Besnik Mustafaj: Ju tregoj te pathenat e Dhjetorit ’90

0
17

Berisha - Mustafaj

INTERVISTA / Shkrimtari dhe politikani i njohur Besnik Mustafaj, u rrefye mbreme ne nje interviste per gazetarin Blendi Fevziu ne emisionin “Opinion” te Tv Klan. Mustafaj ndalet ne ditet e dhjetorit 1990 qe sollen ndryshimin politik. Flet dhe per zhvillimet aktuale politike dhe pranon se perjashtuar nje takimi koke me koke, nuk ka pasur komunikime te tjera me Berishen. Me poshte, vijon intervista e plote:

Blendi Fevziu: Ju jeni nje deshmitar kyc ne ate cfare ndodhi ne 9 Dhjetor te vitit 1990 dhe nje nga arsyet ishte miqesia me Kryeministrin e sotem Sali Berisha. Cfare ndodhi ne 9 Dhjetor 1990?

Besnik Mustafaj: Une ne ate kohe se bashku me Sali Berishen dhe Kujtim Cashkun ishim tek Liceu. Ishte e diel, pushim ne po pinim kafe dhe u njoftuam per situaten. Studentet ishin mbyllur ne nje kohe qe regjimi ishte i vendosur te mos i linte te zbriste. Na u kerkua qe te nderhynim ne situaten e krijuar edhe pse nuk e dinim se kush ishin drejtuesit e demonstrates. Ishte pikerisht ne kete dite, kur une per here te pare prezantova, Sali Berishen me Azem Hajdarin, dhe kur Saliu i foli studenteve per pluralizmin.

Eshte e vertete qe reaguat ashper ndaj policeve aty?

Saliu po, kurse une jo. Saliu u nxeh shume. Une nuk kam reaguar sepse nuk eshte dhe ne natyren time te bertas, te beje xheste.

Pse u ngjitet ne Qytetin Studenti?

Ne u ngjitem qe ne dreke ne Qytetin Studenti. Ne fakt, une u ngjita me teper per te mos e lene vetem Saliun se nuk kam ndonje dell heroi. Kur shkuam ne Qytet Studenti, nga pallatet perreth, nga shtepite private, populli, hapi dyert per te fshehur studentet. Kjo ishte per mua shenja e pare per te mos pasur me frike. Pra u dhane shenjat, se demonstratat nuk do te shuheshin me. Kur e takuam Azemin, ai ishte i vendosur te vazhdonte demonstrimin. Kur ne shkuam, studentet ishin te vendosur qe ne 10 Dhjetor, pra te nesermen, te zbrisnin ne Tirane megjithese, nuk kishte inkurajim nga intelektuale te tjere.

Pse hezitonit ju?

Nuk dihej se deri ku do shkonte ne tolerimin e tij regjimi i asaj kohe. Ne Qytetin Studenti duhej pasur parasysh se shume studente, ishin bij te komunisteve. Megjithese inteligjenca sa vinte e po zgjohej.

Sipas jush, ishte inteligjenca qe coi ne kete rruge, apo hapja e Shqiperise nga izolimi po vinte nga lart, nga drejtuesit?

Me duket spekulative te mendohet keshtu. Nuk kishte asnje deshire te regjimit te asaj kohe per tu hapur dhe une nuk e kam pare. Edhe tre muaj me vone, ne rrezimin e bustit te diktatorit, ishte dominues presioni.

Ka pasur teza, se hapja ishte nje reflektim i asaj cka po ndodhte asaj kohe ne Rusi. Ishte sistemi apo po e cmontonte Ramiz Alia?

Te Ramiz Alia kam pare njeriun hezitant, te paqarte, i cili nuk i propozoi Shqiperise nje version te ri, apo qofte edhe gradualitet. Ai ishte absolutisht nje njeri i paqarte. Ramiz Alia nuk i ofroi ne ate kohe Shqiperise, asgje qe te krijonte pershtypjen se po e hapte vendin.

A jeni i sigurt se Sali Berisha nuk po shkonte ne Qytet Studenti ne ate kohe, si i derguar nga Ramiz Alia?

Jam shume i sigurt, se une isha tere diten me te. Ne zyren e Robert Kolit, studentet na kerkuam te nderhyjme per lirine. Nderkohe qe Qytet Studenti ishte perhapur legjenda se kishte qindra te arrestuar, te plagosur te vrare, etj. Studentet kerkuan qe ne te nderhynim per lirimin e te burgosurve. Sa na pane neper shkalle, na therriten Sali dhe Besnik. Madje une u befasova. Ata kur shkuam ne, u ndjene te inkurajuar. Nuk ishin te organizuar, sigurisht qe njihej Azemi apo Arben Broci. Menjehere sapo shkuam, na kerkuan qe te lirohen te arrestuarit. Ne shkuam te zyra e Robert Kolit ne ate kohe, se Berisha kishte njohje me te si mjek, shkuam tek ai per te kerkuar kete gje.

