Buzhala: Pse e shajnë Lubonjën e Idrizin, e jo Grabovcin e Bujën?!

0
42

standatrdi.info, 12.08.2013

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Berat Buzhala, kritikon të gjithë ata qe e shanë në mënyrë të paskrupullt Fatos Lubonjën, por futën bishtin nën këmbë për Adem Grabovcin e Shukri Bujën, të cilët po dëmtojnë sigurinë dhe vet shtetin e Kosovës.
“Për Vlora Citakun, Memli Krasniqin, Ernest Lumen, e plot te tjere qe per pak sa nuk i veshen uniformat per ti arrestu me doren e tyne Arben Idrizin e Fatos Lubonjen.

Pasi nje BMË u perplas fuqishem mbi nje pompe te benzines ne Prishtine disi edhe u durova mos te reagoj, ndonese vozitesi i kesaj veture tashme eshte nje recidivist i njohur i jetes se nates dhe biri i nje politikani, gjithashtu te njohur.

Por nuk munda dot te rezistoj pa e bere nje reagim, kur djalit te Shukri Bujes, tash nga nje kend tjeter ju pergjigj nje recidivist tjeter i jetes se nates, Guximi, djali i Adem Grabovcit.
nuk deshiroj te merrem me jeten e pakontrolle qe keta dy te rinj ka kohe qe po e zhvillojne. Fundja kjo do te duhej te ishte pune e organeve te rendit, por qe sipas te gjithe gjasave edhe ketyre te fundit moti u ka humbur guximi per ti kryer obligimet e tyre ligjore.

Arsyeja pse po shkruaj eshte qe te shprej irritimin tim te thelle me koleget e mi politikan qe per Benin e Lubonjen e ben gati turren e druve, kurse per Bujen e Grabovcin dhe nenshtrimin qe keta po ia bejne shtetit, e kane futur bishtin nder shale dhe po bejne sikur asgje nuk po ndodh.

A e din apo nuk e din te apostrofuarit, Vlora, Memli e Ernesti se shtetin tone nuk do ta rrezikoje asnjehere Ben Idrizi e Fatos Lubonja – madje edhe nese i shkruajne gjerat me te cmendura – por shtetin e rrezikojne sjelljet mafioze te familjeve te politikaneve. Mire do te benin ta thonin ndonje fjale…”, shkruan Buzhala në rrjetin tij social Facebook./standardi.info