Boschard: Kriza dhe SHISH, duhet gjetur sa më parë kompromisi

0
51

Albana Çakshiri, 26.07.2010

Nga Korça ambasadori gjerman Bernard Borchard ka kërkuar gjetjen e kompromisit politik në Shqipëri si një kusht i BE, ndërkohë që ligj për SHISH mbetet një nga shqetësimet e kryediplomatit. Ambasadori Borchard në prag të largimit të tij nga Shqipëria, ka ndërmarrë një tur takimesh në Shqipëri.

Gjatë të hënës ai është ndalur në qytetin e Korçës ku është takur me drejtues të pushtetit lokal në këtë vend. Por zhvillimet politike në Shqipëri nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së Borchard i cili i ka komentuar ato. Teksa parlamenti shqiptar ka shtyrë deri në shtator miratimin e projektligjit të SHISH-it, çështja ka tërhequr edhe vëmendjen e Borchard.

Ambasadori i Gjermanisë, nuk i ka rezervuar deklaratat e tij për këtë ligj aq të debatuar prej shumë kohësh. Sipas tij, palët politike duhet të gjejnë kompromisin për sa përket ligjit për Shërbimin Informativ, por dhe për krizën politike nga anan tjetër.

“SHISH është një çështje delikate në një shoqëri demokratike që e ndan politikën nga shërbimet sekrete, prandaj palët duhet të gjejnë një kompromis për të. Do parapëlqeja të theksoja se kjo është një nga çështjet më të ndjeshme që do të thotë se duhen ndarë qartë limitet mes politikës dhe shërbimeve sekrete”, ka deklaruar Borchard.

Ambasadori gjerman nuk i shmanget as dështimeve të njëpasnjëshme për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ai ka theksuar se kompromisi duhet gjetur në bazë të rekomandimeve të bëra nga BE.

“Palët duhet të përqëndrohen të gjejnë kompromis për kriteret e transparencës, gjithmonë sipas rekomandimeve të BE-së duke u bazuar në ligjet e Kushtetutës dhe transparencës. Se si do të jetë ky kompris iu takon forcave politike ta zgjidhin atë mes tyre. Përsa i përket kohës së negociatave këtë e dinë vetëm kryeminisrtri dhe kryetari i opozitës në vend” – u shpreh Borchard.