Aty ne ato momente erdhi Xhelil Gjoni, pa e ditur qe ne ishim aty. Te gjithe se bashku shkuam tek zyra e Xhelilit, i cili na priti me dashamiresi. Aty i kerkuam Xhelilit, qe te lironte studentet edhe pse nuk e dinim se sa ishin arrestuar. Sigurisht qe ai nuk pati guximin qe te thote menjehere po, por u lidh ne telefon me Ramiz Aline ku i tha se ka persona qe vijne nga Qyteti Studenti. Menjehere Alia kerkoi njerin prej nesh ne telefon. Me te foli Sali Berisha i cili me pas u takua me Ramiz Aline ne nje takim te shpejte. Une nuk shkova tek shtepia e Ramizit, por shoqerova Saliun qe e prita jashte per rreth nje cerek ore. Ne kete moment mendova se detyra jone perfundoi ketu. Isha pa dreke, pa cigare edhe i thashe Berishes te ikim. Aty ai me tha, jo se tani filloi. Ishte pikerisht momenti ku pashe tek Berisha, politikanin. Menjehere ikem serish ne Qytet Studenti aty ku Berisha takoi Azemin.

A i kerkoi Berisha studenteve, te merreshin vesh me Ramiz Aline?

Berisha ne 9 dhjetor ne darke, kur ishim me Azemin dhe Arben Brocin, ku u pa se po shtoheshin edhe studentet protestues, u kerkoi te mos dalin te nesermen ne demonstrate ne qytet. Aty bertiten te gjithe studentet dhe i thane Azemit, na tradhtoi. Turma menjehere u tensionua dhe aty pashe qe Azemi doli para studenteve, me ze te larte, pa mikrofona dhe u tha: Une kam dy femije, nje djale dhe nje vajze dhe i ther ata nga goja e deri te barku dhe juve nuk ju tradhtoj. Aty turma shtangu.

A kishte Sali Berisha ne ate kohe nje projekt politik?

Nuk kishte ne ate kohe. Ne ishim njerez qe ne fund te fundit ne endrren tone, donim liri. Nuk ishim te pergatitur per kete, ndryshe nga vendet e tjera. Se ne Rumani per shembull u derdh gjak. Po te mos ishte ky njeri, mund te shkohej me tej. Vleresimi i tij si politikan u duk qe aty. Mund te them edhe nje proverb francez, ku thuhet “te jesh ne kohen e duhur ne momentin e duhur”. Ne ishim aty, u beme deshmitare te nje historie, na rrembyen ngjarjet me pas. Ne momentet e para, ne vitet 90, Berisha filloi te shkelqeje si mjek. Une e njoh Berishen qe ne vitin 1979 dhe interesohej per politiken, por obsesioni i tij ishte Kosova.

Ka pasur nje debat gjithnje, se e veja e Hoxhes, pengonte Ramiz Aline te ecte perpara, ju e verenit re kete?

Nuk kam pasur asnje miqesi me femijet e bllokut. Nuk kam pasur as akses tek asnje nga anetaret e Byrose Politike. Kam punuar ne Institutin e Marksizmit vetem 13 muaj. Aty redaktoja kujtimet e Haxhi Kroit dhe perktheja. Jam takuar 2-3 here me Nexhmie Hoxhen.

Si ishte si personazh Nexhmie Hoxha?

Une u hoqa nga Instituti pas nje letre qe i shkrova Ramiz Aalise. Letra krijoi probleme me Sigurimin e Shtetit te asaj kohe. Me pas shkova si perkthyes ne Tropoje dhe kur u ktheva, dallova dy gjera, nga 40 vende autobusi, 8 ishin punonjes te Sigurimit te Shtetit, 30 artiste dhe dy shofere. Kjo per artistet ishte torturuese. Mora vesh me vone se nje e lagjes ku banoja, kishte bere nje raport se e meritoja te ikja nga Instituti i Marksizmit. Aty u fyeva dhe i shkrova leter Ramiz Alise me nje ton te revoltuar. Pas kesaj une ika, nuk e njoha Nexhmijen ne sjelljen e saj.

Si shpjegohet qe Shqiperia mbeti vendi i fundit nga Evropa Lindore qe rrezoi komunizmin?

Shqiperia nuk pati nje ideator. Enver Hoxha e izoloi shume vendin, sepse pa rrezikimin e pushtetit personal. Izolimi nuk i sherbeu shoqerise shqiptare si nje liri.

