grupmoshës së arsimit bazë që gjendet jashtë shkollës. Në vendet e qytetëruara është absolutisht mbi 99%.
NBR mund të sjellë në disa raste konfuzion. Ka vende (të botës së tretë) që e kanë mbi 100%, (edhe 120% në disa raste) për shkak të numrit të lartë të nxënësve ngelës dhe tërheqjes jo të rregullt të fëmijëve në arsim – me fushata, në varësi të projekteve apo reformave që ndërmerren. Në vendet perëndimore NBR dhe NNR janë pak a shumë në nivele të ngjashme, me një diferencë të lehtë. Për Shqipërinë, NNR dhe NBR nuk paraqesin shumë diferencë: numri i ngelësve është tepër i vogël, rreth 1-2%, ndërsa numri i fëmijëve që hyjnë në shkollë 7 vjeç mund të shkojë edhe deri 20% të regjistrimeve në klasë të parë, por “tretet” në masën e madhe të 9-vjeçares nga njëra anë, si dhe përshtatet (mosha) në raportimet e të dhënave nga ana tjetër.
Deri në 1990, lidhur me shkallën e tërheqjes së nxënësve dhe arsimimin e tyre, Shqipëria ka qenë në “shoqërinë” e Europës Perëndimore & Lindore – dhe ka qenë edhe më lart se disa vende të kësaj zone. Për të krijuar një ide, është e nevojshme të shikojmë ecurinë e Shqipërisë në këto 20 vjet krahasuar me blloqet kryesore sipas cilësisë së shifrave: Europa Perëndimore & Amerika e Veriut, Europa Lindore, Azia Lindore, Azia Juglindore, Amerika Latine dhe Karaibet, Shtetet Arabe, shtetet e tjera të Afrikës, dhe në fund, me nivelet më të ulta botërore ka qenë dhe ngelet Afrika e Zezë (ose Afrika Sub-Sahariane). Tabelat më poshtë kanë marrë vetëm disa shtete nga blloqet kryesore sa për referencë.
Situata në 1980 marrë nga UNESCO Institute forStatistics(UNESCO Institute for Statistics)
Burimi: (UNESCO Institute for Statistics)
Burimi: (UNESCO Institute for Statistics)
Shqipëria kishte arritur nivele të larta jo vetëm në arsimin fillor dhe arsimin bazë, por edhe në nivelet më sipër, atje vendet e botës së tretë nuk arrinin të krahasoheshin me botën e zhvilluar (Perëndimin). Në nivelet e arsimit bazë ose të paktën në nivelin e fillores, shumë nga vendet e botës së tretë kishin tregues jo dhe aq të ulët. Shkarja e Shqipërisë bëhet më serioze për shkak se po humbim terren edhe në nivelin e fillores dhe arsimit bazë, që është çështje për diskutim vetëm për vendet më problematike të botës. Tabela më poshtë jep nivelet e NNR në Arsimin Fillor në 2010
NNR në Arsimin Fillor në 2010
Burimi (UNESCO Institute for Statistics)
Në vetëm 20 vjet, Shqipëria ka kryer një “zhytje” radikale duke prekur fundin. Jemi parakaluar nga Iraku (pavarësisht se aty pati një luftë), Kamboxhia, India, Malawi, Laosi, Kepi i Gjelbër, Swaziland, Botswana, Bangladesh, Burundi, Benini. Tani krahasohemi në nivelin e Mauritanisë, Nepalitdhe jemi shumë afër për t’u parakaluar nga Jemeni, Mozambiku, Gana, Etiopia. Sic shihet kemi rrëshqitur nga zona jonë natyrale (Europa më gjerë dhe Europa Qendrore & Lindore), duke përshkuar nivelet përmes Azisë Lindore, Amerikës Latine, Shteteve Arabe (Afrika Veriore kryesisht), Azia Juglindore. Aktualisht jemi akomoduar paksa mbi mesataren e Afrikës së Zezë; jemi më mirë se shumica e këtyre vendeve por ka disa vende të Afrikës së Zezë që na e kalojnë. Afrika e Zezë ka bërë progres në 3 dekadat e fundit: nga afro 50% në76%. Europa Lindore u mbajt tek arsimi universal – domethënëafërsisht 100%. Shqipëria është unike në rënien nga afërsisht 100% për arsimin fillor në 80% në 2010. Grafiku tregon qartë pozicionimin tonëeuropian në 1980 (dhe kështu vazhdoi edhe në 1990) dhe vendndodhjen tonë të re në 2010. Këto janë të dhënat formale, që nuk përfshijnë braktisjen e fshehtë dhe sidomos eficencën në arsimin bazë dhe atë të mesëm. Diferenca mes vendeve të zhvilluara dhe atyre të pazhvilluara është më tepër tek cilësia dhe eficenca në arsim. Prandaj tablo më sipër nuk duhet marrë si një fakt absolut.
