Buxhovi: Rugova e Berisha kishin raporte të tensionuara

0
29

TemA, 28 Shtator 2013

“Raportet e Ibrahim Rugovës me Sali Berishën nuk kanë qenë aq të mira”.

Kështu deklaroi historiani dhe një nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi.

Ai tha se “Shqipëria është shtirur në atë kohë se gjoja e njeh shtetin e Kosovës, por këtë kurrë nuk e ka bërë këtë gjë”.

“Berisha i ka kërkuar shpesh Rugovës që të dalë në zgjedhjet e Serbisë”.

“Por Rugova nuk ka pranuar”, tha Buxhovi në emisionin Infomagazine në Klan Kosova.

Ai tha se ka dokumente që dëshmojnë për tensionet mes Berishës dhe Rugovës.

Sipas tij, Rugova ka pasur raporte të mira me ish- udhëheqësin komunist, Ramiz Alia.

Sipas Buxhovit, Rugova dhe Alia kanë pasur një marrëveshje të fshehtë për përgatitjen e njerëzve për situata të ndryshme, qoftë edhe luftë./reporteri