Bota intime e shkrimtarëve të mëdhenj

0
57

Arjan Th. Kallço

Të lexosh intervistat e shkrimtarëve të mëdhenj, kur bëhet fjalë për biseda të gjera dhe të gjata, është një kënaqësi e pakrahasueshme. Paris Review është një shembull i joshjes së jashtëzakonshme, sepse intervistat e saj e shoqërojnë lexuesin brenda botës intime, zakoneve, laboratorit, mendimeve dhe bindjeve të autorëve.

Leksioni 1
Mos nxitoni. Sa faqe në ditë shkruan William Styron? Kur ec shpejt, mesatarisht shkruaj dy faqe e gjysmë, tre faqe në ditë. Përpiqem ta ndiej atë që ndodh në histori para se ta hedh në letër, po më pas, në fakt, pjesa më e madhe e kohës së përgatitjes është e gjatë, ëndërr fantastike me syhapur, ku mendoj për gjithçka, përveç punës.

Leksioni 2
Mos i beso ndjenjës. Ezra Pound, këshilla për të rinjtë? Nuk mjafton t’i hedhësh në letër gjërat që nuk i tret apo edhe gjendejt shpirtërore. Siç thotë edhe motoja e revistës Punchbowl e universitetit të Pensilvanisë : Çdo budall i shquar mund të jetë spontan.

Leksioni 3
Mos e nënvlerëso mjetin e të shkruarit. Paul Auster: Shkruaj me dorë përgjithësisht me një stilograf, ndonjëherë me laps, veçanërisht për të nënvizuar korrektimet. Po të shkruaja drejtpërdrejt me makinë apo kompjuter, do ta bëja, por nuk arrij dot kurrë të mendoj mirë me gishtat në atë pozicion.

Leksioni 4
Mos e lër pasdore vendin ku krijon. Jack Kerouac, ku preferon të shkruajë? Skrivania në dhomë, afër shtratit, me një abazhur të mirë, nga mesnata në agim, diçka për të pirë kur filloj të ndihem i lodhur, zakonisht në shtëpi, por nëse nuk jam në shtëpi, edhe një dhomë hoteli apo moteli mund të bëhet.

Leksioni 5
Mos e konsidero gjithçka të llogaritur. Philip Roth, ju duhet të keni një fillesë? Mesa di unë, nisem nga fundi. Një vit më vonë nga faqja e parë, mund të bëhen dyqind, ta pranojmë sikur të ketë akoma…Rrjedhshmëria mund të jetë sinjali që nuk po ndodh asgjë, përndryshe duhet të ndalem, ndërsa kur kuturisem në errësirë, nga një fjali tek tjetra, atëherë e kuptoj se duhet të vazhdoj më tej.

Leksioni 6
Mos u kënaq menjëherë nga vetja. Murakami Haruki, sa rishikime bëni zakonisht? Katër apo pesë. Më duhen gjashtë muaj që të shkruaj pjesën e parë dhe më pas shtatë ose tetë që ta rishkruaj.

Nëse lexoni përgjigjet e Marianne Moore, Wodehouse, Naipaul, Pamuk, Grossman dhe të tjerë do të bindeni se:

1. Është e domosdoshme ta lësh të rrjedhë shkrimi pa e vrarë shumë mendjen;
2. Ndjenja është gjithçka;
3. Stilolaps apo kompjuter është e njëjta gjë;
4. Po ashtu vendi;
5. Është e nëvojshme të vazhdosh nga një ide gjeneruese;
6. Redaktimi i parë është gjithmonë më i miri.

Përgatiti Arjan Th. Kallço