TemA Online, 24 Tetor 2011
Aleksandër Biberaj, në një intervistë për Gazetën Shqiptare, bën një pohim më të qartë se të tjerët përpara tij lidhur me krjimin e një partie të re të pozicionuar “në qendrën e djathtë” e të udhëhequr nga Bamir Topi. Vetë ky i fundit e ka lënë të nënkuptohet nëj ide të tillë (duke mos e përjashtuar si mundësi), ndërsa Biberaj na bën me dije se një projekt i tillë egziston e do të vihet në jetë shumë shpejt. Madje, ai duket sikur do të përcjellë idenë që puna ka filluar.
Ish-deputeti i PD-së thotë se krijimi i një partie të re të djathtë “nuk është vetëm detyrë imediate, por dhe një angazhim qytetar, intelektual, fisnik dhe patriotik, nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”. Dhe kjo e djathtë e re – këtu ai ndez motorrët elektoralë – do të afirmohet si forca e parë politike në zgjedhjet e ardhshme.
Nuk besohet se Biberaj flet në titull personal, e në këtë kuptim, bien supozimet apo parashikimet e Mustafajt, Oketës, e ndonjë tjetri, që kanë parë si mundësi edhe rikthimin e Bamir Topit në PD, ku ai mund të përpiqet të konkurojë nga brenda leadership-in e Berishës. Është e vërtetë që egziston kjo mundësi në teori, por në praktikë gjasat janë të pakta. Biberaj ua prêt rrugën këtyre hamendjeve, sidoqoftë. Tash e tutje do të flitet veç për një variant: Bamir Topi do të krijojë një partie të re pas përfundimit të mandatit presidencial.
Respublica.al
“Bamir Topi do të krijojë një partie të re pas përfundimit të mandatit presidencial.”
A thua se valle ishim keq per nje tjeter parti?!
Ka te drejte Makiaveli kur flet per luan dhe dhelpra:
” Te paret perdorin fuqine per te mbajtur pushtetin,te dytet perdorin konsensusin (bindjen).”
Topi ,siç duket, akoma se ka gjetur se çfare do te beje.
Hobbes thote:”Shteti eshte nje kontrate ndermjet njerezve per te evituar kushtet e nje lufte te pafund.”
Comments are closed.