ResPublica.al, 5 janar 2013
Deklaratën, nënkryetari i FRD, Biberaj, e ka bërë te Shqiptarja.com. “Nuk jam i prirur të fajësoj komshinjtë kur punët e shtëpisë nuk na shkojnë mirë, ndërkohë do të thoja që shërbimet sekrete serbe dhe greke janë ulur këmbëkryq në politikën shqiptare. Ata janë kudo, në Parlament, në qeveri e në parti politike,” thotë Biberaj.
Ai shprehet se duhet të jetë Parlamenti i ri që t’i hapë dosjet.
Ka shumë kohë që flitet për spiunë të qeverive fqinje në majë të pushtetit politik e qeverisës. Por, akoma askush nuk thotë emra, që duket se i dinë të gjithë, përveç shërbimeve tona të kundërzbulimit, dhe publikut të gjërë që do të shkojë t’i votojë përsëri pas pak muajsh. K.C.
Shikoni agjentet e vertete http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Comments are closed.