Ismet Hasani, Suedi
(rreth Hydajet Hysenit)
Në 60 vjetorin e lindjës se Hydajet Hysenit,veprimtarit të Çështjës Kombëtare, deputetit të Parlamentit të Kosovës, shkrimtarit, poetit, publicistit dhe autorit tyë shumë tituj librash, z. Hydajet Hyseni*, i cili pikërisht më 10 mars 2014 mbushi 60 vjet. *(lexo në fund)
Ky njeri i mirë, u kushtoj poezi të mira, poashtu njerëzve të mirë. U kushtoj atyre që para tij kishin përjetuan atë që është e kundërt me termin liri (sikur mos të ekzistonte fjala ”burg”, nuk do ”zbulohej” fjala liri) Sepse, ky njeri i mirë, si duket, po nga këta njerëz të mirë, mësoi se E VËRTETA, LIRIA dhe VIRTYTI, janë tri gjëra për të cilat duhet ta duam jetën. E mësoi se me virtyt nënkuptojmë vetitë, cilësitë dhe veçoritë e mira që i posedon njeriu.
Ismet Hasani
Jo rastësisht, përzgjodhi tre të mirët dhe ua kushtoj vargjet e mira, si:
1. Adem Demaçit – Mendelës së Kosovës! Në nderim të Nelson Mandelës, Mandelës sonë dhe Mandelave të tjerë anë e kend botës!
2. Pjetër Bogdanit dhe
3. Isa Boletinit.
Është madhështore kur një njeri, i cili veten e tij e quan ”të vogël” ndërkaq shkruan fjalë të mëdha e të famshme për njerëzit e mëdhenj.
Aq më madhështore është kur ky njeri ”i vogël” në errësirën e burgut shkruan gjëra me vlerë kapitale për ata që shumë vite para tij kanë ”shijuar” mykun dhe kundërmimin e rëndë në errësirën e tmerrshme! Dhe, këta njerëz, duke i përballuar kësaj errësire, kanë demantuar mendimet se errësira, njeriut ia humb mbamendjen! Këta njerëz, në errësirën e tmerrshme kanë vu para vetes synimin, qëllimin, idealin dhe këto ua kanë shëruar shpirtin, ua kanë ushqyer trurin dhe ua kanë kthjelluar mbamendjen, kështu që në errësirën e tmerrshme u janë hapur sytë, të cilët ua kanë ndriçuar aq hapsirë, sa së pakut ta shohin letrën në të cilën do shkruajnë fjalët e tyre të famshme…!
Në fakt, truri i tyre ka ”urdhëruar” syve, që të bëjnë dritë, njejtë sikurse poça elektrike që bën dritë pasi të dirigjohet nga ndërprerësi elektri…! Pra, këta njerëz të bekuar, kanë parë me trurin e tyre, me mendjen e kthjellët, kështuqë krejt atë që e kanë pasë në mendje, edhe e kanë shkruar, e ai shkrim me ato fjalë konsiderohet ”shkrim me fjalë të arta!”
Mendoj se, njeriu nuk vlerësohet në bazë të asaj që disponon (ka), por vlerësohet në bazë të asaj që ofron, dhuron, jep. Dielli disponon zjarr dhe nxehetësi të madhe që kallë e zharritë, por neve na ofron, dhuron e jep – dritë! E drita është – jetë!
Poashtu mendoj se, nuk është aq me rëndësi që njeriu të jetë i ditur dhe i pasur! Shumë më me rëndësi është që njeriu me deshirën e vet t’i bëjë tjetrit mirë!
Po, edhe në qoftë se njeriu nuk di, apo nuk ka mundësi të bëjë mirë, së pakut të mos bëjë keq!*
Hydajet Hyseni
(1).Burgu nuk është vetëm burg!
(kushtuar Adem Demaçit)Burgu nuk është vetëm burg
Është më shumë se kaq…Burgu nuk është vetëm errësirë,
Është më shumë se kaq,
Më shumë se errësirë,
Është boshllëk i mbushur terr,
Terr e zbrazëtirë….
Shpëton vetëm ai,
Që e mbush këtë zbrazëtirë,
Me dritën e syrit të tij
Me Dritën e mirë.Burgu nuk është vetëm vuajtje,
Është më shumë se kaq,
Më shumë se mynxyrë,
Është boshllëk i mbushur vuajtje,
Vuajtje e zbrazëtirë
Shpëton vetëm ai,
Që e mbush këtë zbrazëtirë,
Me ëndrrën e tij,
Me Ëndrrën e mirë.Burgu nuk është vetëm dhembje
Është më shumë se kaq,
Më shumë se dhembësirë,
Është boshllëk i mbushur dhembje,
Dhembje e zbrazëtirë,
Shpëton vetëm ai,
Që e mbush këtë zbrazëtirë,
Me shpresën e tij,
Me Shpresën e mirë.Burgu nuk është vetëm burg,
Është më shumë se kaq,
Më shumë se burgëtirë,
Është boshllëk i mbushur urrejtje,
Urrejtje në zbrazëtirë…
Fiton vetëm ai,
Që e mbush këtë zbrazëtirë,
Me zemrën e tij,
Me zemrën e mirë,
Që e mbush me dashuri,
Me zemrën e lirë…Globi nuk është vetëm burg,
Është më shumë se kaq,
Është shumë më shumë se burg,
Është boshllëk i pështirë,
Me burg, terr, vuajtje, dhembje,
Mbushur një zbrazëtirë,
Shpëton e fiton vetëm ai,
Vetëm shpirti i fortë,
Vetëm shpirti i dëlirë,
Shpirti që mbush globin,
Me Besë e Shpresë e Dashuri,
Me ëndrrën e mirë.