Përafrimi afrikan duket edhe nga një verifikim tjetër, që shqyrton numrin e viteve të shkollimit (numri mesatar i viteve të shkollimit).[1].
Shifrat për vitet e shkollimit në dy kulme të segmentit 1990-2008[2]
1990 |
2007-2008 |
|
Europa Qendrore&Lindore |
11.8 |
17,4 |
Sllovenia |
12.3 |
16,2 |
Hungaria |
11.2 |
15.3 |
Kroacia |
11.4 ( in 1994) |
15 |
Serbia |
13 |
|
Maqedonia |
11.0 ( in 1994) |
12 |
Shqipëria |
11.5 |
8.6 |
Afrika Sub-Sahariane (Afrika e Zezë) |
6.0 |
9.0 ( in 2009) |
Burundi |
4.6 |
10.5 ( in 2009) |
Angola |
4.1 |
10.2 ( in 2009) |
Omani |
7.6 |
13.5 ( in 2009) |
Burimi: (UIS, Global Education Digest, 2011)[3]
UIS nuk ka të dhëna për Shqipërinë në vitet e fundit. Prandaj është përdorur shifra 8.6 vite arsim për 2007-2008 marrë nga Dokumenti I Projektit “Cilësi e Barazi në Arsim” 2006 (Banka Boterore (Projekti “Cilesi dhe Barazi ne Arsim), 2006, p. 8)
Duhet përmendur se në 2009-2013, në vitet e Strategjisë Kombëtare, shifra e viteve të shkollimit duhet të ketëpatur rritje të ndjeshme. Vetëm se preokupimi është nëse rritja e numrit të nxënësve në arsimin e mesëm dhe veçanërisht studentëve në arsimin e lartëështë thjesht inflacion, cka do ta bënte këtë rritje të pavlefshme.
A ka rënie të nivelit të regjistrimeve? – Verifikimi i të dhënave
Të dhënat zyrtare mohojnëqë niveli i regjistrimeve të nxënësve të ketë rënë në shkallë të konsiderueshme. Që nëvitet 1960’, Shqipëria kishte arritur, për arsye komplekse, dhe kryesisht nga ish-përkatësia me kampin socialist tëEuropës lindore, të siguronte një standard të rëndësishëm lidhur me arsimin, ndër të cilët edhe atë të arsimit universal të paktën deri në arsimin bazë. Ka një përpjestim të drejtë mes këtij standardi dhe potencialit të një shoqërie për zhvillim, i cili ndoshta nuk realizohet në disa vende për arsye të tjera që lidhen me struktura sociale e politike të një shoqërie. Në kushtet kur ky standard nuk është arritur, shanset për zhvillim janë të pashpresa.
Qysh para 4 dekadash Shqipëria iu largua zonës së shteteve që vuanin nga ky problem, por, ka mëse një dekadë që“murtaja e padijes dhe pazhvillimit” është rishfaqur.Shoqëria shqiptare mund të ketë nevojë të rishikojë prioritetet e saj dhe të fillojë ta shikojë këtëdeficence me vëmendje më të madhe se ndoshta ka parë “Gërdecin”, rrënimin e institucioneve politike, pikëpyetjet ekonomike, etj.
