B I L B I L I
Për Madame Brillon, Passy, 10 nëntor 1779.
Benjamin Franklin (Benxhamin) (1706-1790) është një prej baballarëve themelues të SHBA-ve dhe në shumë mënyra, konsiderohet edhe si “amerikani i parë”. Një dijetar me famë botërore, ai ishte një autor i përkryer, botues, teoricien politik, politikan, postar, shkencëtar, shpikës, aktivist civil, burrë shteti dhe diplomat. Pas kthimit të tij nga Anglia, në maj të 1775-s, ai u bë një nga nismëtarët e hartimit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve, anëtar i Komitetit të të Pestëve, të cilët hartuan dhe prezantuan para Kongresit të Kontinentit, Deklaratën e Pavarësisë, e cila u pranua nga Kongresi me 4 korrik 1776, që njihet edhe si data e shpalljes së pavarësisë për SHBA-të.
Më poshtë vijon letër-tregimi i mrekullueshëm, që Franklini i dërgoi Madame Brillon në nëntor 1779, ku spikat zgjuarsia natyrale e tij dhe këshilla për të mos i paguar gjërat më shumë se ç’duhet.
Jam magjepsur me përshkrimin tuaj të parajsës dhe me planin tuaj për të jetuar atje, dhe e miratoj plotësisht konkluzionin tuaj, që ndërkohë, ne duhet të marrim të gjithë të mirën e mundshme nga kjo botë. Sipas mendimit tim, të gjithë ne mund të nxjerrim më shumë të mira nga kjo jetë dhe ta vuajnë më pak të keqen, në qoftë se do të kujdesemi, që të mos jepemi shumë pas bilbilave. Sepse mua më duket, se shumica e njerëzve të palumtur që takojmë sot, janë bërë të tillë pikërisht nga neglizhenca e këtij kujdesi.
Ju pyesni me siguri, se çfarë dua të them unë me këtë? Ju i dashuroni tregimet, dhe do më justifikoni, nëse ju tregoj një të tillë nga vetja ime.
Kur isha fëmijë shtatë vjeç, miqtë e mi, në një festë, e mbushën xhepin tim me monedha. Unë shkova direkt në një shitore, ku shiten lodra për fëmijë dhe duke u magjepsur me tingujt e një bilbili, që kisha ndeshur gjatë rrugës në duart e një djali tjetër, unë ofrova vullnetarisht duke i dhënë të gjitha paratë e mia për një bilbil të tillë. Pastaj u ktheva në shtëpi, dhe fillova fishkëllimën lart e poshtë, në të gjithë shtëpinë, shumë i kënaqur për bilbilin tim, por shqetësues për të gjithë familjen. Vëllezërit dhe motrat e mia, dhe kushërinjtë, duke kuptuar blerjen e pavolitshme, më thanë se kisha dhënë katër herë më shumë për të, nga ç’e kishte vlerën ai, duke më çuar në mendje, se çfarë gjërash të mira mund të kisha blerë me pjesën tjetër të parave; dhe u tallën aq shumë për marrëzinë time, saqë unë qava me dënesë, dhe reflektimi më dha më shumë hidhërim, sesa bilbili kënaqësi.
Kjo, megjithatë, ishte më pas e nevojshme për mua, si përshtypje e vazhdueshme në mendjen time, kështu që shpesh, kur tundohem për të blerë diçka të panevojshme, i them vetes, mos u jep aq shumë pas fishkëllimës, dhe kështu kam ruajtur edhe paratë e mia.
Duke u rritur, erdha në këtë botë dhe kam vërejtur veprimet e njerëzve, mendoj se kam takuar shumë, tepër shumë njerëz, që jepen me tepri pas fishkëllimës.
Kur shihja një njeri tepër ambicioz pro gjykatës, që flijonte kohën e tij në pjesëmarrjet e pritjeve, prehjen e tij, lirinë, virtytet dhe ndoshta miqtë e tij, për ta arritur atë, kam thënë me vete, ky njeri i jep shumë për fishkëllimës së tij.
Kur shikoja një tjetër të kënaqur nga popullariteti i tij, duke u punësuar vazhdimisht në rrëmujat politike, duke lënë pas dore dhe shkatërruar punët e tij nga neglizhenca, ai paguan me të vërtetë, thosha unë, shumë për fishkëllimës së tij.
