Braçe: Arka e shtetit bosh, Fullani pagoi fushatën elektorale të Berishës

0
46

ResPublica.al, 26 korrik 2013

Banka e Shqipërisë, guvernatori i saj, e lejoi dhe pagoi qindarkë me qindarkë nevojën elektorale të qeverisë së Sali Berishës për të marrë borxh. Në mënyrë të përsëritur ai “bashkëpunoi” dhe pagoi fushatën me paratë e popullit,”- ka thënë Braçe për bashkëpunëtorët e tij në Facebook. Ai përmend Guvernatorin e Bankës, Ardian Fullani, i cili sipas tij, pagoi gjithë shpenzimet elektorale të Berishës.

Deputeti Braçe saktëson me shifra se “në 6 muajt e vitit të ikjes, veçanërisht në mars, prill, maj, Berisha nuk mblodhi: 130. 000. 000 dollarë të ardhura tatimore! Paratë iu falën klientëve të Sali Berishës për nevoja elektorale. Në 6 muajt elektoralë, Berisha mori 380. 000. 000 dollarë borxh dhe e çoi në këtë nivel defiçitin e brendshëm. Një pyetje e rëndësishme endet në ajër e përplaset me surratin e Berishës: Çfarë u ndërtua në 3 muaj me këto para?!, – përfundon Braçe.

Zh.