A ka vërtet çështje? Nëse po, nëçfarë mase apo shkalle dhe çfarë konsekuencash përfshihen? Sipas statistikave zyrtare të MA (Ministrisë së Arsimit), NNR për vitin 2003-2004 ka qenë 97% dhe NBR 103% (Ministria e Arsimit, 2005, p. 24). Në një botim tjetër të MA, NNR për 2000 jepet 97% ndërsa NBR 107% (Ministria e Arsimit, p. 140). Edhe në dokumentin e Projektit “Cilësi e Barazi në Arsim”, (Banka Boterore (Projekti “Cilesi dhe Barazi ne Arsim), 2006) që përfshinte (jo vetëm) dy partnerë kryesorë: Bankën Botërore dhe Ministrinë e Arsimit, NBR jepet në nivelin 104% për vitin 2002. Tabela më poshtë krijon një pamje optimiste për Arsimin Bazë, krahasuar me vendet në rajon.
Të dhëna krahasuese për NBR, (Banka Boterore (Projekti “Cilesi dhe Barazi ne Arsim), 2006, p. 25)
Ndërsa në dokumentin e strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2009-2013 (Ministria e Arsimit, 2009, p. 5), miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, situata jepet si më poshtë;
NNR në Arsimin Bazë[NER është NNR]; [GER është NBR]:
Dhe krahasimisht me vendet e rajonit (2007-2008):
Albania |
Europe |
Serbia |
Macedonia |
Croatia |
Slovenia |
92 |
95 |
96 |
93 |
90 |
93 |
Pra nuk ka çështje (“Ja pra që krisma s’ka pasur!”[4]). Veçse, është një tjetër burim i besueshëm, që verifikon të dhënat dhe jep një panoramë tjetër.
Në vitin 2000, Banka Botërore filloi një projekt në Shqipëri, “Reforma Arsimore” (2000-2004) planifikuar të realizohej për 4 vjet, dhe synonte të shtronte themelet prej nga do të mundësohej ringritja dhe zhvillimi i arsimit shqiptar. Projekti përfaqëson dy subjekte faktikisht: Bankën Botërore dhe Ministrinë shqiptare të Arsimit si partner kryesor. Edhe të dhënat janë marrë zyrtarisht nga Ministria e Arsimit (MA). Tabela më poshtë është marrë nga dokumenti i projektit dhe përmbante të dhëna edhe për shtete të tjera. Këtu prezantohet që duke filluar nga 1991, niveli i regjistrimeve fillon rënien, cka përputhet edhe me perceptimet e qytetarëve që jetonin realitetin shqiptar. Në 1998, NBR zbret frikshëm deri në 92%.
NBR në Arsimin Bazë 1989-98
Burimi: Përllogaritjet vijnë nga Zyra e Statistikave të Shqipërisë[5]dhe UNICEF (1998).(Marrë nga raporti i S. Berryman, drejtuesja e ekipit të projektit të Bankës Botërore 2000-2004) (Berryman, 2000, p. 81))
Në raportin e 2005 në kontekstin e aplikimit për një projekt për Shqipërinë në kuadër të EFA FTI (EFA FTI, 2005) (f. 28), (Banka Botërore, UNICEF bile edhe Ministria e Arsimit ishte pjesë e kësaj iniciative dhe të dhënat natyrisht u shërbyen nga MA), NNR për 2002 raportohet në nivel 85.3 për qind.