Po ta dija se një koprrac, i cili i heq dorë nga çdo lloj jetese të rehatshme, nga të gjitha kënaqësitë e të bërit mirë të tjerëve, gjithë nderimin e bashkëqytetarëve të tij, si dhe gëzimet e një miqësie dashamirëse, për hir të akumulimit të pasurisë, i varfëri, thosha, paguan shumë për fishkëllimën e tij.
Kur takoja ndonjë të kënaqur, që sakrifikonte çdo përmirësim të lavdërueshëm të mendjes, apo të fatit të tij, për më tepër kënaqësi fizike, dhe shkatërronte shëndetin në atë mënyrë, njeri i gabuar, thosha unë, po i jepni dhimbje vetes tuaj, në vend të kënaqësisë, po jepni shumë për bilbilin tuaj.
Nëse shikoja një njeri me paraqitje të mirë, ose me rroba të bukura, shtëpi të bukur, mobilie të shtrenjta, pajton të mirë, të gjitha këto të mira, për të cilat ai hynte në borxhe dhe përfundonte karrierën e tij në burg, sa keq! – thosha unë, ai e paska paguar shtrenjtë, shumë shtrenjtë, fishkëllimën e tij.
Kur shihja një vajzë të bukur e të ëmbël – të martuar me një burrë të lig e brutal, mjerim, thosha unë, ajo po paguan kaq shumë për një bilbil!
Me pak fjalë, më rezulton se një pjesë e madhe e mjerimeve të njerëzimit, kanë ardhur nga vlerësimet e rreme, që ata i kanë bërë vlerës së gjërave, dhe nga ana e tyre, duke paguar shumë për bilbilat e tyre.
Megjithatë, unë duhet të ndjej dhembshuri për këta njerëz të palumtur, kur e mendoj, se me gjithë këtë urtësi nga e cila lavdërohem, ka disa gjëra në botë aq joshëse, për shembull, mollët e mbretit John (Xhon), të cilat për fat të mirë nuk janë në shitje, sepse po të ishin vënë në shitje me ankand, unë do të mundesha shumë lehtë të shkatërroja veten për blerjen e tyre, dhe për të zbuluar se unë edhe një herë, dhashë tepër shumë për fishkëllimën time.
Lamtumirë, mikja ime e dashur, dhe më besoni, gjithmonë i juaji me shumë sinqeritet e me një dashuri të pandryshueshme.
Benjamin Franklin
Përktheu Arben Çokaj
Shënim i përkthyesit: Këto mendime kaq të qarta në një periudhë kohe, kur shqiptarët nuk dinin të mendonin edhe aq mirë, se trurin ua kishte mpirë pushtimi turk dhe thirrjet me nga 5 herë në ditë të eZanit, të cilat paprajtë vijojnë edhe sot, mjerim – do të thosha unë – kot nuk jemi kaq të varfër e të prapambetur, po paguajmë shtrenjtë, tepër shtrenjtë, për fishkëllimën e arabëve!
E lexova ate letren e Benjamin Franklinin… me pelqen se eshte i drejteperdrejte dhe te gjithe tregimin e bazonte ne para, i pelqenin shume, si gjithkujt tjeter, thjesht e shprehte prandaj me pelqen…
Disa nga mesazhet qe nxorra une jane:
Duhet te mesojme nga gabimet tona!
Duhet te blejme lire e te shesim shtrenjte (mos t’i harxhojme parate kot)
Duhet te mendojme dy anat (pozitive) negative para se te veprojme, kur te pakten pozitivja eshte te pakten 51% te veprojme.
Dashuria, gezimet, jeta e rehatshme etj… kurre nuk mund te blihen apo te shiten.
Nuk duhet qe te marrim borxh, duhet te fitojme vete per t’ia arritur nje qellimi.
Nuk duhet te bashkejetojne i ligu me te emblin, ndrysh po te bashkejetojne i shemtuari me te bukurin.
Nuk eshte keq te japesh mendime apo gjykime, sygjerime e keshilla, perkundrazi shume mire, sepse per te ecur bota para duhet qe edhe ti te mesosh nga gabimet e te tjereve, edhe te tjeret nga tuat.
Comments are closed.