Afrim Krasniqi, botuar ne Shqiptarja.com, 29.05.2013
Për herë të parë që nga 1997 parlamenti është thirrur në një seancë të jashtëzakonshme. Nuk do vendoset shtetrrethim, por do të votohen “ligjet e integrimit”. Bëhet fjalë përrregulloren e parlamentit (që shpërndahet), ligjin e administratës publike (që po mbush me urdhër sheshet e mitingjeve) dhe ligjin mbi Gjykatën e Lartë (që u blindua me të deleguar politikë). Na ishte thënë se nga këto tre ligje varej fati ynë integrues, miliona euro investime, e ardhmja e fëmijëve, se kushti përto lidhej me shtetin ligjor, ligjshmërinë e qarkut Fier, etj, etj.
Tani që orët po numërohen deri në votim të gjithë e dimë se asnjëra prej këtyre pritjeve nukështë e vërtetë. Miratimi i tyre është lajm i morë, por i pamjaftueshëm për tëqenë progres. Sepse ndodh vonë, shumë vonë, me shumë kosto dhe energji tëhumbura, pa sens praktik dhe në kushtet e rënies së dukshme të imazhit ndërkombëtartë Shqipërisë. Vendi sot përballet me sfida të tjera: janë zgjedhjet dhe krizanë KQZ është simbol për të treguar se nuk jemi në rrugën e duhur; përdorimi i shtetit në fushatë është sinjal tjetër se kostoja zgjedhore do jetë e shumëfishtë; raportet e Tiranës politike me SHBA dhe BE janë në pikën e tyre më të ulët politike që prej vitit 2005.
Fushata me tri ligjet e dha efektin e vet dhe palët morën gjithçka prej saj. Të djathtët rikthyen retorikën kundër opozitës antiperëndimore, të majtët nuk e lejuan qeverinë të tundë në fshatra flamurin e integrimit siç bëri me flamurin e NATO-s më 2009. Tani asnjëra palë nuk ka më çfarë të fitojë ose humbë, ndaj janë pranë konsensusit dhe çështja e ligjeve është temë e tejkaluar. Praktikisht sondazhet tregojnë se 90% e shqiptarëve janë më shumë të shqetësuar për papunësinë (45%) korrupsionine lartë (27%), shëndetësinë (10%) dhe koston e lartë të jetesës (9%) sesa për kalimine 3 ligjeve apo retorikën sezonale të integrimit.
Ata e deshën dhe e duanintegrimin kur kjo përkthehet më standarde demokracie, zhvillim e mirëqenie, jothjesht si slogan që qeveritë dhe pushtet përdorin si alibi për dështimet etyre të brendshme. Ata e deshën NATO-n, por kur panë se anëtarësimi në NATO nukmjaftoi, përkundrazi; – ushtria u bë më e politizuar, paratë e saj përdoren përreklama elektorale dhe jo teknologji ushtarake, se gjeneralët e Gërdecit u zëvendësuanme gjeneralët që përdorin ushtrinë si roje private të bizneseve familjare, – mesiguri kanë sot një perceptim tjetër për fushatën politike të “miracle offreedom”. E njëjta logjikë vlen edhe për raportet me BE. Shqipëria nuk ka asnjëzyrtar të lartë të ndaluar apo dënuar për korrupsion edhe pse kryeson listën evendeve me nivelin më të lartë të korrupsionit, raportet monitoruese flasin seadministrata jonë është ndër më partiaket, institucionet ndër më tëpolitizuarat, gjykatat ndër më të korruptuarat dhe kështu, çdo ligj formal përto në një sistem të sëmurë politik nuk përbën zgjidhje dhe as jep sinjaleshprese.
Parlamenti ka lajmëruar se nëseancë do diskutohet edhe një amnisti fiskale, tipike për regjimet që duan tësakrifikojnë gjithçka shtetërore në këmbim të ndonjë vote elektorale. Ja p.sh,le të bëjmë amnisti për të gjithë e për gjithçka. Çfarë ndodh me financat eshtetit, me parimin e barazisë kushtetuese të qytetarëve, me tregun dhe me shoqërinë?Logjika e tokës së djegur është mallkimi i ri, i njëjtë në pasoja si më 1991apo 1997. Gjithsesi edhe kjo nismë bazohet në logjikën e votës elektorale: nukka rëndësi nëse miratohet, rëndësi ka që qytetarëve e biznesit u thuhet seqeveria deshi tu falë të gjitha borxhet, por nuk e la opozita armiqësore! Siçka thënë në çdo rast e për çdo gjë! Një logjikë që fatkeqësisht vjen edhe ngaopozita e Rilindjes, e cila në mënyrën më absurde deklaron se do falë pas 23qershorit të gjitha gjobat e vendosura nga organet tatimore dhe ligjore!