Në statistikat e UNESCOs, shifra NNR në Arsimin Bazë për 2009, (e raportuar nga autoriteti zyrtar kombëtar sigurisht – dmth, Ministria e Arsimit) është80.8 për qind(UNESCO Institute ofStatistics, UIS). Për 2010, NNR e Arsimit Bazë jepet 80%. Këto të dhëna kanë qenë prezente në website-in e UNESCO Institute forStatistics deri në 2012, por sot janë fshirë dhe kutizat për Shqipërinë kanë ngelur bosh. Të dhëna figurojnë ato cka raportuar institucioni zyrtar shqiptar si më poshtë:
Vitet | 1999 | 2000 | 2001 | 2003 |
NNR Arsimi Fillor | 99% | 99% | 99% | 99% |
Në një tjetër autoritet ndërkombëtar, MA ka raportuar shifrën NNR për Arsimin Bazë në 2009 në 85 për qind (Global EducationDigest (UIS, Global Education Digest, 2011, p. 113) (Kjo figuron akoma – pasi është botim). Gjithashtu, 30.000 fëmijë të moshës shkollore për arsimin 8-vjeçar nuk janë në shkollë. (UIS, Global Education Digest, 2011, p. 132)
Një shifër e ndryshme rezulton në studimin e PISA 2009 (provimi i njohur i OECD për 15-vjeçarët). Niveli i 15 vjeçarëve regjistruar në shkollë në klasa të ndryshme (Kl. 7, 8, 9), përkundër numrit të përgjithshëm të popullsisë së kësaj grupmoshe, jepet 77 për qind (Vol. II,)
Fabula e tëdhënavestatistikore
Gjatë harkut të 20 viteve mashtrimi me të dhënat ka qenë disi “me frena të liruara”. Provat për këtë i japin vetë institucionet zyrtare drejtuar nga e majta dhe e djathta në periudha të ndryshme. Më poshtë vijojnë të shifrat dhënë apo raportuar nga Ministria e Arsimit (MA) zyrtarisht ose në kuadër projektesh (tek UNESCO, Banka Botërore, UNICEF, BE etj.)
Niveli për Arsimin fillor rezulton si më poshtë:
- NNR 99% në të dhënat raportuar UNESCO-s deri në 2003 dhe më pas nuk figuron raportim;
- NNR 94% në statistikat zyrtare të MA deri në 2006, ulet në 92% në 2007, dhe ulet në 89.3% në 2008
- Afërsisht në këto nivele apo linjëështë raportuar tek Pyetësori për Bashkimin Europian;
- Në statistikat zyrtare të MA, NBR në fillim të viteve 2000 është raportuar 110%, 107%; 104 ose 103%;
- NNR 85% raportuar për Global Education Digest, që ofron të dhënat zyrtare të Institutit të UNESCOs për Statistikat;
- NBR 92% ulur që në 1998, përgjatë një ulje graduale filluar që nga 1991-1992 (NNR përllogaritet 2-3 % ose 5-10% më e ulët)
- NNR është raportuar tek UNESCO Institute for Statistics 80.8% në 2009 dhe 80% në 2010 – por pas 2012, këto të dhëna nuk janë më në këtë website
- 77% e 15-vjeçarëve rezultojnë në shkollë sipas PISAs (studimi I OECD)
Shihet që ka një kaos të dhënash krijuar nga vetë MA. Megjithatë, mund të identifikohen 2 alternativa:
Alternativa 1. Sipas studimit nga S. Berryman (Berryman, 2000), NBR filloi të zbriste nga 103.2 % në 1989, në 96% në 1995 dhe në 92% në 1998. NNR ka qenë të paktën 2% më ulët se NBR (diku diferenca jepet edhe më 5-10 % më pak se NBR), pra në 1998 kishte zbritur 90% ose më tej. Edhe shifrat nga raporti në kuadër të EFA FTI, (NNR 85%), shifrat e Global Education Digest (UNESCO) konfirmojnë këtë gjë deri në NNR 80% paraqitur deri në 2012 nga UNESCO Institute for Statistics.
Alternativa 2. Pavarësisht të dhënave raportuar si më sipër, MA vazhdoi të jepte NNR në 99% (raportim deri në 2003) apo NBR në gjendje të qëndrueshme: 103% në 2003, 103% në 2006. Kjo jepet në statistikat zyrtare, në Strategjinë Kombëtare, në raportimin në BE (Pyetësori).
