Biseda që u dëgjua me livestream në OKB mes Angela Merkel e Mark Zuckerberg

0
44

voal.ch | 27 shtator 2015

VOAL – Premtimi që shefi i Facebook Mark Zuckerberg i bëri Kancelares Angela Merkel!

Është dëgjuar në livestream gjatë seancës së OKB-së një bisedë mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe shefit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg. Të dy janë pajtuar se duhen të censurohen të gjitha komentet që mbjellin dhe përcjellin urrejtje përmes rrjetit më të madh social.

“Duhet të punojmë më shumë në këtë pikë,” dëgjohet të thotë Zuckerberg, ndërsa gjatë pyetjes së Merkel nëse do ta përmisojë situatën, ai përgjigjet me“Po”.

Prej kohësh, politikanë gjermanë kërkojnë censurimin e komenteve fyese kundrejt refugjatëve, ku i pari ishte Heiko Maas, nga partia e majtë, SPD.