Ne vitet 90-te, pati permbysje politike apo edhe te elitave?

Shkojne bashke te dyja zakonisht ne sistemet totalitare. Por nuk pati nje asgjesim te elites se vjeter intelektuale.

Ne ’92-in, ju u emeruat ambasador ne Paris. Nuk kishit asnje eksperience ne kete fushe, a u dyzuat per te pranuar?

Sigurisht qe e kisha dyzimin. Une u rizgjova deputet dhe e bera detyren time si politikan. Kisha botuar dy libra, isha i lumtur. Me pas Berisha me kerkoi qe te shkoj ambasador pasi nuk pranova te hyja ne qeveri. Ne maj 1992 isha ne nje takim shkrimtaresh ku gjendej edhe meksikani, poeti Oktavio. Pas diplomat karriere e kishte mbyllur karrieren ne Paris. Aty e pyeta dhe i thashe si me keshillon per ne Paris. Ai me tha “shko ne Paris, se po bere ndonje budallallek, do te thone normale eshte shkrimtar dhe po nuk bere, serish shkrimtar je”.

Kjo ishte nje nxitje. Une e bera diplomacine me lirine e shkrimtarit. Sapo shkova ne Paris e gjeta qirane te papaguar, qe ne fund te vitit ’90-te. Pas dy ditesh qe shkova me thirri nje diplomat e me kujtoi qirane. Une u ndjeva keq, po c’ti thoja. I thashe se jam i fyer pasi jam i pari diplomat pas diktatures qe vij ne Paris dhe se shkova per te vendosur nje ere te re. Ndaj i thashe atij, se e banalizoi takimin ne kete pike dhe se kam dy rruge sigurisht edhe me nje ton miqesor, qe ose te iki nga takimi – te cohem, ose te hape nje cader ne rruge. Ai me pas me kerkoi ndjese dhe u vendosen marredhenie te mira.

Eshte e vertete qe ne 5 vite nuk e menduat seriozisht karrieren?

E vertete eshte. Ne detyren time si diplomat, kam pasur nje ambicie vetem, nenshkrova nje traktat miqesie te Shqiperise me nje vend perendimor dhe kete e bera ne vitin 1994. Menjehere pata shume oferta me nje page 90 here me te larte sec e kisha. I thashe ne ate kohe, Berishes se kisha oferte, dhe ai me tha, ti bej si te duash, por ne na prish pune. Pasi firmosa traktatin dhashe doreheqjen. Ai e refuzoi, pasi arsyeja ishte se doja te vijoja me letersine.

Ne vjeshte te ’97-es erdhet ne Tirane, pse u kthyet?

I dhashe doreheqjen Mejdanit, diten qe eshte bere president. U ktheva pavaresisht se pata shume oferta per te dhene mesim ne universitetet ne France, por edhe te tjera oferta. Por u ktheva me idene qe doja te isha ne ambientin gjuhesor te vepres qe po shkruaja. Nje detyrim normal ky, qe i detyrohesha lexuesit. Por pershtatja e femijeve ishte shume e veshtire.

Cfare ndodhi mes jush dhe Berishes ne vitin 2007?

Gjithe bashkepunimi im me Berishen qe nga themelimi i PD dhe deri ne vitin 2007 mbeshtetej ne dy kolona. Se pari angazhimi i perbashket politik dhe se dyti miqesia. Ne nje moment nje nga keto dy kolona u prish dhe u prish miqesia. Ndaj une u largova nga kabineti per kete ceshtje se u prish miqesia.

Nderkohe qe ju kishit edhe emrin ne listat per kandidat te PD-se?

Nuk e kisha dyshimin se nuk e kisha emrin ne lista, por doja te riformatoja angazhimin tim ne stafin drejtues te PD-se. Per Berishen nuk kishte pse te kundershtonte per kandidimin tim per postin e kreut te PD te Tiranes. Sapo une kandidova, Berisha u shpreh pro rivalit tim. Mori pozicion hapur kunder meje dhe perdori strukturat e PD kunder meje. Nuk merrja dot as listen e delegateve. Prishja e ketyre normave, beri terheqjen time nga politika.

Keni thene se ndoshta riktheheni?

E kam lene te hapur, se une jam 50 vjec, nuk mund te them kurre.

Me se merreni aktualisht?

Kam krijuar nje organizate joqeveritare, po rritet ne nivel nderkombetar dhe i kushtoj kohe dhe sigurisht merrem edhe me shkrime.

Me thate se jeni i lodhur nga politika. Nuk e kam degjuar tek askush kete?