Ajo çka bie në sy është se Alternativa 2 ka një lidhje me kontekste politike ndërsa Alternativa 1 është më tepër produkt I ekspertëve të huaj, kur, në vend që të pranonin shifrat servirur nga MA, insistonin derisa merrnin të dhëna më të sakta (të dhënat e sakta janë limit I paarritshëm, drejt të cilit ka përpjekje të vazhdueshme).
Edhe brenda Alternativës 2, ku politika ndërhyn tek të dhënat zyrtare, MA përsëri zbulon në mënyrë implicite realitetin zbritës të shifrave: NBR nga 103% në 2004, zbret në afro 94% në 2008-2009, dhe afro 92% në 2009-2010; ndërsa NNR zbret nga 94% në 2004, në 89% në 2008-2009 dhe afro 87% në 2009-2010. E gjithë periudha është një kurbë zbritëse konsistente dhe të rregullt, jo kaotike apo konfuze. Një lëvizje e rregullt me drejtim poshtë.
Analizë & egzaminim i shifrave
Për të tentuar një analizë të të dhënave, mund t’u referohemi shifrave absolute që jep INSTAT.
Viti | Shifra INSTAT | Tendenca kundrejt 1991 | |
1991 – 92 | 540133 | 540133 | |
1992 – 93 | 525892 | 525892 | 97.4% |
1993 – 94 | 535713 | 535713 | 99.2% |
1994 – 95 | 550737 | 550737 | 102.0% |
1995 – 96 | 558101 | 558101 | 103.3% |
1996 – 97 | 560731 | 560731 | 103.8% |
1997 – 98 | 559324 | 559324 | 103.6% |
1998 – 99 | 553411 | 553411 | 102.5% |
1999 – 00 | 543967 | 543967 | 100.7% |
2000 – 01 | 535238 | 535238 | 99.1% |
2001 – 02 | 523253 | 523253 | 96.9% |
2002 – 03 | 503992 | 503992 | 93.3% |
2003 – 04 | 491541 | 491541 | 91.0% |
2004 – 05 | 474637 | 474637 | 87.9% |
2005 – 06 | 450702 | 450702 | 83.4% |
2006 – 07 | 447302 | 447302 | 82.8% |
2007 – 08 | 428435 | 428435 | 79.3% |
2008 – 09 | 457886 | 407010 | 75.4% |
2009 – 10 | 439995 | 391107 | 72.4% |
Në kolonën e dytë janë shifrat që jep INSTAT; në kolonën e tretë është bërë përllogaritje për 2009 dhe 2010, që përmbajnë 9 klasa dhe jo 8, prandaj u është dhënë koeficenti 8/9 për të ndërtuar tendencën reale. Kolona e fundit jep raportin e shifrës së çdo viti kundrejt vitit që është marrë referencë (1991). Grafiku përkatës është si më poshtë
Analizë dhe verifikim i shifrave
Argumenti kryesor nga ana zyrtare është se nuk ka ulje të NNR, por, numri i ulët i të regjistruarve vjen për shkak të rënies së ritmeve të lindjeve (dhe rënies së numrit të popullsisë) uljes së numrit të fëmijëve/kësaj grupmoshe. Këtë argument e mbështet edhe shifra e dhënë nga Census 2011, për uljen e numrit të popullsisë. Nëse është kështu, NNR, raporti i numrit të fëmijëve në shkollë ndaj atyre të lindur nuk është problemor, dmth, nuk kanë ngelur fëmijë jashtë sistemit shkollor.
