Berishës i shpërthen delli krijues; Tema e hartimit: Si i vret të varfërit imuniteti i zyrtarëve

0
43

ResPublica.al, 18 korrik 2012

Lexojeni sa për dëfrim, pa asnjë koment e pa asnjë kokëçarje raportimi, shpërthimin kreativ të Berishës në mbledhje të qeverisë:

“Është njëmijë herë më mirë të dëgjosh zërin e të papunit që sot nuk e di se ç’do tu japë nesër fëmijëve të tij sepse korrupsioni ua merr atyre kafshatën nga goja, të dëgjosh më mirë një nënë që ka humbur bashkëshortin dhe rrit dy fëmijë jetimë sepse korrupsioni pengon që fëmijët e saj të kenë një trajtim më dinjitopz dhe më të mirë. Mendoj se më mirë të dëgjosh zërin e pensionistit që qan pa lot çdo ditë sepse ka dhimbje për përballimin e jetës së përditshme me pensionin që merr, sepse imuniteti e pengon që të marrë më shumë. Nuk mund të gjej kurrë një motiv për të penguar heqjen e tij.

I bëj thirrje dhe një herë zotit Rama ta mendojë dhe rimendojë se kjo që bën është tmerrësisht e rëndë dhe në kundërshtim me interesin jetik të çdo qytetari të këtij vendi. Është një mur që ngrihet në procesin e integrimit. Detyra jonë është ta shembim atë, jo ta ngremë. Por në rrafshin njerëzor çfarë është imuniteti? Gjenerator kryesor i korrupsionit, i pabarazisë së qytetarëve, dhunimit të të drejtave të tyre”.

Re.Pu.