Braçe: Berisha nuk u di kuptimin fjalëve që thotë,është një njeri kallëkeq

0
64

 15 maj 2012

Kreu i qeverisë ka sulmuar gazetaren Rudina Xhunga,e cila shpërtheu në varrimin e Ardian Klosit, ku tha se “Nuk duhet ta lemë këtë vend të na vrasë“. Berisha e quajti gazetaren e njohur kallogjere, mirëpo gjeti belanë mekëtë sepse deputeti Erjon Braçe i ka treguar kryeministrit kuptimine fjalës “kallogjere” dhe shpjegon se Berisha thotë fjali pa kuptim, pasi këto fjali përmbajnë fjalë që nuk lidhen.

“Sali Berisha është një “sharës” kampion, por i paditur edhe në këtë aspekt.” thotë Braçe dhe shton:
Shan këdo, grua apo burrë, i gjallë apo i vdekur, prind apo njeri i lirë! E shan! Nuk ka turp!
Por, Sali Berisha është i vetmi sharës që nuk di kuptimin e sharjes që artikulon.
Sot ka sharë Rudina Xhungën, i tha “kallogjere”. Jam i bindur që nuk i di kuptimin fjalë-sharjes. Thjesht e ka dëgjuar dikur në moshën e tij nga Enver Hoxha.

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe:
“Kallogjer,-i m. sh -e, -et. 1. Murg ortodoks (në vendet ku vepron kisha ortodokse). 2. Njeri që bën jetë të mbyllur”.

Besoj se shpjegimi është domethënës për të kuptuar se ç’kryeministër të paditur kemi.
Siç kuptohet lehtësisht, “kallogjer” përdoret për meshkuj dhe i referohet vetëm murgjve. Kurrkujt tjetër. Kështu e përdorte drejtë Enver Hoxha, udhëheqësi i Sali Berishës, në fjalime kundër nacionalistëve greke.

Nejse, këtë të paditur kemi në krye, ai kaq di dhe kaq thotë.
Unë di që atij i ka dhembur fort ajo klithma e Rudinës mbi varrin e të ndjerit Adrian Klosi:
Mos e lënçim këtë vend të na vrasë”!
Sot e dëshmoi! Por është fort i çoroditur, shan po nuk i di përmbajtjen.

Duke kërkuar në fjalor gjeta një fjalë puro shqipe që i shkon për shtat.
Po e shaj edhe unë: Sali, je kallëkeq.

Fusnotë:
Do të thotë: “që nxit dikë për të keq, që shtie kalla; ngatërrestar. Njeri kallëkeq.