Të dhëna të rëndësishme dalin nga krahasimi i statistikave ofruar nga burime zyrtare. Tabela më poshtë jep popullsinë sipas grupmoshave në kolonën e dytë. Ndërsa në kolonën e tretë është llogaritur grupmosha duke marrë si burim shifrat e INSTAT për lindjet sipas viteve. Domethënë, sipas Census 2011, në këtë vit kishte 181.697 fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç. Duke mbledhur nga një burim tjetër, shifrat e INSTAT për fëmijët lindur mes viteve 2002-2006, rezultojnë 203.617 fëmijë, pra shifra e Census 2011 është 10.8% më pak. I njëjti krahasim nxjerr se Census 2011 jep një shifër për grupmoshën 10-14 vjeç më të vogël se shuma e fëmijëve lindur në vitet përkatës – 17.9% më të ulët. Për grupmoshën 15-19 vjeç kjo është 24.5 % më ulët.
grupmosha |
Census 2011 |
Lindjet ne vite sipas INSTAT | pasaktësia |
5-9vjeç |
181,697 |
203,617 |
10.8% |
10-14vjeç |
233,376 |
284,273 |
17.9% |
15-19vjeç |
268,746 |
355,773 |
24.5% |
20-24vjeç |
243,645 |
398715 |
38.9% |
Mund ta analizojmë edhe nga një këndvështrim tjetër. Marrim grupmoshën e fëmijëve lindur në vitet 1987-1995. Sipas shifrave të INSTAT, në këto vite kanë lindur (afërsisht) 693276 fëmijë. Por, në statistikat që jep INSTAT, në vitin 2000-2001, gjenden në arsimin 8-vjeçar 535238 nxënës. Edhe nëse aplikojmë shkallën 92% të NBR (shkalla që jep Projekti i Bankës Botërore (2000-2004) deri në vitin 1998), popullata natyrale e kësaj grupmoshe do të përllogaritej në 581780 fëmijë, ose 84% krahasuar me shifrën që del nga lindjet në këto vite (INSTAT). Pra, edhe nëse grupmosha lindur në 1987-1994 ka emigruar gjate viteve 1990’ deri në 2000 në masën 16%, shifra e NBR me 92% përsëri del e pakontestuar. Ndërsa Census 2011 prezanton që nga grupmosha lindur në vitet 1987-1994, deri në 2001 ishin identifikuar prezent 84% në Shqipëri, pasi kryen shkollën. Pra 16% rezultojnë jo prezentë – mund të jenë jo të regjistruar dhe një pjesë e tyre mund të ketë emigruar. Por në vitin 2011 figurojnë “të emigruar” në masën 41% (grupmosha 16-24 vjeç përllogaritet me përafërsi sipas Census 2011 në 409913 vetë[6]). Ata që kanë jetuar në Shqipëri në dekadën e fundit absolutisht nuk e “gëlltisin” këtë deformim.
Është për t’u shënuar që edhe këto shifra për lindjet natyrale vështirë të jenë të sakta – nga autoritete që neglizhojnë marrjen dhe regjistrimin e të dhënave, dhe që kanë dëshmuar vullnet për të shtrembëruar të dhënat. Një numër I konsiderueshëm fëmijësh nuk janë regjistruar edhe pavarësisht vullnetit për shtrembërime: fëmijë lindur jashtë shtetit, ose fëmijë lindur në zona apo nga kategori tëmargjinalizuara që nuk kanë kontakt me zyrat e gjendjes civile, si psh., periferitë e qyteteve të mëdha, komuniteti rom dhe/ose egjiptian, fshatra të largët, etj. Nëse do të kishim një mekanizëm të saktë, masa e problemit do të dilte në përmasa shumë më të mëdha. Kalkulimet më sipër vetëm japin përllogaritje të përmasave brenda mundësive që japin shifrat e servirura nga pushteti, vullneti i të cilit nuk është në përputhje të plotë me preokupimin për çështjen. Të dhënat e sakta kushtëzohen nga vullneti dhe interesi për statistika të sakta, ekspertizë profesionale, që përsëri nuk do mjaftonin nëse institucioni I statistikave nuk do kishte burime të mjaftueshme teknike e financiare për të kryer punën.