*
(2).THONE ËSHTË PARË PJETËR BOGDANINjë ditë vjeshte, në Prishtinë,
Thonë është parë Pjetër Bogdani,
Me Hoxha Tahsinin, Hoxhe Kadrinë
Me Pashko Vasen e Negovanin…
Se ç’kuvendonin për përjetësinë,
Për Stambollën, Romën, Vatikanin
Luteshin për Gjergjin, për Arbërinë,
Argjentën, Antarion, për Zvecanin;
Thonë, mallkonin djallëzinë,
Carin, krajlët e Sulltanin…Është parë, thonë, Pjetër Bogdani,
Në oborr të namazxhasë,
Ku ia copëtuan eshtrat e zhvarrosur,
Qentë llaskucë të kasabasë…
Fërkojnë sytë besimtarët e mpirë,
Pas meshës shenjtë e pas xhymasë:
O zot! Një shqype e shenjtë, mjekërngrirë,
Buzëqesh nga froni i arabasë..:
-“Nuk janë gja, thotë, qentë e rrugës,
Që shkërmojnë eshtrat e Bogdanit,
Kujdes qentë që kafshojnë tokën,
Qe kafshojnë gjuhën,
Kafshojnë fisin,
Kafshojnë plisin…
Kafshojnë shpirtin e vatanit.Qofsh i gjallë, qofsh i groposur,
Dhe të vërsulen zagarë e qenë,
Mos u thuaj: tyt!,qenve të zgjebosur,
Por atij që i ndërsen…!
Ai që qentë
T’i ndërsen,
Nga çdo lloj qeni
Është me qen…Thonë, atë vjeshtë, me ngricë e brymë
Është rishfaqur Pjetër Bogdani,
Me Hoxha Tahsinin, Hoxhë Kadrinë
E me Papa Kristo Negovanin…
Thonë, atë vjeshtë, me suferinë
Përkundte hasiania, të vëllain, hasianin,
Në ninulla, zana e sibila,
Tok me Gjergjin,
Me Pjetër Bogdanin,
Me Hoxha Tahsinin, Hoxhë Kadrinë
Me Pashko Vasen, me Negovanin…
Se ç’ligjëronin për Arbërinë,
Për fisin, plisin, për Vatanin.(3).UDHËTIMI I ISA BOLETINIT PËR NË VLORË
(kushtuar heroit Isa Boletini)
Nëntor 1984, “CZ”
1.
Nëpër male shpejton Drini,
Rend dhe Isa Boletini.
Nëpër natë e shqyen borën,
Në gacë të llullës shikon orën.
Këqyr kah jugu, herë kah Kosova:
“Haj medet, thotë, u vonova…!”
Përmbi vetull e çon dorën,
Dhe i duket se shikon Vlorën.
Sheh flamurin si valëvitet,
Ngutet Isa e nuk i pritet.
“Gjallë a vdekë, sot a nesër,
Do të jem në Vlorë patjetër…!”
Plaku i Vlorës i fanitet,
Diçka pret e nuk i pritet.
Dorën plaku e shkon në mjekër:
“Do t’ arrijë Isa patjetër…!”
2.
Nëpër male dredhon Drini,
Rend dhe Isa Boletini.
E udhëtimi nëpër natë,
Është i lodhshëm, është i gjatë.
Përmes bishash, në borë e mjegull,
Zgjatet nata, bëhet shekull…
3.
Përmes fushe shket Shkumbini,
Rend dhe Isa Boletini.
Mërmërin dhe Drini i vjetër:
“Do t’arrijë Isa pa tjetër!
Herët a vonë, sot a nesër
Do të jetë në Vlorë pa tjetër…”
*
Kush është Hydajet Hyseni?
Hydajet Hyseni
Pak biografi
Hydajet Hyseni lindi më 10 mars 1954 në Përlepnicë të Gjilanit. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Gjilan, kurse Fakultetin e Gazetarisë – Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Gjuhë e Letërsi Frënge në Prishtinë. Punoi si gazetar në “Rilindja” gjer me burgosjen nga ana e regjimit serbo-jugosllav.
Hydajet Hyseni është veprimtar i të dalluar i Lëvizjes Ilegale dhe njëri nga ideatoret e e demonstratave të vitit 1981. Në skenën politike kosovare që nga vitet e 1990-ta, si dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe mandej deputet i Kuvendit të Kosovë. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Ku është i angazhuar si deputet i Parlamentit të Kosovës?
Komisioni për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, Barazi Gjinore, Peticione dhe Kërkesa Publike ,Komisioni për Rregulloren e Punës së Kuvendit, Anëtar Grupi Parlamentar i PDK-së Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake Gazetar, Redaktor dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja” Nënkryetar i KMDLNJ-së Nënkryetar i LDK-së Nënkryetar i LBD-së. Delegat në Parlamentin e Kosovës(PDK). Anëtar i Kryesisë në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës.”
Titujt e botuar
“Pushka amanet”, është një poemë ku përshkruhet artistikisht njëra prej periudhave më të tmerrshme të pas Luftës së Dytë Botërore që e kishte përjetuar populli shqiptar – kohën e aksionit të armëve. Gjatë viteve ‘80-ta, nuk kishte demonstratë shqiptare e diasporës ku para, pas ose gjatë manifestimit që të mos dëgjoje vargjet: “Mbi Kosovën time/ …
* Paraverë-Në katër pamje”, Prishtinë .
F u n d