TemA Online, 22 Gusht 2013
Deputeti socialist, Erion Braçe, i është përgjigjur analistit Artan Hoxha, që shkruante se akuzat ndaj Bujar Nishanit dhe gruas së tij, janë thjesht thashetheme.
Brace e ka quajtur “lapërdhar” Hoxhën dhe i ka premtuar se do të bëj transparencë për çdo vendim që është marrë për disa klientë të qeverisë në ikje.
“Ka një takëm njerëzish të “klasës së lartë” në këtë vend që herë pas here meritojnë përgjigje. Gjithë jeta u ka shkuar duke bërë lekë, me çdo mënyrë, por duke qenë apo duke i shërbyer pushtetit. E kanë mënyrë jetese! Kur dikush tregon të vërtetën për këtë “sistem” atëherë bëjnë gjtihcka me gojën e tyre të ndyrë.
I japin të drejta vetes të flasin për çdo gjë; të flasin për këdo; të fyejnë cilindo.
Të gjitha bashkë i bëjnë, edhe pse nuk dinë rreth asaj për të cilën flasin, apo rreth personit që sulmojnë e fyejnë!! Po fare fare. Quhen: Laperdharë
I përmbledh dhe përfaqëson gjerësisht një njeri: Artan Hoxha.
Artan, një gjë ta premtoj që sot: Do jem në Kuvend edhe për të verifikuar deri më një ligjbërjen me para, duke i treguar publikut të gjitha ligjet e vendimet klienteliste për të cilat janë shpenzuar qindra mijë euro”, shprehet Braçe.
P.S Për të gjitha ata që se dinë, sipas fjalorit të Gjuhës Shqipe, “Lapërdhar” do të thotë: “Njeriu që thotë fjalë të pahijshme a të ndyra, gojëndyrë, gojëlëshuar; i pacipë; që sillet në mënyrë të ulët e të pamoralshme. Njeri lapërdhar.“/b.l







