Berisha përuron fabrikën e serbëve në Xhafzotaj. I favorizoi me ligjin për plehrat

0
21

TemA, 8 Nëntor 2011

Scholz AG, kompania mëmë e Scholz LTD Albania, është partnere e kompanisë C.I.O.S GROUP, e cila merret me grumbullimin e skrapeve dhe të mbeturinave urbane. Ajo ka qendrat e saj në Serbi, Bosnje-Hercegovine, Kroaci dhe tani dhe në Shqipëri

Kryeministri Berisha përuroi sot fabrikën e disa biznesmenëve serb në Xhafzotaj, të cilët do të merren me shkrirjen e skrapit. Kompania Scholz është regjistruar që në 25 prill 2008 me qendër në Shkodër dhe pronarë Branisllav Pejoviç dhe Rado Brajoviç. Objekt i aktivitetit të këtij subjekti është “grumbullimi, përpunimi, riciklimi, tranzitimi, transporti, eksporti i mbetjeve të ngurta dhe të vëllimshme me përmbajtje metalore”. Scholz AG, kompania mëmë e Scholz LTD Albania, është partnere e kompanisë C.I.O.S GROUP, e cila merret me grumbullimin e skrapeve dhe të mbeturinave urbane. Ajo ka qendrat e saj në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri. Filiali që ka ndërtuar në Shqipëri quhet Scholz LTD Albania.

Problemi i këtij impianti është sigurimi i lëndës së parë. Për të ndihmuar këtë biznes Berisha dhe Olldashi shpallën një fushatë për largimin e varrezave të makinave nga rrugët kryesore, duke i kërcënuar se do t’i çonin për t’i shkrirë për skrap. Ata po ashtu i kanë hapur rrugë në ligjin e ri të plehrave në nenin 49 ku thuhet: “Lejohet të importohen në vend mbeturina urbane të parrezikshme, të cilat mund të përdoren si lëndë e parë për industrinë përpunuese në vend, kur ajo nuk plotësohet me nevojat e mbeturinave që prodhohen në vend”.

Banorët lokale tregojnë edhe për ndërtimin e një tjetër fabrike disa metra me larg asaj të Scholz, e cila do të merret me shkrirjen e baterive të makinave, plumbit dhe metaleve me ngjyrë qe do te dalin nga perpunimi i makinave te vjetra dhe do t’i shkrije ne kallepe zinku e plumbi, një proces teknologjik tejet helmues.

Besohet se fuqia e instaluar ne impiant te do te jete sa trefishi i te gjithe akumulatoreve e baterive qe ka vendi yne te reja e te vjetra. Levizja e qeverise per te hartuar kuadrin ligjor per importin e mbeturinave dhe sekuestrimin e makinave te vjetra, ka qene paralele me punen për ndërtimin e bizneseve, puna e të cileve varet nga ky ligj.