Braçe: Nuk mbetet gjë tjetër veçse rrëzimi me çdo kusht i Berishës

1
67

TemA Online, 25 Maj 2012

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me takimet e sotme të Berishës për presidentin dhe refuzimin për të mos takuar kreun e PS-së, Edi Rama. Sipas Braçes, nëse Berisha nuk takon Ramën, nuk duhet të ketë negociata për presidentin e ri. Braçe shprehet se Berisha po përpiqet që të zgjedhë në mënyrë të dhunshëm një president partiak dhe për këtë arsye duhet të ndalet me çdo kusht. Madje edhe me rrëzimin e tij nga pushteti.

“Sali Berisha ka vendosur ta zgjedhë presidentin vetë. Me “forcat e veta”. Në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me frymën kushtetuese.

Pra, pa Partinë Socialiste! Madje, dhe pa diskutuar fare me të.

Sali Berisha ka thënë sot se “nuk takohem me Edi Ramën për Presidentin e ri”.

Ka sugjeruar se dy vartësit e tij, Astrit Patozi dhe Edmond Spaho mund të takohen me dy përfaqësues të PS!

JO, FALEMINDERIT!

Më thonë se Berisha refuzon takimin me kryetarin e PS, Edi Rama për shkak të “21 janarit”. Kulmi. Vrasësi refuzon.

Ky nuk është proces politik gjithëpërfshirës. Lërë pastaj serioz, transparent dhe i ndershëm.

As fare nën frymën e Kushtetutës dhe nuk mund të arrijë kurrë në një president si “përfaqësues i unitetit të kombit”. President të Partisë Demokratike mbase.

Berisha po shkon drejt zgjedhjes së dhunshme partiake të presidentit.

Ky duhet të ndalur me çdo kusht. Pse jo, duhet rrëzuar me çdo kusht”, shprehet deputeti socialist.

1 COMMENT

  1. Po kujt i hyne ne pune se çfare thote Erion Braçe!
    Problemi eshte se ata nuk jane te afte te lexojne realitetin. Nuk kane kompetenca etike, politike, profesionale dhe te pergjithshme per te reaguar ne perputhje me ligjin.
    Ata jane kulmi i paaftesise politike, ata i shikojne veshtiresite ne te cilat ndodhet vendi, po shqyhet bota duke jua bere te qarte se pa nje zgjidhje te pranueshme ata ngelin jashte çdo gjeje,e megjithate ata marin malet dhe bertasin nga larg: “Ujku,ujku”, ndersa çakalli po bene kerdine.
    Jemi perpara nje gjendje te jashtzakonshme, nje ngjarje qe duhet te perfshije te gjithe, intelektual, puntore, fshatare, gjithe popullin, por ne jemi indiferente; ja kemi lene keto gjera ne dore politikaneve dhe ata po bejne ç’eshte e mundur per te vepruar ne interes te tyre dhe jo ne interes te popullit.
    Lista e gabimeve tona eshte duke u shtuar çdo dite dhe kjo kohe po tregon edhe nje here tjeter qe armiqte me te medhenj te shqiptareve jane vete shqiptaret, qe edhe pasi e kuptojne rrine e veshtrojne dhe presin qe te tjeret te nxjerrin geshtenjat nga zjarri per ata.
    Ne shqiperi ka nje krize qe demostrohet ne dy drejtime:
    – E para kriza e inkompetences se opozites
    – E dyta kriza e administrimit.
    Jam i detyruar te kujtoje fjalet e Albert Einstein qe thote:
    “Kriza e vertete eshte kriza e inkompetences. Te flasesh per krizen do te thote ta shtosh ate, te heshtesh per krizen do te thote te shtosh konformizmin. Ne fakt duhet te punojme fort. Kriza sjell progres.”
    Kujt i sjell progres kriza?
    Pergjigja eshte ne keto fjale: ATYRE QE PUNOJNE FORT.

Comments are closed.