Seanca e të enjtes do ketëedhe një funksion tjetër themelor: palët do zhvendosen nga mitingu në shesh nëmitingun në parlament, me fjalime e sulme politike, me sharje dhe akuza, meincidente dhe provokime. Për ta (keq)përdorur parlamentin maksimalisht edhe nëditën e fundit (të jashtëzakonshme) të mbledhjes së tij, – një mesazh i kundërtme pritshmërinë mbi domethënien e tri ligjeve, integrimit dhe këshillave ndërkombëtarepër Shqipërinë.
Në një vend normal, kohënormale dhe me politikanë normale parlamenti do të duhej tu përgjigjejedhe katër çështjeve pezull: çfarë dondodhë me komisionin hetimor mbi grushtin e shtetit, mbi komisionin hetimor tëmasakrës së Tivarit, mbi komisionin hetimor të “veshit” apo mbi KQZ-në? Kyparlament pati kurajën të krijonte komisione të tilla absurde, militante dheantikushtetuese. Janë harxhuar miliona lekë shpenzime për mbledhjen dhefunksionimin e tyre, për dieta, udhëtime, përkthime, studime, ekspertiza, etj. Çfarëndodh me to? Asgjë. Si përherë, harrohen, injorohen me shpresën se çudia vetëm3 ditë zgjat! Po publiku?
Po detyrimi kushtetues për transparencë? Po premtimete të njëjtëve politikanë në fushata se kërkojnë mandat për qeverisje tëndershme dhe evropiane të Shqipërisë? Po sloganet e ecjes përpara apo tërilindjes? Ato nuk kanë rëndësi. Rëndësi ka që zonja do ulet në krye tëparlamentit, partia do mbledhë parlamentin, secili do flasë si të dojë dhe çfarëtë dojë, kurse publiku…duhet t’i votojë, pa fjalë, pa shanse reagimi, papasur mundësinë të votojë nominalisht deputetët, pa garanci se vota e tyre donumërohet dhe pa shpresë se 23 qershori do të jetë një ditë e re ndryshimipozitiv në jetën e tyre.
Ky parlament nisi me situatëtë jashtëzakonshme (bojkoti i opozitës, koalicioni Meta – Berisha) dhe popërfundon me përfundon me sesion e tipare të jashtëzakonshme (qeveria që mbetetnë post për shkak të blerjes së katër deputetëve të majtë, seancës për triligjet dhe llogaria hapur me komisionet hetimore). Koha është që dikush të kërkojëndjesë, gjë që nuk pritet. Këtë të enjte do shohim përsëri sesi miliardat eharxhuara për këtë parlament janë lekë të harxhuara, se kjo klasë politike ështëe pa reformueshme dhe se vendi është e ndodhet në krizë të thellë tëidentitetit politik, institucional e shtetëror. E thënë në 100 vjetorin eshtetit kjo merr vlera të dyfishta negative. E thënë në prag të zgjedhjeve kucilësia e parlamentit pasues pritet të jetë edhe më dobët, më pak përfaqësuese,- ky cilësim realist shkakton zhgënjim, mosbesim të thellë, ngjall revoltë dheprotestë të fortë qytetarie.
Paralajmërimi vjen i qartë:parlamentarizmi në Shqipëri ndodhet i rrezikuar, ai nuk prodhon më politikë dheoferta zhvillimi, ky model nuk ofron garanci dhe as besueshmëri, nuk përfaqësonnë cilësi e sasi qytetarët dhe nuk vepron në përputhje me interesat madhorepublike e shtetërore. Një cilësi, e cila pavarësisht ndonjë ligji erregulloreje të votuar, edhe më tej na lë jashtë Evropës, larg vlerave,parimeve, standardeve dhe projekteve të saj, pra jashtë projeksionit tonëpublik e kombëtar. Një borxh i madh moral, kushtetues, moral dhe politik që navjen si “meritë” e këtij parlamenti, këtyre drejtuesve, kësaj klase politikedhe kënetës që ato kanë krijuar për të mbijetuar shteti, qytetarët dheshoqëria.