Jam i lodhur nga politika, e thashe edhe ne vitin 2007, dhe kam qene i sinqerte. Nuk kam pas kurre nje lidhje shume te forte me pushtetit. Per mua, privilegjet e pushtetit, urdhrat, nuk me kane dhene kurre gje. Per kete edhe familja ime nuk me ka bere presion te rrija ne poste drejtuese. Japonezet kane shume te drejte, kur thone, se per t’u larguar nuk duhet trimeri, por mencuri.

Keto dy vite qe jeni larguar, keni komunikuar me Sali Berishen?

I kam derguar nje mesazh urimi kur Shqiperia u fut ne NATO dhe kur u hap tuneli i Kalimashit. Nuk kam komunikuar. Kemi pasur vetem nje takim koke me koke kur do beheshin ndryshimet kushtetuese, per qendrimet jo te njejta qe kishim.

Pse nuk moret pjese ne Kuvendin Kombetar te PD-se?

Isha ne Sarajeve, ne nje mbledhje shume te rendesishme

Ju jeni zgjedhur anetar i Keshillit Kombetar te PD-se, do te merrni pjese ne mbledhjet qe do te zhvillohen?

Po sigurisht. Nuk po them se do te marr pjese ne te gjitha mbledhjet. Ne statutin e ri, nuk parashikohet me frekuenca e mbledhjeve, pra sa here do te mblidhet Keshilli. Meqe statuti nuk eshte respektuar ne 4 vite, u hoq fare kete here. Nuk ka nje rregullore te qarte si do te funksionoje keshilli.

Ka qene i rendesishem Keshillit per Berishen?

Jo nuk ka qene i rendesishem dhe une e kam kritikuar kete.

A ka debat brenda PD-se?

Ka rivalitete.

A kundershtohet Berisha brenda PD-se?

Mendoj se nese do te votohej sipas parimit nje anetare nje vote, Berisha nuk do te votohej as 80 per qind.

A mund te rrezohet pra Berisha ne PD?

Nese vendosen norma moderne, demokraci e vertete ne PD, rritet gara hapet procesi. Nuk mund te vihet ne dyshim kur per postin e kryetarit nuk ka gare.

Nderkohe qe jo pak vota mori ne Keshill edhe Topalli…

Po flasim per situata kur mund te hapej gara reale ne PD dhe te kishte nje sistem selektiv vertete mbi vlere.

Pavaresisht se Berisha e kthen me shaka, nje ikje e mundshme e tij si do te ishte?

Do te sillte percarje, nuk jam optimist. Ne sot nuk kemi asnje arsye se Topalli me Bashen mund te bejne nje ekip bashke. Qe ketu nis percarja.

Ke shihni pasues te Berishes?

Nuk kam, nuk shoh…

Si e komentoni tensionin e krijuar ne Shqiperi, kur opozita po bojkoton dhe maxhoranca nuk pranon hapjen e kutive?

Nuk jam aspak optimist. Rama dhe Berisha kane shkuar aq larg ne akuzat e tyre, sa qe duket i pamundur dialogu. Madje ketu degjova edhe Ambasadorin Holandez, i cili propozoi dialog ne nivel te ulet. Une nuk shoh klime per kompromisin, as nga Rama as nga Berisha. Per mua Berisha beri nje gabim te madh, ne sulmet qe i beri opozites ne Parlament. Ai nuk kishte pse te reagonte ne ate menyre, kur eshte nje kryeminister i ligjshem, ka nje maxhorance te mjaftueshme per te qeverisur vendin dhe nuk ka presion nga shoqeria. Ne keto kushte, ai duhet te luante rolin e pacifistit. Fjalimi i tij ne parlament, eshte i pajustifikueshem.

Po vendimin e Rames per te mos njohur zgjedhjet, si e gjykoni?

Eshte nje vendim parapolitik qe nuk mbeshtetet ne asnje argument. Ligji ishte i qarte ne rezultatin qe prodhoi. Ishte ligj i propozuar nga PS dhe Rama. Nuk eshte nje qendrim qe prodhon realisht stabilitet politik as perspektive per PS. Nuk e di se ku do te shkoje.

Si eshte niveli i letersise shqiptare sot?

Ne vleresimin tim letersia shqipe, ka krijuar dhe vazhdon te krijoje vlera evropiane. Ne reagimin tim per konkluzionin e Qoses, thashe se ai vete ka nje vlere ne nivele evropiane. Ai kundershtoi dhe vleren e vepres se vet. Ka problem me veten e tij se sa me letersine shqipe. Ka vlera denjesisht evropiane letersia jone dhe eshte njohur ne boten, frankofone, gjermanike, Itali, anglosaksone etj. Eshte nje letersi qe njihet ne nje nivel shume me te mire se sa ka qene me pare.