ResPublica.al, 28 maj 2013
Berisha në Peqin ka sulmuar Alfred Pezën. Dhe ka sulmuar në stilin e tij, duke tërhequr në lojë familjarë. Në këtë rast, gruan e Alfredit që ai e quan Alfredica: “Për Alfredin do u them dy fjalë. Kur kandidoi, një natë në Televizion thoshte regjimi i tmerrshëm i Berishës. Tani Alfred, nëse karakteri i burrit ekziston dhe ekziston mund të them se paske deficit të lindur. Në kohën kur Alfredi çirrej ne Televizion për regjimin e Berishës, Alfredica ishte drejtoreshë në regjimin tim.”
Ishte? Pse ishte? Nuk është më? Ne të respublica-s folëm me Alfred Pezën në telefon, dhe ai na tha se “e shoqja e tij ka qenë drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Jashtme, dhe ka qenë aty qysh nga koha e socialistëve. Berisha e largoi nga kjo detyrë ditën që unë deklarova se do kandidoja për opozitën”.
Ja pra, zoti kryeministër, ky është regjimi: Ta hakmerresh me gruan e tjetrit në momentin që ky tjetri deklarohet kundërshtar i yti. Je mbytur me një pikë ujë me këtë deklaratë.
M. N.