Bota është kthyer në një harddisk(!) Ky s’është thjesht një kuriozitet shkencor, por dhe një problem tronditës

0
33

ResPublica.al, 3 gusht 2013

Sipas zbulimeve të fundit, shërbimi sekret amerikan NSA me pak klikime mund të informohej plotësisht mbi përdoruesit e internetit. Ka tronditur botën zbulimi i një whistleblower si Edward Snowden. Programi i spiunazhit, X-Keyscore i përdorur nga shërbimi sekret amerikan, NSA mund t’i përgjonte përdoruesit e internetit shumë më tepër në detaj se sa dihej më parë.

Një punonjës i thjeshtë i NSA, hapte një dritare të thjeshtë kërkimi në internet dhe me këtë atij i krijohet mundësia e kontrollit në të gjithë internetin, duke pasur në dorë gjithçka, e-mailet privatë, dokumente të kodifikuar, rrjetet sociale, madje me një program transkriptimi edhe bisedat telefonike. Publikimet e gazetës britanine “The Guardian” tregojnë se një proces kaq i papërfytyrueshëm nuk është aspak i vështirë. Me pak klikime mund të kesh në dorë të gjithë komunikimin online të një përdoruesi. Dikush e ka quajtur këtë “terminal të zotit, ku në çdo moment unë mund të hedh sytë në çdo skutë.”

Natyrisht që kjo ka krijuar probleme dhe shqetësime të mëdha në të gjitha vendet e botës, por sidomos në ato supershtete që merren me ccështje stratetegjike. Po cila është zgjidhja? –thonë ekspertët? Po bëhen përpjekje për zgjidhje ligjore dhe marrëveshje midis shteteve, që nuk janë zgjidhje, por kufizime brutale, që zmadhojnë më shumë lenten vëzhguese botërore. Ngelet zgjidhja tjetër, më e mira dhe më efikasja: që përdoruesit e internetit jo vetëm të vetëkufizohen për atë që postojnë në e-maile, por edhe të kontrollojnë mirë mendimet e tyre. Pra: Autocensurë në vend të lirisë së mendimit.

Shkrimi i plotë në linkun: http://www.dw.de/x-keyscore-e-ka-kthyer-të-gjithë-botën-në-harddisk/a-16994952

Zh.