Byroja e Hetimit: A mund të shkojë deri te Berisha?

0
50

ResPublica.al | 3 nëntor 2013

Janë tri intervista që sjell sot Dita, me ministrin Naço, një ish-kryeprokurorin Rakipi dhe ish-shefin e shërbimeve sekrete Fatos Klosin mbi nuklin që pritet të quhet Byroja Kombëtare e Hetimit. Byroja përflitet si propozim i Toni Blerit mbi ngritjen e një “FBI”-je shqiptare, por ekzistojnë frikërat se mund të dublojë Prokurorinë.

Sipas Klosit është hapi efikas që duhet bërë, edhe pse beson se duhet të kyçet në të dhe Policia Gjyqësore dhe ShISh. Klosi nuk beson se Byroja është një ngritje “steke” për arrestime të larta, sepse për të ligji nuk ka stekë.

Korrekt dhe të mirëpritur” e konsideron Rakipi, edhe pse nuk është njohur me projektin.

Sipas Ministrit Naço, qëllimi është që të goditet në zemër korrupsioni. Ky nukël ka si qëllim “të gjejë prova e fakte, të kopsisë dosjet sa më mirë dhe me rezultate” dhe shton se “sulm ndaj korrupsionit nuk do të thotë vetëm zyrtarët e mesëm, por edhe të lartë“.

k.c.