ResPublica.al, 14 gusht 2012
Mero Baze sapo ka publikuar në versionin online të Temës një shkrim të vetin me titull ‘Gjithë pushtetet Berishës, me përjashtim të vilës në Vlorë’. Ka marrë shkak nga një reagim i papritur i Berishës lidhur me akuzën që i është bërë ‘për arredimin luksoz’ të vilës qeveritare në Vlorë, dhe për faktin që Top-channel e ka quajtur vila e kryeministrit, në një kohë që qenka vilë qeveritare. E kanë akuzuar gjatë njëzet viteve të fundit për krime monstruoze, i kanë denoncuar fëmijët për bëma korruptive nga më të ndryshmet, e kanë akuzuar si renegat e si tradhëtar, e kanë akuzuar e për çfarë nuk e kanë akuzuar, por ai kurrë s’ka denjuar të kthejë përgjigje. Dhe ja, në mënyrën më të çuditshme kthen përgjigje për një palo akuzë. Dhe Mero Baze, duke u ngacmuar nga ky nervozizëm i paketuar i Berishës, kërkon medemek ndjesë e bën një medemek saktësim:
“Shqipëria është një republikë e pashembullt, një Republikë ku qytetarët nuk pyetën më për kë votojnë, por pranojnë vetzgjedhjen e Sali Berishës, i cili pastaj ka në dorë gjithë pushtetet. Duhet të bëjmë një vetëm një saktësim. Nuk paska hipur akoma tek një veturë Benz 700 mijë euro të blinduar dhe nuk paska fjetur akoma me Lirinë tek Vila qeveritare prej 1 milionë eurosh që po privatizon realisht në Vlorë, vilë të cilën nuk e gëzoi dot as Mehmet Shehu.
Ndoshta hë për hë flenë mbesat, djali dhe vajza. Kini besim tek ndershmëria e tij! Ka aq shumë pushtet, pasuri, vila, vetura, helikopterë dhe njerëz në dispozicion, sa nuk e ka shijuar akoma Vilën e Vlorës. Dhe është mërzitur aq shumë që ia kemi thënë që e ke dhe këtë vilë, sa na ka sharë me libër shtëpie. Po e korigjojmë. Të gjitha pushtetet dhe pasuritë e këtij vendi janë të Sali Berishës dhe Familjes së tij, …përveç Vilës së Mehmetit në Vlorë. Atje paska frik të shkelë, se i duket se nuk do ta gëzojë. Si Mehmeti!”
Shkrimin e plotë të Bazes mund të lexoni në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2012/08/14/gjithe-pushtetet-be…







