Braçe: Sali, kush ta paguan qiranë e zyrës?

0
57

TemA

Deputeti socialist, Erion Braçe, në një postim në FB, kërkon shpjegim nga ish-kryeministri Sali Berisha, se kush ia paguan qiranë në kullën më luksoze në Tiranë.

“Para se të them çfarë mendoj për të gjithë “argumentet” e tua, po e nis me këtë pyetje:

Kush ta ka blerë apo kush e paguan qiranë e zyrës tënde në kullën më të shtrenjtë të Tiranës?

Pronari i kullës është biznesmeni, që ka marrë me firmën tënde:

– kontrata publike në infrastrukturë rrugore e ndërtime të tjera civile

– koncesione në shfrytëzimin e pasurive natyrore

– leje minerare gjithfarësh

– licenca ekskluzive, monopol në biznesin e të ardhmes, rrjetet e transmetimit të të dhënave, etj, etj.

Kjo çështje meriton hetim.

Nuk mund t’ia kërkoj këtë vartëses tënde, Zana Xhuka.

Por organeve fiskale të shtetit, prokurorisë së Republikës natyrisht që ia kërkoj.

Ti duhet të tregosh paratë Sali, burimin e tyre.

Të njëjtën gjë duhet të hëtojë pranë teje prokuroria e Republikës.

Deri më sot nuk e ka ish-president, ish-kryeministër, ish-deputet, zyrën tënde të luksit.

Ti me ç’para e paguan?!” – shkruan Braçe./ep