Bllokmenët – Faqja e parë e gazetës TemA

0
26


Në foton shikoni në një varkë në Liqenin e Pogradecit, kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, Sali Berisha dhe gruan e tij, së bashku me Sokol Hoxhën, djalin e Enver Hoxhës, dhe gruan e tij. Në prehrin e gruas është dhe një fëmijë i vogël, që për nga mosha dyshohet se është vajza e Sali Berishës, Argita Berisha. Por këtë presim ta konfirmojë vetë zoti Berisha.

Në foton anash është një pamje edhe më familjare. Pranë oxhakut është i shtrirë Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës, dhe në krah të tij është nusja e tij, Teuta. Në krah të saj është Liri Berisha, dhe i ulur këmbëkryq në plan të parë është Sali Berisha. Skena është aq familjare dhe e ngrohtë, sa nuk lë dyshim se është një atmosferë mes miqsh.

Fotot natyrisht kanë nevojë për sqarime të mëtejshme nga vetë autorët për arsyen e kësaj feste familjare të familjes Berisha me familjen Hoxha. Gazeta Tema po boton kopje të orgjinaleve të tyre, që siguroi dje emisioni “Fiks Fare”.