Braçe: CEZ dhe Albpetrol, dy arsye të forta për të rrëzuar Berishën

0
38

TemA Online, 3 Janar 2013

ALBANIA GOVERNMENT BERISHA PRESSER

Deputeti socialist, Erion Braçe, shprehet se dështimet me privatizimin e CEZ dhe Albpetrol, janë dy arsye të forta për të rrëzuar qeverinë e Berishës. Sipas tij, në të dyja këto privatizime Berisha është i kapur, pasi ka përfituar para.

“Sali Berisha nuk i jep “dum” krizave. Fare. Nuk e bën dot se është i kapur.

Nuk e zgjidh dot krizën energjetike (për turp të tij, shumë shqiptarë e kaluan vitin e ri pa drita).

Nuk vendos dot për CEZ Shpërndarje. Nuk e bën dot se është i kapur. Thonë se mori hisen e tij kur shiti “rrjetin kombëtar të energjisë elektrike”, mori edhe më pas kur rreshtoi klientët e tij të fitonin deri në 50% nga CEZ dhe tani nuk bën dot asgjë. E kanë në dorë. Duhet të iki Berisha që të zgjidhet kriza.

E dyta, nuk zgjidh dot krizën e turpshme me privatizimin e Albpetrol (për turp të tij pasuria më e madhe e shqiptarëve është peng e një matrapazi banal)

Nuk vendos dot për tenderin e Albpetrol. Nuk e bën dot se është i kapur.

Thonë se blerësi bleu një pikturë me vlerë 100 mijë euro në një ankand bamirësie të gruas së tij vetëm 3 ditë pas vendimit të burrit Kryeministër, që e bënte fitues në shitjen e kompanisë Albpetrol dhe tani, nuk bën dot asgjë!

E kanë në dorë. Duhet të iki Berisha që të shpëtojë pasuria më e madhe e shqiptarëve nga pengmarrja.

Ju dhashë vetëm dy arsye pse duhet ta largojmë Sali Berishën. Secili ka një arsye: papunësia, taksat, çmimet e larta etj! Shtojini dhe këto dhe thojeni me zë të lartë: do të largojmë Sali Berisha”, shprehet deputeti socialist.